LDK-SË QENDER: ÇOHUNI NË MBROJTJE TË GJYKARËS SPECIALE

1
23
Po ngarkohet...

Apel i LDK-së në Bavarinë Gjermane

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Republikën e Bavarisë, në mbledhjen e dytë të radhës, për këtë vit, diskutoi për rrjedhat politike në Atdhe; hartoi plan-programin e veprimtarive vjetore, qofshin Akademi Përkujtimore apo shënimin e datave historike dhe aktiviteteve të tjera. Shumica e këtyre veprimtarive, bëhen në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Rilindja” në Mynih, Shoqatën “Sali Çekaj” në Pfaffenhoffen; Klubin Sportiv “Kosova” në Mynih.

Për nga rëndësia e temave të diskutuara, shquhej ajo e Gjykatës Speciale, përkatësisht, përpjekja e ethshme për shfuqizimin e saj! Në mbledhje u tha se Skenarin për shfuqizimin e kësaj Gjykate, e bëri treshja famëkeqe pushtetare: presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj. Ata, në prag të festave të Krishtlindjeve, tinzisht dhe rrugaçërisht, urdhëruan bandën e tyre, brenda Parlamentit më të inkriminuar në botë, të mbledhë nënshkrimet e deputetëve, me bagazh kriminal, që nga denoncues e spiunues të guerilës luftarake, e deri tek vrasës faktik, dhe disa nga llumhania tjetër, të hyrë në parlament me blerje votash, duke u favorizua nga mënyra e votimit: Kosova me një zonë zgjedhore!

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Ambasadorët markantë të Quintit: amerikan, britanik, gjerman e francez, pezulluan udhëtimet, për Krishtlindje, në vendet e tyre, për ta penguar puçin e bandës pushtetare të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, një akt i marrëzishëm dhe fatal për Kosovën. Ata nuk kursyen kritikat dhe kërcënimet, njëherësh, për shefat e dhunshëm, në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, të ardhur me votimin e drejtëpërdrejtë të Beogradit. Këta pushtetarë, janë po aq të dhunshëm, sa edhe zyrtarët e Millosheviçit në Kosovë, në vitet `90-a.

Diskutuesit në mbledhjen në fjalë, theksuan se të inkriminuarit nën akuzë, për krime vrastare politike, kryesisht, të ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, të Ibrahim Rugovës, në emër, kinse, të “përfaqësuesëve të popullit”, po sfidojnë pavarësinë e Kosovës, në këmbim të lirisë së tyre, të interesave personale, duke sakrifikuar interesin kolektiv, interesin e popullit të Kosovës. Këta batakçinj kriminelë, kanë qenë dhe mbetën dorë e zgjatur e Serbisë, e cila po i mbron, duke i veshur me pushtet. Sepse, askush më mirë se këta, nuk u shërben, për ta defaktorizuar, deri në zhbërje, shtetësinë e brishtë të Kosovës.

Miqtë numerikë e cilësorë të Kosovës, të përfituar me shumë përpjekje e mundim, nga Presidenti histrorik, Dr. Ibrahim Rugova, tani, duan t`i humbasin, lehtësisht, një klikë zyrtarësh pushtetarë, të mbështetur nga lakejtë e tyre, shumica pjesë e bandave të tyre, të kontrabanduar, qëllimshëm, në Parlamentin, rrast, të inkriminuar të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta lexojë mirë thirrjen e Ambasadorit amerikan, Greg Delawie, se “populli i Kosovës nuk e mbështetë shfuqizimin e Gjykatës Speciale”. LDK-ja, duhet t`i japë fund qyqarllëkut pritës, të mos bëjë sehir, sikur nuk po ndodhë asgjë! Nga deklarimet adekuate e parimore, për mos shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kundërshtinë e saj ta lëndëzojë fuqishëm, duke nxjerrë popullin në rrugë.

Dhe, këtë, për ta dëshmuar konstatimin e Ambasadorit Delawie, me kolegët e tij evropianë, se, vërtet, populli i Kosovës, jo vetëm që nuk mbështetë shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por kërkon shtrirjen në kohë të kësaj Gjykatë, në hetimin komplet të të gjitha ekzekutimeve politike të listuara, me paramendin e ngeshëm. Mirë tha poeti i talentuar i Mërgatës, Sylë Bajrami: “Amerika nuk na çliroi, por, vetëm na ktheu në shtëpitë tona, derisa na i la “komandantët” në komandë e pushtet”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të koordinohet me opozitën dhe shoqërinë civile, atë të pa infektuar dhe jashtë tutelës pushtetare, ta nxjerrë popullin në rrugë, për të mbrojtur interesat vitale, jetësore të Kosovës, për të ruajtur miqtë botërorë, që përzunë, me zjarrë e hekur, pushtuesin e egër serbo-sllavë. Janë, pikërisht, këta miq ndërkombëtarë, që edhe sot e gjithë ditën, janë garantues të sigurisë të Kosovës tonë.

Diskutuesit e LDK-së në Bavarinë gjermane, në mbledhjen e tyre debatuese, potencuan se Lëvizja Vetëvendosje, duhet të jetë e njëtrajtëshme dhe parimore, në mbrojtje të Gjykatës Speciale. Kushtëzimi se “nëse Hashim Thaçi dorëhiqet, ne e votojmë shfuqizimin”, është hiç serioz, madje i marrëzishëm. Sikur komplet trinomi i së keqës së madhe dhe eksponentët e tjerë të krimeve vrastare, të japin dorëheqje, Gjykata Speciale nuk duhet të shfuqizohet. Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht halleve aktuale, duhet t`i mbetet besnik parimit: Mbrotjtja e Republikës mbi të gjitha!

Ndërkohë, çoroditja e Albin Kurtit nuk ka të ndalur, është bërë neveritës dhe bisht i PAN-it, në mbrojtje të krimit: “UÇK-ja dhe ushtria e saj janë në rrezik nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë, vetëm sa e shton abnormalitetin e shtetit të Kosovës”,- flet përçartë Albini jonë, sa simpatik, aq edhe tragjik.

Të inkriminuarit nuk kanë asgjë të përbashkët me luftën çlirimtare. Përkundrazi, janë sabotues aktiv të saj. Kosova, tashmë, është në abnormalitet të plotë. Vetëm një Gjykatë Speciale, jashtë Kosovës, mund t`ia kthejë normalitetin Kosovës. Por, vetëm nëse është Gjykatë juridike dhe jo politike, siç ndodhi me atë të UNMIK-ut, ku kriminelët u gjykuan “shkel e shko”, u dënuan simboliksht, ose, aq më keq, u liruan si “të pafajshëm!”

Presidentin kryeparlamentarin, kryeministrin, me bandat e tyre kriminale, duhet shkarkuar me organizimin demonstartiv të opozitës, shoqërisë civile, të mbështetur fuqishëm nga populli i Kosovës. Me llafe e deklarata bombastike e boshe, që bënë opozita aktuale, assesi nuk arrihet qëllimi, siç është largimi i pushtetarëve kriminelë aktual, që kanë ngulfatur, deri në prag-plasje, këtë polull të përgjumur e mjeran, i cili vazhdon t`i votojë vrasësit e tij serikë

Lajkatimi ekuivok, dy-kuptimësh, i Fatmir Limaj se, gjoja, “është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, sepse, realisht, më shumë e dëmton Kosovën shfuqizimi, se sa veprimi i Gjykatës Speciale”, është hipokrizi dhe demagogji e kulluar, që vetë-demantohet, në vijim të deklarimit: “Por, sa herë të vijë në Parlament, unë do të votoj kundër Gjykatës Speciale!” Pra, ai i fton deputetët e “Nisma Socialdemokrate” dhe të tjerët, të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Ja, çfarë monstrash ka politika e Kosovës! Komenti shtesë, do të ishte tautologji, përsëritje, i tepërt.

NË EMËR TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË BAVARI
KOMISIONI PËR INFORMIM


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

1 KOMENT

  1. Nuk ka askund asnje parti politike, qe vepron jasht Kosoves.

    Kush deshiron te veproje politikisht …mundet me veprue vetem ne KOSOVE. Ata qe veprojne jasht Kosoves ata bejne veprim joligjor ne vendet e veprimit.

    Kosova eshte e lire qe nga 12 Qershori i vitit 1999… dhe çdo veprimtari politike zhvillohet ekskluzivisht ne Kosoven e çliruar nga AMERIKANET.

    Qe nga kjo dite, çdo veprimtari politike jasht Kosoves eshte pune koti…

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu