Interesat e Kosovës nuk mbrohen më këtë kastë politike në pushtet?!

0
1065

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Barrikada “Rojat e urës”, barrikada me gurë dhe zhavorë dhe barrikada “Parku i Paqës”, janë barrikadat të cilat në mënyrë permanente po shënojnë kufirin e ndarës të Veriut serbë dhe Jugut shqiptarë. Për ta futur ngadalë Veriun e vendit nën juridiksionin e Serbisë, serbët të udhëhequr nga politika zyrtare e Beogradit, moren hapin tjeter për ndërtmin e lagjjës “Lagjja e Diellit“, duke filluar kolonizimin më ndërtime të reja nga fondi i qeverisë së Serbisë. Hapi i radhës mbrenda një harku kohorë të shkurtër të serbizimit të Kosovës, është vendosja e bustit të Car Lllazarit në qender të qytetit. Të gjitha këto hapa po bëhën për grabitjën e territorit të Kosovës, e kjo udhëheqje e jona ka mbetur duke bërë sehirë.

Disa këto veprime serbe po i klasifikojnë si shkelje të shtetësisë së Kosovës, në vend që ti klasifikojnë si grabitje të reja të një territori legjitim nga ana e Serbisë. Këtu nuk bëhët fjalë për shkelje ligjesh, për shkelje të kushtetutës, por bëhët fjalë për një okupim të ri. Mos të flasim për hyrje daljët e zyrtarëve më të lartë serbë edhe në mbrendi të territorit të Kosovës gjatë këtyre viteve, pa i pyetur fare organet tona të shtetit. Serbët qendruan pa lejen e Kosovës edhe në Kosharën Legjendare, për të lavdëruar ushtarët dhe paramilitarët serbë të cilët u vranë duke mbrojtur gjoja kufirin.

Vetë vizita e serbëve në kufirin shqiptaro-shqiptarë, është një fyerje e radhës, është fyerje e luftës tonë çlirimtare dhe fyerje e herojëve të kombit, Agim Ramadanit, Sali Çekut e shumë ushtarakëve të gjallë më nam, dhe dëshmoreve të cilët thyen kufirin për hërë të parë, duke thyer kështu përgjithmonë edhe mitin serbë për Kosovën.

Po festohet Vidovdani në Gazimestan për çdo vit, madje duke iu u bërë edhe roje çetnikëve dhe çetnikizmit serb midis Kosovës më organe tona të rendit, së mos po na gjën diqka e keqe, në vend që një festë e huaj të ndalohet më ligj. Në Gazimestan ishte lëshuar kushtrimi serbë për luftë shfarosëse kunder shqiptarëve nga krimineli, Sllobodan Millosheviqi.

Po lejohet një festë për një betejë të humbur të serbëve më gjithë ikonografinë dhe fjalimet nga kuzhinat shoveniste millosheviqiane. Marshimi nga Gazimestani i serbëve vazhdoi për në Veri për ta vendosur bustin e Car Llazarit, që është turpi i organeve tona të shtetit, të cilët jo që nuk janë në gjendje të pengimit të vendosjës të këtij busti, por po lwshojnw edhe deklarata mw shumw sw skandaloze.

Bajram Gecaj deklaroj së kjo na qenka punë në kompetenca të komunës. Madje ai shkojë edhe më largë duke e krahasur bustin e Car Llazarit më vendosjën e bustit të rrëmbmadhit Adem Jasharit. Një krahasim i tillë është mw shumw sw iritues. Për të qenë irionia edhe më e madhe këtë bust të një shovenisti serbë e vunë serbët që janë në organet shtetërore të Kosovës. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi na kan treguar se për ta mbajtur pushetitin e tyre autokratik, nuk merzitën shumë së çka po ndodhë më fatin e Kosovës dhe të popullit të saj.

Për ta ruajtur pushtetin më çdo kusht këta po bëjnë edhe lëshime pas lëshimeve të cilat po prekin statusin politik të vendit. Mos të flasim për gjendjën e keq ekonomike dhe krizën institucionale e cila nuk po ka të përfunduar. Mos homogjenizimi i Opozitës në këtë drejtim ia ka mundësuar pushtetit një akomodim edhe më të madh. Kjo qasje jo koherente është duke na shkaktuar dëme të mëdha në kohën kur kërkohet një homogjenizim i gjithë spektrit politik shqiptarë, kur edhe Evropa po përballet më një krizië të re politike, pas daljës së Anglisë nga BE-ja. Interesat nacionale dhe shtetërore nuk ka mundësi të mbrohen më këto struktura politike të korruptuara në pushtet…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here