Kur gjendja e abnormalitetit kthehet në normalitet?!

0
620

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Më shumë arsye është menduar dhe besuar së pas largimit të Serbisë nga Kosova në vitin 1999, do të kemi një shoqëri të prosperuar, do të kemi një standard jetësor krejt tjetër. Nuk e arritem këtë së nuk e patem fatin e mirë, që në krye tw shtetit të kemi njerëz të cilët dinë dhe duan të punojnë mirë. Gjithnjë e më shumë po shohim së si njerëzit po jetojnë keq. Po shohim fytyra të ngrysura nga skami dhe mjerimi social. Po shohim njerëz të cilët e kan humbur besimin, së do të bëhët mirë edhe për shumë kohë. Popullit iu ka bë tashmë e njejtë, shumica prej tyre po bëjnë përpjekje të mbajnë disi familjën e tyre, në këtë kohë krize të madhe ekonomike në të cilën jemi katandisur që shumë kohë, më fajin e kësaj kaste të dobët politike.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Njerëzit është keq së janë demoralizuar aq shumë.Punëtorët të cilët kan mbetuar në rrugë nga privitazimi i mbrapsht dhe hileqar, nuk po gjejnë mënyra që ti kërkojnë të drejtat e tyre të punës. Sindikatat që janë katalizatorë të kërkesave të punëtorëve veq në letër ekzitojnë. Dihet së çfare fuqie edhe politike dhe çfarë ndryshimesh kishte bër sindikalisti me nam, Lehë Valenca. Boll është ba më rrënat e pushteteve së do të bëhët mirë. Pushteti rrallë ose kurrë së ka përmend klasën punëtore, e cila mezi po mbijeton. Këtu shtrohet pyetja logjike. A do të kemi në këtë shtet rendë? Deri kur do të mbesin të pa zbatuara ligjët e punës dhe të mbrotjës së punëtorwve në punë? A nuk është turp që punëtorët nuk kan ku të ankohën, ose janë të detyruar të ankohën në institucione relevante ndërkombëtare. Deri kur kjo mos përgjegjësi ?

E gjithë kjo ka bërë që të rritën paknaqësit më këtë klimë jo të shëndosh shoqërore. Më shumë po kemi energji negative, po bëhemi gjithnjë e më të mvarur nga ata që janë në pushtet, e të cilët moti janë shkëputur nga populli. Njerëzve iu është tretur hareja dhe gëzimi, iu ka humbur optimizmi, elani… A ka gjë më keq kur shumica po mendojnë së si ta braktisin vendin? A ka gjë më keq së kur njeriu ynë përditë ndëgjon për milionerët e krijuar mbrenda natës? A ka gjë më turp së dallkaukët janë bërë bashkë, për ta ruajtur domosdo pushtetin dhe pasurin e fituar pa asnjë djersë? Ky qendrimi kësaj kaste politike karshi popullit është humbës për shtet dhe komb. Po bëhën selekcionime negative të kuadrove, kryesisht po zgjedhën njerëzit e dëgjueshem, po zgjedhen njerëzit sipas qelësit partiak, dhe aq më keq kur abnormaliteti është kthyer në normalitet. Dhe, nga e gjithë kjo rrjedhë edhe pyetja.Për çka shkollohet njeriu?

Këtu e kam fjalën për të gjithë ata që më mund dhe djersë i mbarojnë studimet. Ka ardhur koha që populli më në fund ta identifikon së cila është e keqja dhe cila është e mira, cila është e arritura dhe cili është regresi. Ka ardhur koha që kur të vijnë zgjedhjet ti hapin sytë mirë së kënd e votojë, e jo si deri tash të votojnë për deshtakët e politikës, të votojnë për profiterët dhe sharlatanët politik. Duke ndjekur rrjedhën e ngjarjëve politike në Kosovë, gjithnjë e më shumë jo që krijohet përshtypja, por është edhe e saktë, së pushteti rregullisht po shërbehet më manipulime për tia zgjatur vetit pushtetin. Ky është edhe synimi parësor i tyre, e jo që të ndryshohet gjendja për të mirë, që të gjithë të bëhën të lumtur sado pak më jetën.

Të flakët logjika e keqe në popull, që edhe nese flasim keq për pushtetin, i cili edhe ka punuar keq, kur të vjen koha e zgjedhjeve prap të votojmë për të njëjtit njerëz. Të përfundon më në fund loja më këta lojtarë politik, të cilët nuk kan mundësi të punojnë mirë, kur për gjithë këto vite kan punuar keq. Është koha që rregullat e lojës politike ti përcakton populli, jo liderët partiak dhe as partitë politike në pushtet. Së çka do të bëhët më neve, tash dhe në të ardhmen, përgjegjës jemi ne vet. Nese ndodhë që prap tua qesim kokrrat njerëzve të cilët na kan nxi jetën për gjithë këto vite, e paqim veten në qafë, së edhe në fakt nuk meritojmë më mirë…


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu