Historia e rrallë, Gjeniu 14 vjeçar, Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit social shkodranit

0
487

OraNews, 07/02/2016 – Nga: Sonil Frashëri

Nilidon Pepushaj është një 14 vjeçar nga Shkodra. Ai vazhdon klasën e tetë në shkollën jopublike të quajtur ‘Zemra e Krishtit’.
Një fëmijë i zakonshëm shkodran por që ndryshon nga fëmijët e tjerë nga dëshira e tij për të mësuar gjëra të reja dhe sidomos për të krijuar. Nilidoni është shumë i aftë në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka akses në mirëmbajtjen e këtij rrjeti.

Nilidon Pepushaj: Një ditë më erdhi një mesazh nga facebook ku ata më kërkonin të mbyll mesazhet false. Adi Krastës dhe Tom Doshit u kam bllokuar faqet false në facebook.
Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij. Ai përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike, të cilat i publikon në kanalin e tij në youtube.
Nilidon Pepushaj: Unë kam kanalin në youtube ku hedh video dhe shpjegoj probleme kompjuterike. Profesori Arben Çokaj më ka ndihmuar shumë. Dy librat që ai ka botuar janë tepër të vlefshme.

Gjithashtu është shpërblyer nga youtube, ku edhe ka përfituar pagesë për të cilat paguan edhe taksa.
Paguhem për videot e mia në youtube” – thotë Nilidoni.
Pasioni i Nilidonit 14 vjeçar, nuk është vetëm bota kompjuterike. Letërsia zë gjithashtu një vend të veçantë në kohën e tij. Ai ka botuar tre libra deri tani dhe është në botim të të katërtit. ‘Zoti i zi në Shtëpinë e Bardhë’ është botimi i parë i tij i frymëzuar nga filmat vizatimorë

Botim i dytë është romani ’15 minuta lojë me kohën‘
Lirikën e ka shfaqur në vëllimin me poezi të titulluar ‘Qesh e Qaj me mijëra djaj’
Biblioteka e 14 vjeçarit është e pasur me libra, ku ai ka lënë veçmas librat e tij të preferuar. Shkrimtari i tij i preferuar është Zhyl Verni
Një libër i tij i preferuar është edhe një libër i presidentit amerikan,Barack Obama, i cili ka lënë shenjë në memorien e Nilidonit për triumfin e tij si njeriu më i fuqishëm në botë. Dhe meqë jemi tek politika, ka edhe një krahasim për politikën në Shqipëri.

Nilidoni në Pasdite në Top Channel

Një libër që do t’ua sugjeronte fëmijëve të moshës së tij?
“Do sugjeroja Tom Sojerin” thotë ai.
Marrëdhënia me mësuesit është e mirë, sepse Nilidoni është nxënës me të gjitha notat dhjeta, dhe pavarësisht se e kupton që është nxënësi i tyre, ai vëren se ka një trajtim miqësor nga ana e mësuesve.
Shokët e klasës i ndhmon me aq sa mundet dhe ata shprehen të kënaqur na ajo që marrin prej tij.

Ndërsa për babain e tij, Sokolin, ka qenë shumë e lehtë detyra si prind, duke parë aftësitë dhe arritjet e të birit.
E ndjej veten mirë kur e shoh që Nilidoni në këtë moshë ka arritur ato gjëra që unë nuk i kam arritur as në moshën 25 vjeç” thotë i ati.
Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast unik për të gjithë fëmijët shqiptar, po ashtu edhe një rast frymëzues se si me punë dhe dëshirë, mund të arrish shumë lart dhe për këto raste, edhe shteti duhet të japë ndihmën e tij për të promovuar dhe për të marrë më të mirën prej tyre, si një model në vitrinë për gjithë brezin e ri të vendit.

/Oranews.tv/

Lajmi është publikuar edhe në:
Opinion
Koha.net
Newsbomb.al
Gazeta Zëri

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here