FESTOHET 25-VJETORI I KRIJIMIT TË SHOQATËS KOMBËTARE TË MIQËSISË E BASHKËPUNIMIT SHQIPËRI-ITALI

0
483
Po ngarkohet...

(Në Laç-Kurbin, ishte një delegacion i ShShASh “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi)

Nga: MURAT GECAJ

1.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Nuk është hera e parë që përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Arstitëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi, bëjnë vizitë në Shqipëri. Kësaj here, ata kishin edhe një motiv më shumë për ta bërë këtë gjë, pra sollën me vete dy libra të rinj. I pari është vepra “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, Nr.4 dhe Vepra-1 (Vlerësime, Opinione, Intervista e Recensione”, me autor Hysen Ibrahimin. Kopje të këtyre veprave ata lanë në Bibliotekën kombëtare e ua dhuruan mjaft lexuesve, si në Tiranë e Durrës dhe, sidomos, në qytetin e Laçit.

Pasi bënë vizita e takime të vlefshme dhe me interes në kryeqytetin Tiranë, ditën e djeshme ata ishin të ftuar dhe pjesëmarrës në festën e bukur, që u organizua në Laç-Kurbin, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, me president Nikollë Lleshin. Në delegacionin e ShShASh “Papa Klementi XI-Albani”, ishin kryetari i saj, Hysen Ibrahimni dhe juristja Saranda Iseni, ardhur posaçërisht nga Suedia, si dhe “Anëtarë-Nderi” të kësaj Shoqate, prof.Murat Gecaj e shkrimtari i mirënjohur Viron Kona.

shoqata_shkrimtareve_suedi1


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu