Ke vdekur fizikisht por je gjallë e ne jemi të vdekur për së gjalli

0
412

President ke vdek fizikisht por je i gjalle..e na jemi te gjalle fizikisht por të vdekur realisht, ishim kanë pismileta e rrenca shumica nga ne populli! Ty të mori Zoti Presidenti i Dardanisë, po qebesa Dardania ka mbet pa Zot shpije, apo në duar të kriminelëve, zaptuesëve dhe zhvatësve të shtetit ?!

Xhevat Rexhaj

Pusho i qetë i dashtuni ynë Ibrahim Rugova, kudo tash e ma shumë dita ditës Ty po të përjetojmë të gjallë, ngase ne të gjallët jemi të vdekur, vërtet të futur në ferrin e ferreve.Po e zhvilloi një bisedë me Presidentin tonë (”une po flas e po ankohem per pislleqet që e kane kaplue Kosoven), po flas me të Madhin tonë ngase po më duket se ne jemi të vdekurit e ai i gjalli, kur po shof këtë përditshmëri katrahurash ndërshqiptare. Ah o Presidenti i ynë:

Sot Kosova po e tejkalon torturen e radhës nga pseudo patriotet, nga hajnat, nga kriminelet, nga kontrabanduesit, nga talibanet me emna shqiptaresh, nga mafie te caktuara shqiptaro-serbe, mafi e hafi shqiptaro.anadollake, pra populli ose qytetaria e Kosoves sot ështe plotësishtë e tredhur nga një strukturë mafioze e shendërruar në multi milionera. Sot Kosova vidhet nga vet Ministri i Milicisë, sot në Kosovë ndahen perseri luftetaret në dy taborre dhe shi kete e bejne ata që nuk luftuan fare, por ishin ata që e futen thiken me dy teha në mesin e shqiptarëve duke shkaktuar vrasje dhe atentate.

Sot në Kosoven që e deshem të gjithë e për të cilën punuam e u sakrifikuam me miliona shqiptarë e mbajne në grusht disa hajna dhe keqberes që kane uzurpue çdo pore të jetës kudo cep e ncep Kosove, sot me këta pushtet -diktaoresh bashkëpunojne edhe disa njerëz të partisë të cilën e deshi populli, pra disa matrapaze e felliqsira të LDKsë, te tillet ende e mbajne peng partine dhe Kosoven ne bashkëpunim me profiteret e luftës.

Sot në Kosovën tonë më shumë ndërtohen xhamija sesa shkolla, sot në Kosoven tonë ashte ulur kambëkryq arabistani dhe islami ekstrem, sot në Kosovën tonë mjerishte dhe populli ka ra në një gjumë të paimagjinuar ndonjihere, shkurt kanë ra në ekstazë dhe po kënaqet me masturbime vetjake, ose ju ka fur frika në palcë më shumë se në kohën e shkieve. Ah o Presidenti i ynë dikur na ndihmove me urtersin dhe dashurin ndaj kombit dhe me kete binde edhe miqet tane që te na ndihmonin të çliroheshim nga serbo-sllavet, por sot mjerisht nuk ka kush te na ndihmoi ngase nuk e kemi shaknu mbi krye por jemi shendrrue në pushtues të vetevetes!

Pusho i qetë edhe në këtë 100 vjetor pavarësi të Shqiperise edhe pse kjo Shqiperi ende ashte e ndare ne dysh, dhe te festoi mundet, por te tregoi rezultate jo se jo, ngase edhe sikur ato 100 vjetet e kaluara me budallaki ndershqiptare, shqiptaret po futen edhe ne 200 vjetorin e ardhshem shume të përqar. Lutu për neve o President se i kemi ra mesysh vetevetes tonë e në këte problematik nuk mundet te na ndihmoi as Amerika, ne mjeranëve te kohës…..

Sot përseri po të kujtojmë, populli dhe qytetaria të kujton çdo ditë, e sot do të kujdesen të të nderojnë dhe kujtojnë edhe shumë të tillë që nuk të nderuan as për së gjalli, por megjithatë më mirë kështu edhe në sy të popullit të të përulën para Varrit, e disa ende nuk e kanë guximin, apo i vret ndërgjegja që së paku para varrit të bëjnë një minutë hesjthje, e di se Ti i fal, por na si shqiptare dhe qytetare nuk do i falim ata mjerana dhe pusana, korba të zi që edeh sot e gjithë ditën dëmtojnë Dardanin ehhhhhh…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here