Hackeri 25-vjeçar nga Fieri pritet të ekstradohet në Amerikë

0
204
Po ngarkohet...

ABC News, 13/02/2018

25-vjecari Fierak, i konsideruar nga amerikanët si hakeri më i mirë shqiptar, kishte arritur të klononte së bashku me 36 anëtarët e tjerë të grupit rreth 3.4 milionë karta kredi. Gjithashtu, dëmi nga blerjet e stimuluara në internet të shkaktuar qytetarëve në të gjithë botën sipas policisë së shtetit është rreth 530 milionë dollarë.

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari që shikoni në foto, me origjinë nga qytetit i Fierit nuk do ta ketë të lehtë t’ia hedhë drejtësisë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, kur u arrestua për klonime të kartave të kreditit në kryeqytet.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Për prangosjen e të riut fierak këtë here u inicua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë edhe ekstradimin e tij përtej atlantikut, si pjestar I një rrjeti shumë të rrezikshëm hakerash. ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Ymeraj bashkë me 36 anëtarët e tjerët të grupit kriminal kishin arritur të klononin mbi 3.4 milionë karta krediti në të gjithë botën. Dëmi ishte kolosal tek qytetarët pagamarrës në bankat e nivelit të dytë.

Policia shqiptare dhe partnerët e saj amerikanë theksojnë se nga vitit 2010 e në vijim hakerat kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme rreth 530 milionë dollarë. Koka e grupit ishte 34-vjeçari nga Ukrahina, Svyatoslav Bondarenko. Ai ishte kujdesur që anëtarët e grupit në total që po hetohen janë 11 mijë pjesëmarrës të mos kishin njohje me njëri tjetrin, duke ngritur kështu në rrjetin më të madh të hakerave në të gjithë botën. Operacioni për kapjen e 13 personave i koduar “Infraud”u zhvillua në disa shtete, si Shqipëri, Kosovë, SHBA, Francë, Britani e Madhe Itali, Austri dhe Serbi.

Ndërkohë Aldo Ymeraj ishte prangosur edhe më herët për të njëjtën akuzë nga uniformat blu së bashku me 3 persona të tjerë si pjesëtar i grupit “Albanian Hackers Group”. Në shtator të 2013 Ymeraj u arrestua gjatë operacionit të koduar “Dark ëeb”, duke u akuzuar për klonime kartash krediti, si edhe kishin arritur të thyenin kodet e sigurisë nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si, “PayPal”, “Gmail”, “Facebook”./abcnews.al


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu