Krijuesi që kurrë nuk kënaqet me arritjet, Jahe Fida

0
1608

Intervistë me poetin JAHE FIDA

Përgjithësishtë gazetarët ndjejnë kënaqësi kur bëjnë intervista me kriues, poet, romancier, muzikantë, apo të çfardo gjinie qofshin. Intervistën e radhës do ta kemi me poetin, krijuesin Jahe Fida. Po futemi direkt në pyetjet interesante drejtuar z.Jahe.

1. Kush është Jahe Fida? Ku lindi dhe ku i mori dijet fillestare?
Më së pari më lejoni tju falenderoj për këtë intervist që po zhvilloni me mua sot, pasi më jepni mundësinë të jem prezent në gazetën tuaj presticioze dhe njeherësh të komunikoj me lexuesit tuaj të shumtë atje në Itali dhe jo vetëm. Ndjehem mirë që bëhem prezent dhe për lexues jashtë shqipërisë. Kjo është meritë e juaja.
Le ta themi që në fillim. Do jem i disponueshëm për një komunikim të vazhdueshëm me ju dhe gazetën “Fjala e lirë“.
Kthehemi tek pyetja.
Kam lindur në fshatin Grevë të rrethit të Dibrës, në një fshatë shumë afër qytetit të Peshkopisë, qendër e ketij rrethi dhe qarkut me të njëjtin emër. Kam lindur më 20 Shkurt 1955. Pra siç shikohet i lash pas të gjashtëdhjet e njëjtat.
Prejardhja ime është nga një familje e mesme fshatare dhe kam patur fatin të jem pjesë e një familje arsimdashëse, ashtu si dhe vet fshati im ku sot numërohen me qindra intelektual të dal nga shkolla e ketij fshati. Dhe unë mësimet e para, arsimin fillorë ( elementare dhe atë të ciklit 8-të vjeçarë i mora në fshatin tim të lindjes.
Shkollën e mesme e kam kryer në qytetin e Peshkopisë në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme të këtij qyteti, pra në gjimnaz.Në të gjitha nivelet e arsimimit kam marrë rezultate të shkëlqyera, madje dhe në arsimimin në Universitet. Kam mbresa të jashtëzakonëshme dhe gjej rastin të falenderoj të gjithë mësuesit e mij, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, por që janë brenda meje. Veçanërisht të pa shlyer në kujtesën time mbetet ajo që më mësoi të shkruaj e të lexoj e që librin ma futi në shpirt e e beri pjesë të pandarë nga jeta ime, mësuesen e klasës së parë, Mësuesen e nderuar Shqipe Fida se cilës I kam kushtuar dhe një poezi në shenjë respekti dhe mirënjohje, por dhe përmallimi, pasi ka vite që nuk e kan takuar.

2. Si e kujtoni fëmijërin tuaj, dashurinë prindore, sa vëllezër dhe motra ishit, si e kujton jetën ekonomike të atyre viteve?
Me këto dy pyetje të para më fute të notoj në vitet më të largëta të jetës time, në vitet ku hodha hapat e para e që i kujtoj me nostalgji, me te mirat dhe vështirësit që më kanë ofruar.
Nejse….
Kam lindur në një familje patriarkale kun ë momentin qe kam lindur kanë qenë 26 anëtar familje nga tre barqe. Pra jetonim së bashku Babai me bashkëshorten( nënën ) dhe ne fëmijët e tij dhe me dy xhaxhallarët me bashëshortet dhe fëmijët e tyre. Në moshën gjashtë vjeçare kemi dal si familje me vete dhe ishim 5 vëllezër dhe 2 motra, së bashku me dy prindërit. Siç thash dhe më sipër ishim familje me prejardhje fshatare e që të ardhurat ekonomike i siguronim nga ekonomia bujqesore ( kooperativa ) dhe obori kooperativist. Kuptohet derisa dolën në punë vëllai i madh dhe motra e madhe e me vonë vëllai I dytë, ekonomia jonë ishte e vështirë dhe prindërve e më vonë vëllait e motrës iu deshën shumë sakrifica që ne të rriteshim mirë dhe të arsimoheshim, Vetëm unë i mbarova të gjitha nivelet e arsimimit pa ndërprerje, falë sakrificës së tyre. Të gjithë të tjerët janë arsimuar ose me vonesë, ose me korespondencë.
Sa i përket anës tjetër të jetës fëminore e them pa hezitimin më të vogël: Jam me fat se jam rritur në një familje të tillë, Mes dashurisë dhe përkujdesjes maksimale prinderore dhe vëllazërore, madje jo vetëm të familjes së ngusht. Më shumë na mbanin afër ( në prehër ) e na përkëdhelnin xhaxhallarët se prindërit. Nuk ishim shtatë fëmijë. Të gjithë fëmijët e familjes së madhe ishim dhe shkonim e trajtoheshim si vëllezër e motra. Nuk kishte dallime. Vite të arta nga ana sociale. Prindërit tanë sakrifikonin, hiqnin nga goja e tyre per te na plotësuar maksimalisht nevojat tona, por kurrë jo tekat…
Dhe diçka tjetër. Nuk largoj dotë nga mendja ato mardhënie fantastike mes neve fëmijëve të fshatit, djemëve dhe vajzave, si dhe nuk harojmë dotë përkëdheljet e fshatarëve më të mëdhenjë ndaj ne fëmijëve. I deshëm dhe na deshën. Ndanim kafshatën bashkë. Domethënë jam lindur me dashuri, mesova të hedh hapat e para mes dashurisë, jam shoqëruar e rritur nga dashuria e me siguri do largohem nga kjo jetë i rrethuar nga njerzit e mirë, nga dashuria. Ndaj i kamë kënduar e thurrur vargje kësaj llojë dashurie.

3. Besoj qëe pasioni për krijimin ka qenë që në moshën tuaj të re, si e kujtoni krijimin e parë dhe a ju kujtohet ndonji varg?
Theksova më lartë se mësuesja e klasës së parë më lidhi pazgjidhëshmërisht me librin. Dija të lexoja dhe të numëroja apo ta bëja veprime matematikore që pa u futur në shkollë. Por mësuese Shqipja ma bëri mik librin. Sa i përket krijimit poetik më kujtohet si tani, që u bë shkak një konkurs që do bëhej në shkollë dhe midis shkollave. Ekzakt nuk më kujtohet nëse isha në klasë të 5-të apo të gjashtë, por më duket në të pestën. Mësuesja më kërkoj të bëja një poezi dhe të bëhej pjesë e konkurimit. E bëra…. U lumturuam atë herë pasi u vlerësua me çmim të parë. Nuk u lumturova vetëm unë, por dhe familja dhe shoqet e shokët e klasës dhe mesuesja Po tani…? E qortoj veten. E qortoj se ajo poezi j’iu kushtua asaj që atëvere tek ne ishte nënë mbi nënat, partisë. Asaj që i ngrihej dollia e parë dhe me të cilën fillonte çdo sebep apo përshëndetje.
Nuk kisha faj. Isha fëmijë. E dija çfarë ishte nëna, por jo partia. Në një vëllim timin poetik kam bërë një poezi reflektimi dhe pendese: Falje i kërkoj nënës time perendesh. Vargjet e asaj poezie të parë nuk dua t’i kujtoj më.

4. Jahe ku e morët arsimimin profesional dhe çfarë keni punuar në jetën tuaj profesonale?
Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e Peshkopisë në mesin e viteve 70-të fillova studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, në degën Ekonomi Politike i titulluar. Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike. Pata rezultate të shkëlqyera dhe megjithëse isha planizuar per të qëndruar ne universitet si dhe disa shok te mijt, për nevoja të rrethi punova për 5 vite në Peshkopi, në Ndërmarjen Ushqimore, fillimisht si stazhier dhe me vonë si ekonomist dhe vetëm tre muaj si Kryetar i Degës së Planit në këtë ndërmarje. Pra nga Gushti i 1978 deri në Shtator të 1983-it punova ne qytetin tim, Peshkopi. Pikërisht në këtë periudhe, pra në Shtator të 1983 transferohem ne Tiranë, ku jetoj dhe sot e kësaj dite. Fillimisht kam punuar si pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin ekonomik. Këtu kam punuar 14-të vite. Më vonë kam qenë pjese ë stafit të sindikatave dhe nje projekti me SID( Sindikatën e punonjësëve të industrisë daneze) dhe në vitin 2000 si drejtues i një Njësie Bashkiake ne Tiranë për tre vite rrjesht.
Pastaj kam bërë detyra të ndryshme në sektor shteteror dhe ato privat.

5. Në krijimet tuaja më bie në sy vargu i lirë, por shkruar me shumë kujdes. Ju i shkruani atdhetarizmit, dëshmorëve, po nuk anash kaloni jetën e përditëshme, ku jeni ma i apasionuar në krijimet tuaja?
Një pyetje interesante dhe mjaftë e gjërë.
Si fillim më lejoni te them se krijimet e mija nuk jane vetëm në fushën e poezisë. Kam lëvruar dhee gjini të tjera, madje dhe satira e sarkazma ( pra edhe humore ) megjithëse relativisht të pakta. Kam shkruar shumë në fushën profesionale dhe publiçistikë, kam shumë artikuj shkencor e periodik në organe të ndryshme shkencore e periodike.
Sa i përket pyetjes tuaj, më lejoni te them si fillim që konstatimi i juaj është i saktë. Vërtet në poezinë timë zë vend të rëndësishën tema patriotike. Shumë poezi i kushtohen atdheut tim ( tonë), kombit tonë, dëshmorëve që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, jetën për këtë vend. Meritojnë gjithë vëmendjen dhe respektin jo vetën në krijimet e mija, por mendoj te çdo krijuesi dhe shqiptari të vërtet. Por tematika e krijimeve te mija është shumë, shumë më e gjerë. I këndoj vendlindjes, i këndoj e krijoj fëmijërisë dhe rinisë sime, i shkruaj dhe moshës së sotme, thinjave të mija, por dhe të ardhmes sime. Se di pse me kujtohet në këtë moment nje poezi me titull: Vitet jo s’më plakin kurrë… Po unë i kushtohem dhe familjes: nënës, babajt, fëmijëve, nipërve e mbesave, xhaxhallarëve te mijë, fshatarëve të mijë të mrekullueshëm, shokëve të fëmijërisë dhe atyre të më vonëshën, krijoj dhe thurr vargje për natyrën, të bukurën, dashurinë, gëzimet por në krijimet e mija nuk harohen dhe vargjet rrebeluese dhe te revoltës jo vetëm shpirtërore, por dhe shoqërore, kritikohen masakrat njerzore etj etj.
Thuhet qe në vargje nuk është mirë t’ju këndohet individëve. Gjepura për mua….. E si mos të shkruaj e kendoj për figurat si Vaçe Zela, Per të madhin Laver Bariu, per Mentor Xhemalin, gjigand të këngës përmetare,; si mos t’i kushtosh varg Dritero Agollit, si mos ti thurresh këngë Milaim Mezinit, Ajet Shales, e shumë e shume te tjereve qe kane kontribute te jashtëzakonëshme dje apo sot në fushën e krijimtarise letrare apo përkushtimit ndaj atdheut dhe heroizmit të dëshmorëve; si mos të shkruaj për Mullirin e Males, Per prizrenin Heroik, Për dëshmorët Antigona Fazliu, për Adem Jasharin- komandantin legjendar, për Iljaz Kodrën për Sejdi Krelanin, Për Agim Bajramin, Për Zahir Pajazitin, Isen Elezin e deshmoret e Slatinës dhe Kaçanikut, Si të mos shkruash për dëshmorët Gjeli, për… Listë e pa fundëmë. Unë ju kam kënduar dhe do ju këndoj atyre, do ju thur vargje.
Por si most ë shkruash dhe thurrësh vargje për mandelën Shqipëtare Adem Demaçin
Sigurisht krahas këtyre lloj poezive më pëlqen dhe preferoj ti shkruaj dashurisë, natyrës, së bukurës, romantizmit, epikes, etj.
Dikush më ka quajtur poeti i dashurisë. Ndjehem mirë me këtë përcaktim megjithëse nuk është I plotë. Në promovimin e librit të parë më tha: Të shkruash poezi në moshën tënde është sfidë. E unë si me marifetë në bisedën miqesore ja ktheva: Dhe unë këtë sfidë e kam fituar. Dhe do vazhdoj sfidën, pa haruar të tjerat tema që më ngacmojnë muzën poetike në mënyrë permanente.

6. Ju jeni prind! çfarë është familja për z. Jahe Fida?
Mund të flas gjatë për këtë, por po I bie shkurt: Është gjithëshka për mua, është më e shtrenjta që kam dhe ndaj I përkushtohem dhe I këndoj me gjithë forcën e shpirtit e të vargut. Nuk është rastësi që në poezitë e mia, poezitë për familjen: nënën, babajnë, fëmijët , nipin e mbesat I kalojnë qidra poezi; Nuk është rastësi që librin tim të parë e kam nisur me poezine :Pika e parë e mjaltit që I kushtohet mjaltit të mjaltit, nipit tim, ashtu si I gjithë libri është dedikim për të. Besoj mjafton kjo për të kuptuar sa e vyer është familja për mua…

7. Do të bëja një pyetje jashtë temës që po trajtojmë në këtë intervistë. Si e sheh politikën dhe çfarë vlerësimi mundet të na jepni?

Eh politika! Strumbullar i gjithëçkaje që ndodh. Me shumë rëndësi dhe madje shpesh përcaktuese, megjithëse thuhet se ekonomia është bazë e saj. Jam marë me politikë. Tani jam disi më i terhequr. I jam kushtuar më shume profesionit dhe krijimtarisë. Për fat të keq politika tek ne sot është për t’i qarë hallin, ndaj jemi këtu ku jemi. Sdua të zgjatem. Nuk më pëlqen që këtë intervistë me tjetër temë ta rëndoj me analizë politike dhe me vet politikën. Ndofta në ndonjë intervist tjetër mundet të flasim gjatë për këtë, megjithëse unë jam simpatizant I tezës: që politikën ta bëjnë politikanët, por ama politikanët dhe jo pseudopolitikanët, apo sharlatanët.

8. Le te rikthehemi atje kue filluam, sa eshte numeri i poezive apo shkrimeve te ndryshme, keni patur ndonji bashkepunim me ndonji radio apo gazete, si trajtohen krijuesit? Kanë mbeshtetje nga institucionet shtetrore?

Kjo është pyetje shumë e gjërë dhe do duheshin shumë intervista dhe analiza të trajtohen. Shkurt mundet të them:
Kam dy vëllime poetike të botuara që përfshine brenda tyre diku tek 190-të poezi. Kam dhe rreth 2100 poezi të tjera që presin të botohem e që sigurisht jo të gjitha bëjnë për botim. Tematikat janë të larmishëme.
Sa i përket bashkëpunimit me mundt të them është i gjerë me shumë shtëpi botuese në shqipëri e kosovë, ndër të cilat po përmend dy më kryesorër: Shtëpinë botuese Muzgu ku kam pjesmarje ne disa antologji te botuara prej saj dhe me disa dhjetra poezi tek Gazeta me te njejtin titull; Shtëpin botuese EMAL ku kam botuar dy librat e mi, bashkëpunimin me autor dhe botues antologjish në Kosovë. Këtu janë me dhjetra antologji e mbi 20 poezi të përfshira ne to, krahas botimeve të tjera që ptitet të dalin e ku unë jam pjesmarës.
Kam botime me cikël poezish tek disa gazeta në faqet e tyre letrare si tek faqja letrare Pena, Tek Galaktika poetike etj. etj.
Sa i perket bashkëpunimit me radio apo televizione. Dhe me ta kam bashkëpunim të gjera. Botime te mijat jane paraqitur, në TVSH, Tv Plus,, emisione dhe kronika dy herë në TV Shijak, etj, por dua të nënvizoj bashkëpunimin e frytshëm me Radio Rapsodin me qender në Austri, radio mbarë Kombëtre, me drejtues z. Gzim Halili e me një staf të përkushtuar për kulturën e muzikën kombëtare, me moderatorin Adem Harizi et.
Unë kam bërë dy emisione të plota aty dhe poezia ime është prezente në mënyrë përmanente në emisionet e së shtunës dhe jo vetëm. Më vinë mirë që është e ndjekur dhe e vlersuar nga dëgjuesit e shumtë.

9. Cilët janë shkrimtarët apo poetët që ti ke ma përzemër, ke patur ndonjë bashkëpunim me to dhe cilët janë?
Sigurisht që kam dhe nga të herëshmit, të huaj dhe vendas. Adhuroj më shumë poezinë shqipe, pa mohuar poetet e mëdhenjë të huaj. Po përmend vetëm disa nga penat e ndritura të vendit. Nga të herëshmet, sigurisht, Naimin, çajupin, Mjedën, Lasgushin, Fishtën e madh, apo De Radën. Porn ë poezinë e kohëvë të fundit pëlqej dhe nuk ri dote pa lexuar e rilexuar Driteroin e madh, apo Xhafer Spahiun. Në brezat e më vonshëm kam shumë: Alexandra Adami ( vajzë fare e re tani diku 15-16 vjeçare e që në moshën 13-14 vjeçare është dalluar e vlerësuar me vargun e saj, Adem Xhelili me pelqen, Xhelal Luca po ashtu, Veron Hoxha, Astrit Balliu Agim Desku, Ajet Shala, Milaim Mezini… Të më falin të tjerët që spo I përmend një nga një, por më lejoni të përmend një që më ngjanë me Naimin Dritan Habipajn në poezi e veçanërisht në prozë
Pra kam shumë dhe kam bashkëpunim me ta si ketu në Shqipëri dhe ato në Kosovë e Maqedoni

10. Duke parë që poi vjen fundi intervistes, edhe një pyetje të fundit. Cilat janë obektivat tuaja për të ardhmen, dhe çfarë do ju sygjeroje krijueseve të rinj? Do të kemi ndonji botim tuajin të ri?
Sigurisht që kam objektiva dhe ambicje. Nëse vdesin këto ke marë fund dhe duhet të pranosh kapitullimin. Unë s’kam nërmend të kapitulloj. Përkundrazi shikoj Brenda vetes mjaftë energji krijuese. Kështu që objektivi im është të krijoj në vazhdimësi, por pa haruar cilësin e krijimit. Këtë e kam merak. Sigurisht që pretendoj që të bëj dhe botime librash të tjerë poetikë, madje jo një apo dy, por disa. Sa…? Do varet tek mundësit financiare. Me që nuk u përgjigja tek pyetja direkte dhe e lash për këtu po them shkurt: Përkrahje nga shteti është zero. Krijuesi përballon çdo gjë vet. Fatkeqësi apo jo. Por ne do vazhdojmë të krijojme e botojmë duke kontribuar maksimalisht për këtë fushë të rëndësishme te shoqërisë tonë. S’jam i vetëm. Jemi shumë dhe shume do b ëjmë.

Duke ju falnderuar për kohën që vut në dispozicion të realizimit të kësaj interviste, sigurisht e para, po me deshirën që në të ardhmen të kem mysafir edhe në RADIOTV. “RAPSODI” me qender ne Austri qe drejtohet me mjafte profesionalizem nga drejtori Gzim Halili, besoj që do i përgjigjeni ftesës sime. Edhe një herë ju uroj suksese.

Faleminderit Juve për intervistën, për hapsirën e madhe që i dhatë bisedës tonë. Shpresoj të mos kemi qenë të bëzdishëm për lexuesin! Respektet e mija për ju dhe kontributin qe jepni nëpërmjet kësaj gazete!
Edhe nji here ju flm. Jahe.

Intervistoi Gjin Musa, gazetar


Me poetin JAHE FIDA

Sa një shekull…!

Nënës time në 1 vjetorin e ndrimit jetë!

Ja nënë iku viti nga ne ndarë
Pa të puthur synë,
flokët pa përkëdhelur
pa marrë erë nëne
zërin pa dëgjuar
vetën në ëndër, duke u parë
mbetur kështu përmalluar.

Më thonë është vit
E mua shekull më duket
E sot të jam pranë
tek shtëpia e përjetëshme
duke të murosur ,
nën pllaka mermeri.
E frikë kam se mos ndjen ftoht’
e mos ngrinë nga ftohti në shpirt
se nuk na sheh, s’të shohim ne Ty
femijët e tu që na desha aq fort!

Eh nënë më fal që po ta them:
Me hile na e bere, ike pranë babës
E bashkë me të strehëzën e deshe
Ike pranë tijë me të të çmallesh!

Sot jam këtu nëna ime
Jemi të gjithë bashkë pranë teje
Vetëm ai vëlla që në prehër të tijë
Do deshe që koka të të bie
Nuk është këtu me ne me të pa.

Ti e di o nënë- ai është sëmurë
I gozhduar në atë shtrat të mallkuar
E që doje të vinte ta shihje
E unë sa herë të kam gënjyer, penguar!

Të kërkoj falje për herë të dytë nënë
Nuk desha ngarkesë të merrje prej tij
Ndofta kështu ishte thënë
Mëkatar të jem dy herë me ty
Por të lutem nënë …
Në më ke falë me më thënë!

Një vit u bë jemi larg
S’të shoh, s’të prek veçse në ëndërr
Se di pse ndjej veten kaq të lig’sht
A mos kjo paska qenë pika më e dobët
Që më ka prek thellë në zemër
A mos ishte kjo e Akilit themër

Djali yt Jahe
Grevë, Dt 04.06.2016

Viktimë e zemrës mbete!

Me agun e ditës linde.
Kur dielli ra e puthi horizontin
iu vodhe atij se të deshi hëna!
Qielli dhe yjet të donin…!

Por ndjenjat…, ah ndjenjat!
Drejt zemrës time të shtynin!

Zemra të thirrte si e marrë!
Ti, dashuria-viktimë e saj mbete,
kur të kyça, s’të lashë të ikje,
Zemra të mbajti vetëm për vete…!

Erdhe! I dhe dritë! Aty marr frymë…!
Në jetën e jetës,
deri në tretje…!

Rrebesh…, si shiu!

Vargjet u bënë kopjace:
imituan rrebeshin shi.
U turrën furtunë në muzë!
Kërkonin domosdo poezi…

Vargjeve desha t’ua frenoja vrullin
duke i ledhatuar, t’iu jepja ëmbëlsi!
por, s’ka çadër ta mbajë rrebeshin,
ndaj i lash vargjet në të tyren melodi…!

S’e di..!

S’e di, në gaboi syri,
apo zemra gaboi,
në gabova unë,
a ndoshta të dy…!

Sido të jetë, ç’vlerë ka shkaku?
Ne u ndamë, u ndamë, tani!
Ti kudiku je strukur, vetëm,
unë, s’di në lutem të vish ti!

Dhe po ta dija…, ç’vlerë ka?!
Ne krejt kot u bëmë të largët,
Kur u ndamë ashtu në hava!
Me tjetër tani shërojmë plagët…!

Sikletosur…!

Sikletosur ndjehesha kur isha pranë teje.
Sikletosur dhe kur më ikje.
Sikletosur, kur rrija në heshtje,
Sikletosur dhe kur të flisja e më flisje…
S’po kuptoja çfarë po më ndodhte?!
Më dridhej zëri, djersa më mbulonte,
Këputeshin gjunjët, zverdhesha djersë vjeshte.
Ndoshta,
sikletosur ndjehesha se të doja,
Por, s’merrja guximin,
të ta thoja….!

Skifter u bëra

Skifter u bëra, u ngrita në qiell!
Fluturimthi erdha te ju kreshpa,
t’ju shikoja në këtë ditë me diell,
më të bukurat pamje të shijoja desha…!

Erdha tek ju, pashë mrekullinë.
Krenarinë e shekujve aty e pashë,
tek vështroja të lashtat shpella,
pyjet dhe bjeshkët e pa masë…!

Borën e bardhë erdha të të shoh.
Lulet e bukura atje, në lëndinë…
Eh! – thashë kurorë domosdo
për njerëzit e trevës dhe heroizmin!

U mrekullova nga burimet, ujët kristal
nga ku nis Valbona, merr ujë Drini
ku blegërinë bagëtia në stan,
dhe ajri është burim frymëzimi…!

Ju kreshpa dhe bjeshkë të Nikaj- Merturit,
Dragobisë e të tanë Malsisë krenare,
kryelarta si besa e burrë-burrit,
Për ju sot, me endje skifter u bëra!

Nëse do vish dallëndyshe!

Nëse do vish dallëndyshe,
eja me fillimin e pranverës
bashkë me aromën e luleve eja!
Folenë ta kam bërë brenda derës!

Nëse do vish, mos ik më!
Folezën dhe stinët do t’i ngroh,
me frymën time të puthjeve!
Eja në pranverë e më përqafo…!

Nëse nuk vjen në pranverë,
mos eja në të dimrit muaj,
foleja do jetë prishur gjer atëherë,
mosardhja jote më bën të vuaj!

Po nëse s’vjen me dëshirë,
nga malli që do kishe për mua,
e di një ditë do të kthehesh,
se s’jeton dot në dhe të huaj!

Nëse do vish dallëndyshe,
eja me fillim pranverën,
foleza do jetë e përkryeme,
ngrohtësi dhe në dimër do gjesh…!

Një vijë…!

Një vijë e vetme ndan botë.
Mes shtetesh e vendosur quhet kufi.
Një vijë gjendet dhe në breg të detit.
Vendos kufirin mes tokës e tij.

Tek kjo vijë merr fund njëra anë.
Po tek kjo, tjetra nisur ka…!
E lakmuar nga kufitarë të babëzitur
ka ndezur luftra, ka bërë hata!

A nuk zihen sot të babëziturit e botës,
vijën kufitare të shtyjnë dhe një pëllëmbë?!
Nuk pyesin katilët, kriminelët e botës,
nëse popujt mund të shkrihen të tërë!

As deti s’ngopet, kërkon të pushtojë tokën,
i grryen themelin nga pak e përditë!
Gërryen, grryen, hap thellë kanale,
dhe pse basani i humbet thellësitë.

Një vijë e vetme dhe në shoqëri
bën diferencën, fenomene ndanë!
Të mirën e mizerjen nuk i le një,
Siç ndanë dhe tokën, nga atmosfera ndarë.

Tek kjo vijë e vetme, pavarsisht ku,
nismën marrin ngjarje të mëdha.
Thellesive të zemrës del lutja për ju,
Ruajini ekuilibrat, vijën mos me e nga.

Një fjalë: Dashuri

Një fjalë e vetme është, një fjalë
e ëmbël, si mjajta e pikës së parë!
Po sa lehtësisht e shpërndan era,
kur fillon të fryjë si e marrë.

Më e rëndë se pesha e malit.
Më magjepse se vet magjia.
Më e lakmuara, për çdo njeri.
Më e madhërishmja lumturi.

Më madhështore se bibliotekat,
Më e tmerrshmja kur dhimbje i kall.
Një fjalë thonë është, vetëm një fjalë…
A thua, është e vërtet kjo thënie vallë?!!!

Një copëz plisi..!

Një copëz plisi, e mora me vete!
S’e futa në trastë, e mbaja në dorë!
tek hidhja hapat, ashtu çapëlitur,
shijoja gjelbërimin, i merrja aromë…!

Tek copëza e plisit, kish qenë një farë,
farë trëndafilli, me më të mirën ngjyrë.
E shkula nga plisi, e mbolla në zemër,
që të kundërmonte dhe rritej më mirë!

Një copëz plisi, një trëndafil,
i mora me qejf, t’i mbaja me vete!
Qenë ilaçi i duhur për shpirtin tim,
më pushtonte malli, e prej tyre tretej…!

Një puthje kujtim e dua!

Vjeshta e parë po tretet…
Moti krejt ka ndryshuar.
U ftoh klima, shirat bien,
dimri në prag, për t’u takuar.

Të erdhi koha dallëndyshe,
të shkosh nëpër shtegtime,
do ma lësh ti thatë folenë,
të mbuluar veç me vegime.

Ik dallëndyshe! Nisu! Shko!
Fajin ti nuk e ke, s’të qortoj…
Veç, të lutem! Kudo të shkosh,
dhe zogjtë e tjerë të m’i takosh.

Jepu të fala, përqafime!
U thuaj: Nëna ju do fort!
Zemra e shpirti gjithë mallzime!
Edhe sytë lumë me lot!

Thuaju që nëna është mirë!
Mos ta dinë se jam sëmurë,
por kur s’munden që të vijnë,
mirë bëjnë lajme me më prurë.

Dhe tani, dallëndyshe,
hapi krahët më përqafo!
një puthje kujtim, të dërgosh dua!
Te ata që zemra m’i do!

Oh, sa dhimbje ndjej!

Sa dhimbje ndjej, Shqipëria ime!
Kur në dogana, në tokën e tokës mëmë,
më kërkojnë pashaporta në gjuhën e tyne,
njësoj, sikur të isha grek a serb!

Ah moj Shqipëria ime! Ta dëgjoj rënkimin,
nga plagët e rënda, që të kanë shkaktu’!
Por më të madhe e kam unë dhimbjen,
se për të shkel trojet tona, leje duhet kërku’!

Sa dhimbje ndjej o toka ime, mëmëdhe!
Kur kaloj traun, vij tek ti për të të takuar,
por në vend të së ëmblës gjuhë shqipe,
greqisht, maqedonisht a serbisht gjuhë kam dëgjuar.

S’dua këto gjuhë ti dëgjoj dhe pse gjuhë s’urrej.
Ndaj, dhimbjet deri në palcë i ndjej, pa masë,
kur në tokën time mjaltë, zaptuar nga të tjerë,
s’më kuptojnë kur them: “Mirëmëngjes”.

Loti i nënës…!

Më thirri nëna, të më japë përqafim!
Vrapova furishëm! U pengova e rashë!
Oh! -Nënë!- thirri nga thellësia shpirti im.
Nëna erdhi fluturim e më rrëmbeu në krah.
Më mbuloi me puthje nëne e ngashërim!
Oh! Loti nënës sa më dogji në shpirt!
Loti i Nënës…!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here