Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar – Deklaratë!

0
853

Deklaratë!

E dërgon Zymer Mehani

Në vazhdën e veprimeve të shëmtuara të shovinistëve serbë, Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar shpreh indinjatën e saj për situatën e krijuar mbas ndërtimit të murit ndarës në Mitrovicë.

Ai mur është vazhdimi i pandalshëm i copëtimit dhe gllabërimit të trojeve shqiptare nga ana e shovinizmit serb. Të pamjaftuar me trojet e tjera, që sot, përveç varreve të shqiptarëve, s’ka asnjë shenjë tjetër si pasojë e zhdukjes të çdo vlere dhe mbishkrimi shqip, mbas çdo genocidi, zhdukjeje, shfarrosjeje, dëbimi dhe asimilimi të shqiptarëve nga trojet e tyre, tani shqiptarët po përballen me reprezaljen e radhës të shovinizmit serb. Ricopëtimi i Mitrovicës tregon qartazi se lufta ballkanike nuk ka përfunduar, përkundrazi është thelluar më tej.. Grabitqarët çetniko-shovinistë serbë në mes të ditës, në sytë e Europës zullumqare ngrenë mure ndarëse, sajojnë kufij fantazmash!
Evropa miraton me heshtje ricopëtimin e trojeve shqiptare.

Qeveria e Kosovës nuk reagon. Nuk e dimë nga kush ka frikë, nga humbja e karrikeve të pushtetit, nga pazaret dhe marrëveshjet e pista, apo me vetëdije të plotë është bërë palë me politikat antikombëtare që burojnë në Begrad ?!…

Qeveria e Kosovës përfundimisht e ka humbur ligjimitetin e saj duke mos mbrojtur interesat e Republikës dhe sovranitetin e saj.
Po Tirana zyrtare pse hesht?!!!

Kushtetuta e Shqipërisë shprehet qartë se shteti shqiptar ka për detyrë mbrojtjen dhe ruajtjen e paprekshmërisë së qytetarëve shqiptarë dhe pronave të tyre, mbrojtjen dhe mosndryshimin e kufijve aktualë.

Tirana zyrtare nuk mund të qëndrojë indiferente kur trojet shqiptare grabiten forcërisht nga shteti shovinist i Serbisë.
Nëse shqiptarët do të ndihen të pambrojtur dhe të papërfaqësuar nga qeveritë respective, ajo e Prishtinës dhe e Tiranës, atëhere LPRK i bën thirrje politikës zyrtare të Kosovës si dhe politikës zyrtare të Tiranës që të bashkohen me popullin shqiptar për t’i dalë zot vetë trojeve të veta. Ata politikanë që nuk do të pranojnë, do të shpallen tradhtarë dhe me të gjitha forcat e mënyrat do të mbrojmë kufijtë e trojeve tona!

Kryetar i LPRK:
Zenel Zymeri

Nn.Kryetarë:
Kastriot Xhemalaj
Kliton Shuli
Murat Fetahu

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here