KY ËSHTË EROZIONI YNË MË I MADH HISTORIK KOMBËTAR

0
460

Afrim Caka

Shqiptari dhe vetëdija kombëtare!
E keqja e këtij pushteti është se nuk e njehë vetën e tij!

Përkundrazi, duhet të na habisë letargjia jonë në këtë udhëkryq historik: pritja e mrekullive, dilemat e gjata, tradhtitë e gjata, mosmarraveshjet, plaçkitja e pasurive të popullit dhe mos veprimi historik. Pasivizimi i qëndresës sonë ia ka hapur udhët eksodit masiv, rikolonizimit dhe përdhosjes së dinjitetit kombëtar. Ky është erozioni ynë më i madh historik kombëtar. Inkurajon agresorin serb-malazezë dhe apetitet e tij për formimin e serbisë së Madhe, në dëm të tokave shqiptare. Opcioni serb për coptimin e Mitrovicës, Brezovicës është një pretendim tipik kolonialist për t’ia zhvatur zonat më të begata minerale.

Tani ndodhemi ndërmjet dy proceseve të rrezikshme shkombëtarizuese:
IKJA JONË NGA VETVETJA DHE DYNDJA E KOLONËVE TË ZAJEDNICËS NË DARDANI!”.
Ju lumtë Hashim Broja e Isa Prapashtica, zgërdhiheni…?
Kjo është esenca mitomanisë serbo-malazeze për Dardanin.
Natyrisht që nuk mund të ishte kështu. Atëherë, pse?
Përgjigja ngjante e vështirë, madje e pamundur, pa rënë në tradhtitë e rëndomta, prej kohësh të bezdishme: të shitur, të shit blerë, të shirblerë…!

Termi i vetëdijës kombëtare te ne përdorët me domethënien klasike, se vetëdija kombëtare është dije e pjesëtarit të kombit shqiptar për përkatësinë e tij kombëtare. Domethënia e këtillë e ngushtë për të emërtuar edhe shkaqet se përse individi i përketë kombit shqiptar dhe si është zhvilluar dija e tij për përkatësinë e vet kombëtare.

Vetëdija kombëtare shqiptare është zhvilluar gjatë një procesi historik mbi themelin e zhvillimit të kushteve ekonomike-sociale dhe të marëdhënjeve të përgjithshme zhvillimimore. Ndërkaq, procesi i zhvillimit të tyre dhe modalitetit e përcaktimit të këtyre kushteve duhen parë në kuadrin e raporteve të ndërlikuara ndërmjet shqiptarëve dhe popujve të tjerë, të territoreve, të marrëdhënieve kulturore ndërmjet tyre gjatë zhvillimit historik. Madje vetëdija kombëtare konsiderohet përbërësi më i sigurt i kombit. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet se pa vetëdije kombëtare nuk ka komb, nuk ka kuptim të flitet për kombin dhe për identitetin e tij, nëse nuk gjurmohet indentiteti i personave që e formojnë kombin e tij.

Formimi i shtetit të gjysmës së shqiptarëve dhe rrjedhat diturore për zhvillimin e shqiptarëve në shtetin e Dardanis dhe të shqiptarëve të ndarë nga shteti i tyre janë një fazë tjetër. Në fazë tjetër është zhvillimi i vetëdijës kombëtare dhe ndikimi i përmbajtjes së saj në ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në shtetet e huaja për ta. Këto faza të zhvillimit dhe të formimit te vetëdijës kombëtare shquhet për dy karakteristika të rëndësishme. Gjatë këtyre fazave u shtresuan përmbajtje përvojash të shumë brezave në truallin e përbashkët dhe sipas gjuhës së përbashkët shqiptare. Ky trashëgimi sociale e shqiptarëve solli në vetëdijen për përkatësinë e tyre një kombi iliro Dardan, një vendi, një gjuhe, një kulture dhe një mendësie të ngjashme të pjestarëve të tij.

Vetëdija për shqiptarët, përjetimi i vendit, i zhvillimit, i gjuhës etj., si pronësi e përbashkët, si dhe angazhimi për ruajtjen e kësaj pronësie, për kultivimin e vlerave dhe të sistemit të vlerave shqiptare. Kjo është karakteristikë e parë e procesit të zhvillimit të vetëdijës kombëtare merr përmasat e angazhimit të shqiptarëve në Dardani për zhvillimin e përbashkët në vendin e përbashkët (një kombë një shtetë). Kjo është një karakteristikë e vetëdijës kombëtare e shtetërore.

Nga etnia e përbashkët dhe dija e shqiptarëve për gjeografinë, historinë, ekonominë, kulturën dhe gjuhën e përbashkët, sidomos kjo u sublimua në Programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vetëdija kombëtare e shqiptarëve deri në këtë kohë u zhvillua nga marrëdhënjet patriarkale të popullsisë së viseve të ndryshmë shqiptare. Për këtë asye vetëdija kombëtare shqiptare ka themel të përbashkët për shqiptarët e të gjitha viseve tona. Formimi i ngadalësuar i saj sot po ndodhë për shkakë të ndikimit të faktorit të brendshëm frenues, Islamit radikal politik e antikombëtar, korrupsionit, krimit politik, politika e odave e kafiterive, vetëdija e ulët kombëtare, haraqit etj. Procesi i ngadalësimit i kësaj dukurie, i kalimit prej vetëdijës për rëndësinë e bashkpunimit dhe të lidhjeve më intelektualët dhe me të gjitha viset shqiptare në vetëdijen për rëndësinë e zhvillimitdhe të shtrirjes së marrëdhënjeve në horizontin gjithëshqiptar, si dhembisundimi i vetëdijës për domosdonë e themelimit të shtetit shqiptar, sidomos në një Shqipëri Etnike. Një flamur, një gjuhë, një abetare dhe një universitet!

Çdo brez i popullit shqiptar, duke u mbeshtetur në përvojën e rilindasve tanë të mëparshëm, duhet ta pasuroi edhe më shumë përvojën e përgjithshme të tyre etj. Vetëdija e jonë duhet të merrë përmasat e vetëdijës kombëtare më 1878 dhe të atyre si: Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Ali Ibër Neza, Ahmet Korenica etj….

Për shqiptarët e shtetit shqiptar vetëdija kombëtare ishte e drejtuar në zhvillimin e përforcimin ekonomik e social të shtetit të tyre dhe me sentimentin e shtuar për viset e bashkëatdhetarëve të tyre, që kishin ngelur jashtë kufirit të shtetit. Ndrkaq, shqiptarët e viseve të pushtuara ngelën me vetëdijën si të gjallërojnë dhe si të lidhen me shtetin e tyre. Mbetja e tokave të poshtuara shqiptare nën shtetet fqinje, me kufizim marrëdhënjesh ndërmjet tyre, sidomos me pengesa komunikimi e bashkëpunimi me shqiptarët e shtetit amë, si dhe kushtet e rënda të jetesës dhe të zhvillimit të tyre nën serbi, nën Mal të Zi, nën Grqi, nën Maqedoni, imponuan përmbajtje dhe sjellje të reja të shqiptarëve të këtyre trojeve të poshtuara. Ndikimet ideologjike e politike në ato shtete vepronin për dobsimin dhe zbehjen e vetëdijës kombëtare, të lidhjes së saj me shtetin ku jetonin dhe parcializmin e vetëdijës kombëatre.

Shqiptarët nuk mund të trajtohen më si viktim që kërkon mëshirë, por si subjekt historik që kërkon drejtësi ndërkombëtare. Kjo politik pushtetore, shterpe nuk mendoj se duhet të mbetet në duart e dy jerëzve pa taban kombëtar?

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here