Jepet urdhëri për heqjen e orëve me flamurin turk dhe kthimin e fotografisë së Gjergj Kastriotit në Shkollën “Elena Gjika”

0
2216

GAZETAEXPRESS, 18 Gusht 2016

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithça të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut

Dramaturgu Gani Mehmetaj ka publikuar sot një lajm se në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë një firmë nga Turqia që kishte marr përsipër lyerjen e shkollës, ka hequr portretet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në çdo klasë ka vendosur nga një orë muri me flamurin e Turqisë.

Mehmeti ka bërë të ditur këtë lajm duke u mbështetur në deklaratat që sipas tij ka marr nga arsimtarët e kësaj shkolle, të cilët të zemëruar kanë kërcënuar se do të protestojnë kundër përdhosjes së shkollës dhe përpjekjes për shkombëtarizim.

Lidhur me këtë çështje KultPlus ka kërkuar sqarim nga komuna e Prishtinës e cila e ka mohuar këtë lajm.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se kompania e cila është angazhuar për rregullimin e shkollës nuk e ka hequr foton e heroit kombëtar, por vetëm ka vendosur orët me emër të tyre dhe me flamurin turk.

Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithça të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut dhe se në rastet e tilla të mundshme do të kërkonte përgjegjësi. Kompania është kontraktuar për kryerjen e punimeve nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në shkollën Elena Gjika përveç nxënësve shqiptarë, vijojnë mësimet edhe nxënësit turq. Në këtë institucion arsimor janë katër klasë me nxënës të këtij komuniteti./KultPlus.com


Skandaloze: Firma turke e heq Gjergj Kastriotin nga shkolla e Prishtinës – e vendos flamurin turk

GAZETAEXPRESS, 18 Gusht 2016

Një firmë turke, e cila e kishte fituar tenderin për ta lyer shkollën fillore “Elena Gjika, e cila është në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriot duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë po e pretendon drejtori i “Kosovafilm”, Gani Mehmetaj.

Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke në çdo klasë të shkollës “Elena Gjika” e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë
dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut. /GazetaExpress


Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:

Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!

Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë.

Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj.

Arsimtarët e “Elena Gjikës” kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here