“KUSARET NA VODHEN VOTAT”

0
401

Gjin Musa

Nji humbje e turpsheme e PD ne Diber, po per hire te s’vertetes qe nga 2013 partia demokratike ka fituar imunitetin e humbjes.
Po kure numerimi ka shkuar ne menyren ma te mire, kjo si pasoje edhe e votimit te qete te votueseve Dibran, pa anashkaluar incidentin e deputetit te PD-s z. Flamur Ndoka i cili dhunon fshatarin deri ne perdorimin e pistoletes, po shpresoje qe prokuroria ti shkoj hetimit deri ne fund.

Nji fitore bindese e te majtes, nji humbje pikiatë e te djathtes, po a duhet pranuar rezultati ne menyren demokratike dhe qytetare?
Kesaje pyetje duhet ti pergjigjet personalisht Lulzim Basha, i cili me pa turpesin ma te madhe nuk pranon humbjen e turpsheme per nji kryetar kukulle ne PD.

Demokratet e vertet jane shume te ndergjegjshem, se humbja do nji analiz te hollesishme, nuk kalohet çdo humbje pa u gjetur shkaktaret dhe shkaqet qe PD po e çojne nga humbja ne humbje.
Lulzim Basha na u çfaq ne nji deklerat per shtyp, sa i neveritshem, sa konfuz me veteveten, do fillojm aksionin ne takime me qytetaret!po me cilet qytetar o Lulzim Basha? keta qytetar po te ndeshkojn pa asnji meshir, si nji politikan i pa afet,i pa denje te drejtosh Partin Demokratike,pasi je i mbytur ne boten e krimit,akuzat qe randojn mbi ty jane teper te renda o Lulzim Basha.

Edi Rama me ty po luan ping-ponge, ti perradhis neper konferenca shtypi, Saliu heshte, nji heshtje qe le te kuptoje, se eshte i pa kenaqur nga besimi qe te dha ty Luli.
Tani Dibra ja dha grushtin e rende partis demokratike, nji grushte qe siguron edhe nji mandat te dyte,ti Luli vazhdo mashtrimet me popullin.

Tani po justifikoheni me hashashin, po ne kohen tuaje qe Lazarati e vende tjera prodhonin miliona per banden e krimit ne partin demokratike.
Sa e peshtir, po aqe e temerresheme, kure degjon deputet te PD qe flasin si te dremitur pase humbjes, po flasim per voten jo per hashashin zoteri te PD-es, mos i ikni realitetit, humbjen duhet ta pranoni me shume ndergjegje, jane mbi 4000 mije vota, çdo koment eshte i pa pranueshem.

Po nji pyetje shtrohet sote nga te djathtet.
Do behet analiza e humbjes, do japi dorheqjen Lulzim Basha,apo partia demokratike do pergjysmohet, demokratet e vertet nuk e pranojn kete situat kaotike, partia demokratike eshte penge i botes se krimit.
Asnji justifikim, populli nuk e pranon ma nga ti Lulzim Basha genjeshtra dhe llafe kote.

Populli thotë: tani thesi nuk mban ma!
Heshtja e Berishes dhe Jozefines dhe i ndonji deputeti tjeter flete hapur qe ti Luli duhet largohesh nji ore e ma pare.
Je i vetemi politikane ne radhet e PD qe ne jeten tane politike ke qene çdo here i vaket dhe i dobet politikisht.
Fjalet e shumta jane fukarallek, ju kame sfiduar dhe do ju sfidoj jua ka thane ne sy Edi Rama, ju merreni me perralla te kota,jo bleva vota, jo me vodhi vota, kjo eshte kenga qe partia demokratike e kendon sa here humbet.

2017-ta tashma po afron, nji fortun pritet teke partia demokratike ne se kerkon te futet ne votime!
Reformimi i partis demokratike i domosdoshem, ne te kundert shqiperia nuk ka opozit, kjo force politike tashma ka vdekur klinikishte, nji frymarrje artificiale, qe neser doi kushtoje teper rende, ashtu siç i kushtoje Dibra…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here