HULIGANËT E ISA MUSTAFËS SULMOJNË FIZIKISHT VEPRIMTARËT E LDK-së

1
402

Dhunë fizike në Degën e LDK-së në Zvicër

Mbrëmë rreth orës 23:30 min. pas një mbledhje maratonike, me të mbaruar diskutimet, brenda sallës në restorantin “Traube” në Langendorf të kantonit Sollothurn, ndodhi një përleshje fizike mes veprimtarëve të LDK-së dhe militantëve të Isa Mustafës, të cilët sulmuan njërin nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër ing. N.P. të cilit i shkaktuan edhe lëndime trupore. Veprimtari shumë vjeçar i LDK-së u sulmua nga Mustafë Beluli, i njohur nga rrjetet sociale si militant i Isa Mustafës. M. Beluli, kohëve të fundit shihet nëpër mbledhjet dhe takime me misionaret politik të Isa Mustafës, që vijnë nga Kosova për ta legjitimuar një grup, i cili me çdo kusht dëshiron ta uzurpojë Degën e LDK-së në Zvicër, po ashu Mustafë Beluli frekuenton edhe tubimet që i organizon Haki Latifi, kryetari i dhunshëm që pretendohet për turikthyer me urdhrin e Isa Mustafës.

Pas incidentit, policia ka dal në vendin e ngjarjes e cila e ka protokolluar rastin, duke proceduar mëtutje.
Përfaqësuesit e Degës së LDK-së kanë shkuar në atë mbledhje të ftuar personalisht nga z. Haki Latifi i cili është njoftuar nga sekretari i Degës z. Ismet Krasniqi se në delegacionin e Degës së LDK-së përveç tij janë edhe: Publicisti Shefqet Dibrani – kryetar i degës, dr. Shaqir Shala dhe ing. Nazmi Peci, anëtarë të kryesisë, për të biseduar për modalitetin e zgjidhjes së konflikteve që kanë plasur në Degën e LDK-së në Zvicër, që nga Kuvendi i rregullt i Degës së LDK-së në Zvicër, i cili ka qenë transparent për rrjedhat e të cilit janë njoftuar strukturat e partisë si dhe opinioni i gjerë, por kryeneçësia e Isa Mustafës, përmes militantëve të tij që janë shndërruar në banda huligane, po bëjnë përpjekje që me dhunë fizike për të dominuar, me këtë rast u krijua një humnerë për të cilën Kryesia e Degës në Zvicër ka bërë thirrje të vazhdueshme, ndërsa përgjegjësitë e këtij konflikti i ka adresuar në kryesinë qendrore në Prishtinë dhe tek të gjithë misionarët e Isa Mustafës që kanë vizituar për këtë qëllim grupet e caktuara në Zvicër, dhe të tjerët që nxitin dhe stimulojnë akte dhune në Degën e LDK-së në Zvicër. (Shih. Deklaratën e Degës së LDK-së në Zvicër të datës 04.09.2016, e cila është botuar në të gjitha mjetet e informimit publik).

“Në të vërtetë, Dega e LDK-së në Zvicër dhe këto përpjekje kanë rënë në kurthin e Ajet Avdylit dhe të Haki Latifit, të cilët pas një takimi më 03.09.2016, në Grauholz (BE), i cili ka përfunduar pa marrëveshje dhe që është raportuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Degës, më 04.09.2016. Por personalisht Haki Latifi ka kërkuar edhe një takim tjetër i cili është realizuar me sekretarin e Degës së LDK-së në Zvicër z. Ismet Krasniqi, më datën 06.09.2016, duke e lutur që të vazhdojnë takimet për të gjetur një kompromis dhe Dega e LDK-së për ta mbyllur konfliktin e hapur nga kryesia Qendrore në Prishtinë dhe natyrisht nga vet z. Isa Mustafa.

Po të njëjtën ditë më 06.09.2016, edhe Ajet Avdyli, i cili padyshim është promotori kryesor i kësaj rrëmuje në degën e LDK-së në Zvicër dhe njeriu qe me arrogancë dhe pervesitet, po shantazhon veprimtaret të cilët mbi çerekshekulli janë aktivist të Degës së LDK-së në Zvicër, ka patur një takim me dr. Shaqir Shalën, anëtarë i kryesisë. Ndonëse premtimet për t’i tejkaluar ndasit ishin të mëdha, prandaj me asnjë fjalë nuk është atakuar Mustafë Beluli, i cili shprehu mllefin e tij, sigurisht i nxitur nga Haki Latifi dhe Ajet Avdyli, përpjekjen e qet dhe demokratike e kthyen në konflikt fizik, kurse skenari për ta shkatërruar Degën e LDK-së, bie mbi z. Isa Mustafa dhe kryesinë qendrore të cilët janë nxitës të këtij konflikti dhe shumë të papërgjeshëm për katandisjen e LDK-së.

Dikush nga të pranishmit e ftoi policinë, ndërsa të gjithë militantët e Isa Mustafës që prej kohësh po sillen me huliganizëm të pashembullt, janë larguar nga vendi i ngjarjes, madje pa shprehur keqardhje e tyre as Haki Latifi dhe Ajet Avdyli, të cilët si duket janë sajuesit e këtij skenari që përfundoi me dhunë fizike.

Dega e LDK-së në Zvicër, disa herë kam apeluar se gjendja po eskalon dhe vazhdimisht ka bërë thirrje te kryesia qendrore që ta ndalin avazin e dhunës mbi përfaqësuesit legjitim të Degës, por vazhdimisht ka hasur në heshtje dhe përbuzje në dialog për të cilin kryesia e LDK-së vazhdimisht thirret. E duke e parë injorimin e vazhdueshëm që po e bënë kryesia e LDK-së në Prishtinë për t’i zgjedhur konfliktet Dega e LDK-së në Zvicër është detyruar t’i përdori mediat e shkruara si dhe vazhdimisht ka apeluar edhe tek faktori ndërkombëtar që të ushtrojnë trysninë e tyre mbi Isa Mustafën, në mënyrë që format e diktatit dhe të dhunës të mos bëhen pjesë e brendshme e “demokracisë” për të cilën po thirret Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sollothur, 11.11.2016.

1 KOMENT

  1. Imagjinata e disa personave se mirren me politike ne Shtetet E Huaja, eshte vetem nje tregues i marrise se tyre. Qe nga 12 Qershori 1999, kur AMERIKA e qliroi Kosoven……asnje aktivitet politik nuk kamnevoje te zhvillohet jasht Kosoves. Por ka plot njerez koti qe shtirren se mirren me polotike.
    Jasht Kosoves nuk ka asnje parti politike…sepse tani ka ambasada qe zhvillojne politiken e jashtme.

    Pik.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here