Lazer Shantoja – meshtar katolik, shkrimtar, poet, politikan

1
1819
Po ngarkohet...

Ndoc Selimi

Dom Lazer Shantoja u lind ne Shkoder me 7 korrik 1891. Martiret qe u vrane, u persekutuan, internuan dhe mbajten mbi shpine kalvarin komunist kishin nje faj te rende, qe quhet faji i besimit, dijes dhe i kultures. Lazer Shantoja mbasi mbaron me rezultate te shkelquera studimet e larta per teologji ne Insbruk, me 1915 shugurohet meshtar. Qysh student duket dhantia e tij per letersi. Fletoret e veta jane plot me krijime poetike ne disa gjuhe te botes, si ma e pare ne shqip, italisht, gjermanisht, esperanto etj. Si nje atdhetar me zemer prej shqiptari te vertete, arrestohet me 1917 prej italianeve dhe te dytin arrestim ia bejne ne janar te vitit 1925 si nje anti-zogist, frymezues dhe organizator i revolucionit te vitit 1924 udhehequr nga Fan Noli.

Lazer Shantoja nuk pushon se shkruari kunder Zogut dhe regjimit tij. Jane edhe sot aq aktuale shkrimet ne fushaten elektorale te vitit 1923, ku pena e tij aq e mprefte dhe aq me humor, sa te kujton fushatat fars te viteve postkomuniste. Te kesaj kohe jane titujt “Per kullana elektorale…”, “Vallja popullore“, “Ypsilon Iksit” etj. Deputeteve injorante zogiste, ashtu si edhe Noli, i ven ne maje te hostenit:

“…Mbaj’ Shqipni se tash shpetove
Kandidat – nji viç Gjakove
rrjep turinjsh si byth kotrove..
A asht pa kund n’fushe e mal
veç n’ket’ shtet oksidental
deputet me kene servil
Kryeqyteti ban perpeq
ç’kondidat mo’ zot ma keq
Syte si lope barkun si dreq…”

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Eshte koha kur po behej gjuetia e shtrigave nga klika ozurpuese zogiste dhe po vriteshin ne te pabese ajka e intelektualve dhe patrioteve shqiptar]e, si Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi dhe per kete i sugjerojne largimin nga atdheu. Te paharruara jane shkrimet qe i nis nga Mali i Zi e Beogradi botuar te “Liria Kombetare”, per vrasjen e Luigj Gurakuqit. Ne Cetinjë merr pjese e mbane ligjeraten ne varrimin e kapiten Mark Rakes, vdeke ne rethana misteioze.

Me 1928 shkon ne Austri dhe boton gazeten “Ora e Shqipnise”. Nga 32′ deri me 1939 vendoset famulltar ne Zvizer, La Motte (Jura Berneze), ku krijon, perkthen dhe pershtat kryevepra boterore ne gjuhen shqipe, duke i botuar si artikuj ne gazetat “Kumona e se dielles“, “Leka“, “Cirka“, “Iliria“, etj.. Te tilla jane Wilhem Tell, Fausti, G.Leopardi, G.Fontanelli, etj. poete e shkrimtare boterorë. Ne shqip tingllon si nje himn drama kushtuar te renve per liri te atdheut: “Kuvendi i Deshmorve“.

Pas pesmbdhjete vjet mergimi, duke shfrytezuar rastin e largimit mbretit Zog, me 1939 kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Tirane. Ne vitin 1941 themelojne ne Tirane sebashku me Valentinin, Koliqin, K.Gurakuqin, Xhevat Kortshen Institutin e Studimeve Shqiptare, te parin ne historine e kombit tone.

Me hyrjen dhe vendosjen e regjimit eger komunist filluan edhe arrestimet ne mase; te paret intelektualet, tregtaret, pjestaret e organizatave te ndryshme, priften, hoxhallare e ne mase te madhe te gjithe ata qe mendonin ndryshe. Ky fat e pret edhe poetin, meshtarin dhe politikanin Dom lazer Shantoja. Me 4 shkurt 1945 arrestohet, edhe pse shumica e kishin lajmeruar se do te arrestohej dhe vetem ne fund u bind te mirrte udhen e kufinit. Por nuk qe e thane. Nje spiunllik dhe meshtari sebashku me Sulçe beg Bushatin perfundojne ne pranga. Tortura çnjerzore provuan mbi trupin e tyre, sa Dom Lazri nuk mund te qendronte ne kambe para pushkatimit dhe pasi e hedhin ne grope i leshojne bresherine e automatikut. Varri i perbashket nuk gjendet ma sot, pasi bregu i lumit Tiranes do ta kete zhduk. Pushofsh ne paqe Dom Lazer Shantoja, sebashku me mikun tend Sulçe beg Bushati!

PS. U bej me dije se sherbetor ne shtepine e Shantojve ne Tirane ishte Mentor Xhemali, ku kjo shtepi e kishte trajtuar si pjestar te saj dhe provat e para te zerit si kengetar i ka nis nen tingujt e pianos se Dom Lazrit, i cili ishte edhe muzikant. “Kur shkuam me marre plaçkat – kujton i vellai Mark Shantoja – shtepine e kishte zene Mentori dhe gjithe urrejtje na tha: “Edhe ju ai fat iu pret” dhe na mbylli deren.”

(Pjesë të marrura nga “Lazer Shantoja, Vepra”, punue nen kujdesin e Arben Markut, me bashkepunim te Niketa Stefes dhe Ardian Ndreces, Shkoder, 2005)


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu