FISHTA I PALEXUAR ? “Mbi gjendjen fetare të shtetit shqiptar”

0
636

Prej relacionit “Mbi gjendjen fetare të shtetit shqiptar” (it.):

“U tha më lart se muhamedanët, të shkëputur prej kreut të tyre – Kalifit –, mbas dy ose tre breznish zhduken, ose emigrojnë, ose përqafojnë krishterimin. Kjo nuk mund të thuhet gjithnjë për ato zona ku muhamedanët janë në shumicë dhe ku, falë epërsisë numerike, mbajnë në dorë pushtetin, si për shembull në Shqipëri. Në këtë rast ata jo vetëm nuk konvertohen, por për më shumë, ndërsa ligështohen nga dita në ditë, marrin në qafë edhe pakicat mes të cilave jetojnë.

Janë si ato mikrobet parazite që, duke u shkaktuar vdekjen trupave ku jetojnë, shkaktojnë edhe vdekjen e vet, duke mos pasur me çfarë të ushqehen. Për arsye të shumta psikologjike, që këtu nuk është e nevojshme të renditen, muhamedanët nuk e kanë idenë e atdheut, të ekonomisë politike, apo të punës si bazë jetese për shoqërinë civile. Për më shumë, për hir të parimeve të tyre dogmatike dhe morale, janë armiq të betuar të çdo përparimi intelektual e moral, dhe janë ksenofobë të egër.

Prandaj muhamedanët e të gjitha vendeve dhe të gjitha kohëve ngjajnë mes tyre si arrat në thes; dhe vendet që kanë fatin e keq të gjenden nën sundimin e tyre nuk përmirësohen kurrë prej dorës së njeriut në asnjë drejtim. Tanimë, një shtet në të cilin – si në Shqipëri – shumica është e plogësht, apatike, fataliste, armike e çdo progresi moral, intelektual dhe ekonomik, armike e çdo qytetërimi dhe kulture, dhe që nuk di ç’është “atdheu”, nuk mund të ruajë gjatë pavarësinë ekonomike dhe, domosdoshmërisht, do të humbiste pavarësinë e vet politike”.

(P. Giorgio Fishta O.F.M.: Sulla situazione religiosa nello Stato albanese, AQSh, fondi 17, dosje 4, f. 10-12).
fb © a.p.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here