“Flamuri Kombëtar” për Mjeshtrin Ismail Kadare

0
963
Po ngarkohet...

Atë që nisën Buzuku, Bogdani, Budi, Bardhi e të tjerë, e përfundoi Ismail Kadare. Me veprën e Kadaresë, gjuha ju bashkua familjes natyrale, kultura trungut, kombi kontinentit teksa të tria bashkë tek Ismail Kadare gjetën ideologun e përjetshëm të identitetit të tyre, të identitetit evropian të shqiptarëve, pa ndoshta, pa sikur, pa mëdyshje, si e vërteta jonë e madhe, ikja prej së cilës do të ishte fatale.

Të gjitha këto i thonë shqiptarët e Shqipërisë nga Veriu në Jug, të cilët kërkuan dhe ia dolën të kenë lirinë, të frymëzuar edhe nga vepra e Kadaresë, e thonë ata të Kosovës të cilët e kanë ndierë praninë e tij këmbëngulëse në epokën më të rëndë kur vetë ekzistenca u vihej në diskutim, ata të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, të Diasporës së vjetër e asaj të re po e po, në përpjekjet për të mbetur vetvetja, teksa kërkonin standarde demokratike dhe integrim, me emrin e Ismail Kadaresë si mbështetje.


Kadare, si vlerë dhe kolonë e shoqërisë shqiptare

Nga Mentor Kikia, 360grade.al

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Në vitin 1988, në konvikt, në qytetin “Studenti”, ishim 8 persona në një dhomë. Nga një kanat dollapi na takonte secilit, për të varur ato pak rroba që kishim. Studentët vendosnin, zakonisht, në pjesën e brendëshme të derës së dollapit foto aktorësh apo vajzash të bukura, që nuk gjendeshin lehtë atë kohë. Unë kisha vënë nja 3-4 fotografi të Ismali Kadaresë, të prera nga ndonjë revistë e kohës apo gazeta.

Mbaj mend foton, shumë të njohur, kur Kadare ishte student në Moskë. Kisha lexuar çdo gjë që kishte shkruar deri atëkohë dhe adhuroja çdo rresht e varg që kishte krijuar. S’kishim para të blenim libra asokohe, dhe aq më shumë studentit nuk i del hiç ky hesap, edhe sot. Por 5 lekë i ruaja, që çdo të dielë të zbrisja në orën 6.30 të mëngjesit për të blerë gazetën “Drita”(pasi mbarohej shpejt) në një librari tek rruga e Elbasanit, ku sot shiten pula të pjekura. Kishte aty krijime të reja, tregime e poezi, kritikë e artikuj të tjerë. Ishte një gazetë e mrekullueshme, që sot na mungon.

Por Kadarenë e kemi, si pasuri të shoqërisë dhe kulturës kombëtare. Nuk dihet se kur, apo nëse, do të lindë një tjetër talent të tillë shoqëria jonë.

Sot, kur letërsia është bërë biznes dhe gjithkush që ka para mund të botojë, Kadare duket edhe më madhështor, jo thjeshtë dhe vetëm si shkrimtar, por si kolonë e shoqërisë. Në një kohë krizash sociale dhe sharlatanësh politikë, fjala e Kadaresë duket si melhem mbi plagë.

Së fundmi ai u rikhtye në shtëpinë e tij në Gjirokastër. Ku nuk foli as për politikë e as për çështjen kombëtare. Por, shumë lehtë iu nënshtrua ligjeve të natyrës për të qenë një njeri i zakonshëm e i dobët, që përlotet para mallit dhe kujtimeve për muret, gurët, bahçen, rrugicat…


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu