LIBËR QË MARKON HAPËSIRËN E SHTRIRJES SË LITERARITETIT

0
74
Po ngarkohet...

Shkruan : Isak A H M E T I

Njëri prej kritikëve më të dallueshëm në letrat shqipe, Ramadan Musliu (Petrit Palushi), pas botimit të librave: “Mbindërtimi poetik”, “Konfiguracione narrative”, “Estetikja e dallueshme”, “Tangjenta letrare”, kohë më parë nxori në dritë librin e tij më të ri, me venerime letrare të veçanta dhe origjinale, me titull:

DOMENI I LITERARITETIT
___________________________
(redaktuar nga Petrit Pakushi), SHB “ROZAFA”, Prishtinë, 2018.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Libri në fjalë, që synon të markojë hapësirën e shtrirjes së literatitetit, asaj konstante estetike, është strukturuat në katër pjesë:

PARATHËNIE

I. PORTRETE LETRARE, me pesë njësi shkrimore:
1. Artisti në rolin e demiurgut,
2. Psikohistoria buxhoviane,
3. Memorizimi artistik i jetës,
4. Artisti në udhëkryqin e historisë,
5. Projekti letrar i Beqir Musliut.

II. EKZEMPLE NARATIVE, me njësitë shkrimore:
1. Rrëfimi romanor si ekzempel dokumentariteti,
2. Një rrëfim-medaljon për realitetin.

III. KONTINUMI POETIK, me këto njësi shkrimore:
1. Rigjenerimi permanent i poezisë
2. Koncepti dionisiak i poezisë,
3. Ankthi i urbanizimit,
4. Polimorfia poetike,
5. Poetizimi i ankthit,
6. Ringjallja e memorjes poetike,
7. Erosi në poezinë e Sabit Rrustemit,
8. Askeza poetike e Baki Ymerit,
9. Poezia e syreales,
10. Poezia si lojë e imagjinatës dhe

IV. REFLEKSIONE KRITIKE, me dy njësi shkrimore:
1. Poezia shqipe për fëmijë në vizionin kritik të Agim Devës dhe
2. Kritika teatrore e Beqir Musliut.

Librit në fjalë i paraprin një: PARATHËNIE, e shkurtër, por shumë përmbajtësore e autorit, ku thekson se në libër janë përfshirë tekste kritike të tipeve të ndryshme që trajtojnë dukuri letrare, libra dhe ide, por edhe disa aspekte të tipologjisë së një procesi ketrar që prek periudha të ndryshme. Duke u marrë me problematikën në fjalë, autori përmend edhe motivin që, siç thotë edhe ai vetë, buron nga nevoja që të shihet një kontinuitet letrar, meqenëse letërsia sot, sipas venerimeve të këtij autori, gjendet në një periudhë tranzicioni (të gjatë), ku tradita e re letrare e shtynë kufirin nga klasika.

Një pjesë e autorëve që janë trajtuar në këtë libër tashmë i takojnë fondit të traditës sonë letrare. Pikërisht këtu, shkruan autori, duhet kërkuar edhe atë farë vije kalimtare, kalimi nga aktualiteti në traditë e shpesh edhe nga klasika. Duke e vështruar kështu këtë fenomen, autorit i ka hyrë në punë edhe aksiologjia, vetëdija mbi vlerën dhe hierarkinë e vlerave, ajo që e dallon veprën e gjallë, ajo që vazhdon ta ketë jetën e vet aktive edhe pas ikjes së autorit(siç është rasti me Teki Dervishin dhe Beqir Musliun që janë trajtuar me shumë përkushtim dhe kompetencë nga autori Ramadan Musliu).


Loading…


Një dukuri tjetër që e shquan këtë moment tranzicioni, sipas autorit, Ramadan Musliu, është kthimi i “risentimeneve”, nostalgjive të vjetra,çfarë është riaktualizimi i reminishencave nga real-soci shqiptar dhe trajtimi degradues i autorit si avangardë sociale dhe politike, çështje që në Letërsinë e Kosovës ishte zgjidhur në vitet e 50-ta të shek. të kaluar. Për këto dhe arsye të tjera shtrohet nevoja e verifikimit të vetë procesit letrar dhe të qëndrueshmërisë së kontinuitetit të atij procesi dhe asaj kohe dhe verifikimit estetik të veprave të botuara gjatë asaj kohe dhe e verifikimit të funksionalitetit të asaj estetike në kontekstin e ri.

Vlen të theksohet se libri në fjalë, siç u pa edhe në paraqitjen e përmbajtjes, pak më lart, është ndarë sipas përkatësisë gjinore: prozë, poezi e kritikë letrare. Ndërsa vetë titulli i veprës, edhe sipas autorit, që e thotë në Parathënie, ka për synim që ta markojë hapësirën e shtrirjes së literaritetit, asaj konstante estetike, e cila duhet të jetë vepruese në periudha të ndryshme.

Krejt në fund le të themi se këtu, siç e ka vënë re dhe vlerësuar edhe Petrit Palushi, Ramadan Musliu, sërishmi shfaqet me venerimin e vet autorial mbi tekste letrare që merr në shqyrtim. Aty shmanget njëtrajtshmëria ose nuk funksionon si e tillë: kjo ndodh se çdo vepër letrare shihet në të veçantën e vet, mu aty ku frymon përnjëmend si e tillë. Venerimet e autorit, vlerëson P. Palushi, në tekstet në shqyrtim (në zhanre të ndryshme: prozë, poezi, kritikë letrare), shtrihen ndjeshëm në rrafshin vertikal dhe horizontal, duke zbuluar pikërisht ato mekanizma funksionalë të teksteve, që i bëjnë estetikisht të spikatura dhe që mund t’i ofrohen lexuesit vetëm në atë rrafsh. Dhe kjo gjë, konstaton me të drejtë P. Palushi, i jep bukuri leximi kritikës letrare të R.Musliut.


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu