Harresa

0
1253

Harresa

Dionis Xhafa

Nuk e di si ta shpjegoj ndryshe këtë gjë
Ndryshe nuk di sesi ta them,
Por më e rëndë për mua në jetë
Më është bërë harresa, e personit që mund ta dua.

E kam shumë të vështirë
Ta harroj imazhin, mirazhin, të personit që e ndjej
Sikur më hyn në gjak, në vena, në damar
Dhe më bën të përpilitem krejt, të vuaj.

Harresën e kam shumë të vështirë
Malli krejt më tret të gjallë në tokë,
Edhe jeta më duket sikur nuk ka kuptim
Edhe bota sikur përmbyset e tëra dhe jam vetëm.

Kam frikë prej vetmisë, prej harresës
Ndihem përbindshëm pa dashurinë
E kuptoj se prapë harresa duhet bërë
Për të vijuar edhe më tej jetën.

Por mëkat më të madh nuk ka
Se të dashuruarit që nuk përfundojnë bashkë
Dhe kjo botë e madhe shumë
Përmban kaq shumë mëkate.

Dashuria kështu e ka, fushë-betejë ku humbin shumë
Të plagosur dalin të gjithë
Të gjithë kërkojnë që fati t’iu bëhet ditë
Por në fakt e kanë errësirë nate.

Plumb e revolver është harresa
Është trishtim në perëndim të diellit
Është mungesë e hënës dhe e yjeve
Është vrasje por se pa plumb.

Por se jetën do e vazhdosh, gjithsesi
I trullosur, i dalë jo mirë prej harresës së rëndë
E i fituar dhe plot energji
Del ai që mendjen nuk e humb.

D.Xh

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here