ITALIA NE GJENDJE SHOKU!

0
1227

Termeti i mengjesit te sotem ka tronditur mbare Italinë.
Lajmet dhe pamjet e frigshme jane tronditese.

Lagje te tera jane rrafshuar, numri i viktimave rritet nga minuta ne minut.
Nji mobilizim i jashte zakonshem, ushtria, karabinieria, guarda di financa, zjarr-fikesit, helikopteret e çfare nuk eshte vene ne levizje per shpetimin e jeteve njerzore, te cilet ndodhen poshte rrenojave.

Ne keto zona ku termeti ka rrafshuar gjithçka, nji gje me shqeteson më shumë: A do të kemi viktima nga bashkeatdhetaret tane, qe punojnë dhe jetojnë ne keto zona?

Deri ne kete moment asnji informacion ne rrjetet sociale, as nga autoritetet Italiane, as nga personeli i AMBASADES SHQIPTARE NE ROMË. PO QEVERIA SHQIPTARE JETON ME KETE SITUATË DRAMATIKE. UROJME DHE LUSIM ZOTIN QE KOMUNITETI I SHQIPTAREVE TA KALOJE ME SA MA PAKE DHIMJE.

Zonat e damtuara i ngjajne nji shkaterrimi lufte.
Perkrah popullit te prekur nga kjo fatkeqesi natyrore, emigranet shqiptare qe punojnë dhe jetojnë kudo ne Itali, jane te gatshem te japin ndihmen maksimale per te jua lehtesur sado pak kete dhimje të tmerrshme.

Populli Italian ka dhane prova te pa kontestueshme ndihme e mbështetjeje, kur populli Shqiptar eshte perballur me vështersi te ndryshme.
Shqiptaret nuk harrojne vitet 1997-98, vite kur Berisha deshi ta çoje popullin drejte nji lufte civile, apo raste te tjera te emergjences, qeveria dhe populli Italian na jane gjetur pranë.

Situtuata dramatike e krijuar ne oret e para te dites se sotme, ështe nji situat teper e veshtire – gjithcka e rrafshuar, jete njerzishe te humbura, numeri ne rritje eshte i frgshem.
Ne keto zona ku jetojnë jo pak familje shqiptare do Zoti i madh, me sa ma pakë dhimje.

Për gazetën “Fjala e lirë” – Gjin Musa, gazetar.


DEKLARATË PËR SHTYP nga FNAI

Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali FNAI, po ndjek me emocion dhe dhimbje të thellë situatën dramatike e tragjike që është krijuar në Italinë qendrore, veçanërisht në rajonet Marche, Lazio e Abruzzo pas goditjeve të tërmetit të natës së kaluar. Federata dhe gjithë komuniteti shqiptar në Itali shprehin solidaritetin e tyre ndaj familjeve, që kanë pësuar humbje tragjike të të afërmve dhe dëme materiale.

Me gjithë interesimet ende nuk kemi informazione, nëse ka familje shqiptare, që kanë pësuar fakteqësi dhe dëme nga goditjet e tërmetit. Por, pavarësisht nga kjo ne e ndjejmë veten pranë gjithë familjeve të dëmtuara, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për humbjen e të afërmve dhe solidaritetin tonë human ndaj të gjitha zonave të dëmtuara.

Këshilli drejtues i Federatës u bën thirrje të gjitha shoqatave anëtare të saj, veçanërisht atyre që janë në territoret e lartpërmendura, që të mobilizojnë anëtarët e tyre dhe qytetarët e tjerë shqiptarë, që të japin kontributin e tyre në dhurimin e gjakut, duke u paraqitur në pikat e dhurimit që kanë më pranë.

Gjithashtu, këshilli drejtues u bën thirrje të gjithë anëtarëve të shoqatave dhe qytetarëve të tjerë që e ndjejnë këtë moment dramatik që, sipas mundësive, të bëjnë një gjest të vogël bujarie e solidariteti, duke dhuruar diçka për familjet e goditura nga kjo fakteqësi e natyrës.

Populli italian na është gjendur pranë në ditët tona më të vështira, ndaj një gjest solidariteti shpreh ndjenjën tonë të qytetarisë dhe të humanizmit. Kush dëshiron mund të derdhë kontributin e tij edhe në shifrat më modeste e simbolike në llogarinë e Federatës, me shënimin:

Për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Codice IBAN: IT07N0538702419000002326203.
BIC: BPM0IT22XXX.

Me besimin se do të dimë ta tregojmë veten në një moment kaq të vështirë, ju falënderojmë përzemërsisht.

Ndue Lazri, President i Federatës FNAI
Ilda Pinari, Sekretare e Këshillit drejtues të FNAI-t
Hamit Çorrogjafi, Zëvendëspresident i Federatës FNAI dhe kryetar i shoqatës “Skënderbeg” në Fermo, pranë zonave të dëmtuara nga tërmeti

Bolonjë, 24.08.2016


DICHIARAZIONE STAMPA

La Federazione Nazionale delle Associazioni Albanesi in Italia (FNAI) sta seguendo con commozione e profondo dolore la drammatica e tragica situazione creata la notte scorsa dal terremoto che ha colpito l Italia centrale e particolarmente le regioni Marche, Lazio e Abruzzo. La Federazione e tutta la comunità albanese in Italia esprime la sua solidarietà alle famiglie che hanno perso tragicamente i loro parenti e hanno subito danni materiali.

Tutti quanti ci stringiamo vicino a quelle famiglie esprimendo le più sentite condoglianze e la nostra solidarietà umana.
Il Consiglio Direttivo della Federazione invita tutte le associazioni che aderiscono alla FNAI, specialmente quelle che si trovano nei pressi delle zone colpito dal terremoto, di mobilitare i loro membri e altri cittadini albanesi nella zona per dare il loro contributo nella donazione del sangue, recandosi prima possibile, nei centri e punti allestiti nei territori.

Inoltre, il Consiglio Direttivo invita tutte le associazioni albanesi e i loro membri, ma anche altri cittadini albanesi in Italia, sensibili alla situazione creata, di fare un piccolo gesto di generosità, di aiuto e di solidarietà, ciascuno secondo le sue possibilità economiche per le famiglie e le zone colpite. Noi non dimentichiamo che il popolo italiano ci ha aiutato sempre nei momenti difficili. Un piccolo gesto dalla nostra parte dimostrerebbe lo spirito civile e umano della nostra comunità, ben radicata nella terra italiana.

Chi vuole aiutare, può versare il suo contributo nel conto corrente della Federazione FNAI, scrivendo:

Per le zone terremotate.
Codice IBAN: IT07N0538702419000002326203.
BIC: BPM0IT22XXX.

Essendo fiduciosi che sapremo dimostrare chi siamo, vi ringraziamo di cuore.

Ndue Lazri, Presidente della Federazione FNAI
ILDA PINARI, Segretaria del Consiglio Direttivo FNAI
Hamit Çorrogjafi, Vicepresidente della FNAI e presidente della associazione “Skanderbeg”, Fermo, presso le zone terremotate.

Bologna, 24.08.2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here