Fantazmat Otomane

2
2368

Nga: Ayhan Özer

Shqipëruar: Aulona Bushi Capaj, 22 korrik 2016

(Autori është Turk. I graduar në Stamboll dhe ka emigruar që ne 1971 në Amerikë. Bashkë me të shoqen, është një nga themeluesit e shumë prej organizatave që shërbejne për komunitetin turko-amerikan në mbarë Amerikën).

Mora pjesë në një ligjëratë në Universitetin e Princeton për politikën e jashtme të Turqisë nga Ahmet Davutoglu. Në atë kohë ai ende nuk ishte emëruar Ministër i Punëve të Jashtme, ishte një qytetar i thjeshtë. Në fjalën e tij Z. Davutoglu tërthorazi tha se “qeveria turke ishte duke menduar për të nisur një politikë të re për të ringjallur Otomanizmin dhe për të rikrijuar “lavdinë e vjetër” të Perandorisë Osmane. Paraprakisht po “provohen ujërat” në Ballkan për të arritur dhe të ri-lidhur me njerëzit e shteteve të vjetra të varura, që dikur ishin pjesë e Perandorisë dhe rezultuan premtuese. Kultura Osmane dhe traditat në Ballkan ishin të mbuluara me hi, por ende të padëmtuara”-shtoi ai.

Dëgjova fjalët e zotit Davutoglu me mosbesim. Ai duket se nuk ka pasur mirëkuptimin e historisë dhe ishte iracional rreth saj. Osmanët nuk krijuan ndonjë kulturë të tyre si mund ata të linin ndonjë gjurmë kulturore në vende të tjera? Osmanët nuk donin mënyrën e tyre (të jetesës), ata pëlqenin çdo gjë të huaj, ata kishin një kompleks inferioriteti të thellë. Në pamundësi për të krijuar diçka të tyre, Osmanët çdo gjë e kopjuan nga të tjerët; ata morën fenë nga Arabët, talleshin me gjuhën e tyre turke, duke përdorur një përzierje në Arabisht dhe Persisht, sistemi administrativ ishte huazuar nga Persët, e ashtuquajtura muzikë e oborrit (apo klasike) ishte përvetësuar nga Bizantinët; dhe traditat më poshtëruese si Haremi dhe skllavërimin e grave e kishin adoptuar nga Beduinet Arabë. Pjesa tjetër ishte një imitim i dobët i perëndimit.

Osmanët sunduan Ballkanin, Bosnje-Hercegovin, Hungari, Bullgari, Shqipëri, Greqi dhe Rumani për më tepër se katër shekuj dhe trashëgimia e varfër e jetesës nga kjo periudhë e gjatë janë disa fjalë të thyera Truke, disa enë Turke, dhe disa zakone Islamike; pa trashëgimi kulturore, pa sistem qeveritar; pra, kjo mani e re për të ringjallur Otomanizmin është krejtësisht idiotike dhe një aventurizëm i dëmshëm; ajo është e barazvlershme me fshirje nga progresi, që Republika Turke ka arritur gjatë 80 viteve të fundit. Ajo është gjithashtu duke ngritur flamurin e gjelbër të Islamit kundër Rilindjes së Ataturkut, i cili shëmbi muret e prapambetjes dhe i dha kombit një identitet të ri, vetë-respekt dhe dinjitet.

Falë këtij ndirçimi, Kombi Turk kërceu nga Epoka e Mesme në Epokën Moderne me një hedhje kozmike. Gjatë gjashtë shekujve të sundimit, Osmanët skllavëruan popullin e tyre, dhe nuk u dhanë asgjë, por mjerim, injorancë dhe varfëri. Minoritetet, duke qenë jo-muslimane, ishin më të shkolluar dhe nuk mund të duronin dot më atë, dhe një nga një ata u rebeluan dhe u ndanë. Pjesa më e madhe turke  (pra te turqizuarit) ishin servila dhe të paaftë për të ndryshuar fatin e tyre – deri sa erdhi Ataturku. Sot, avokatët e Otomanizmit duhet të vuajnë duke mos pasur studiuar historinë e Perandorisë Osmane, ose ata jetojnë në një botë me fantazi; cilido rast është i rrezikshëm.

Shekujt 16 dhe 17 ishin një agim i ri për Perëndimin; kishin arritur Rilindjen dhe Reformën, dhe me këtë vrull kishin hedhur themelet e Iluminizmit. Avancimet teknologjike dhanë përparësi të madhe Perëndimit në çdo fushë, duke përfshirë teknikën luftarake. Ndërsa Osmanët ende mbështeshin në forcën e papërvojë, Perëndimi shpiku armë të reja dhe metoda të reja të stërvitjes. Ushtritë Osmane, dikur të pamposhtura, filluan duke humbur shumicën e luftërave që ata angazhoheshin. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, një luftë thelbësore që Osmanët humbën ishte me rrethimin e dytë të Vjenës (1683). Ky shpartallim është parë nga Perëndimi si pikë pushimi në magjinë Osmane.

Në shekujt XVIII dhe XIX, Osmanët ishin të bezdisshëm dhe çoroditje për Perëndimin. Ata i referoheshin si “Njeriu i Sëmurë i Evropës“. Slogane si “Turqit ekzistojnë në këtë botë vetëm për shfrytëzim!” dhe “Nuk rritet bar nën thundrat e kalit të Turqve!“, ishin dëshmitë për këtë imazh negativ. Perandoria ishte e dobët dhe nuk mund të qëndronte më në këmbët e veta, Britanikët dhe Francezët e përkrahnin atë për interesat e tyre. Britanikët i përdornin Osmanët si një gur shahu kundër politikës zgjeruese të Rusisë, duke bllokuar atë të arrinte detet e ngrohta dhe parandalimin e saj për të prishur interesat Britanike në Indi.

Francezët gëzonin lëshime fitimprurëse tregtare të dhëna nga Sulltanët Osmanë nëpërmjet Kapitullimeve (ne ishim nje prej tyre). Nëse Perandoria Osmane shëmbej ata mund të humbisnin një treg të madh dhe fitimprurës. Për këtë arsye Britanikët dhe Francezët ruajtën status quo-në (gjëndjen ekzituese) duke mbajtur Osmanët e sakatuar gjallë, edhe pse me paterica. Gjermanët, të ardhur vonë në këtë konflikt, llogaritën se rënia e Perandorisë Osmane ishte e pashmangshme, dhe për të marrë aksionet e tyre të plaçkës nga kjo rënie ata zgjodhën për të afruar veten për pakicat turke, sidomos Armenëve.

Në vitin 1875 Perandoria Osmane falimentoi. Për shkak të korrupsionit, injorancës dhe harxhimeve të shkaktuara nga borxhe të mëdha në Angli, Francë dhe Itali. Ajo nuk kishte të nxirrte të ardhura nga prodhimi; prandaj, nuk kishte burime për të paguar këto para mbrapa. Pas kësaj, kreditorët themeluan një organizatë të quajtur “Administrimi Publik i Borxhit Osman” (në turqisht, Duyun-u Umumiye) për të mbledhur borxhin. Të gjitha të ardhurat nga shërbimi postar, doganat, kripë dhe monopoleve të duhanit, taksat e pullave, taksat për peshk, shpirtrat, mëndafshi, mineralet, dhe lajthitë iu dorëzuan Administratës së borxhit, që do të përdoreshin për likuidimin e borxhit. Perandoria Osmane nuk ishte më një shtet sovran. Vendi po përpëlitej në varfëri të skajshme dhe kushtet e këqia. Mjerisht, këto kushte poshtëruese ishin përtej shtrëngimit të publikut të gjerë; ata ishin braktisur tërësisht nga Sulltani, që ishte shumë larg nga realiteti; ata ishin të varfër, të lodhur dhe të paaftë për të kuptuar se çfarë kishte rënë mbi ta.

Regjimi Osman ishte një monarki kockë e lëkurë, e organizuar përgjatë vijës fetare, pa asnjë hierarki laike. Sulltanët ishin të shkëputur dhimbshurisht nga bota reale dhe nga populli i tyre. Shumica e 26 sulltanëve të fundit ishin të paaftë, të çmendur ose të ç’rregullt. Shumë prej tyre mbaheshin në kafaz për vite, për t’i parandaluar ata për të kërkuar fronin, mbaheshin mbyllur me vajza të bukura të haremit, verë dhe opium, nuk kishin absolutisht asnjë kontakt me botën e jashtme. Një ditë, papritur dhe plotësisht të papërgatitur nga intrigat e Pallatit i vinin ata në fron. Vendi ishte lënë pas dore, arsimi ishte dogmatik; nuk kishte sistem të strukturuar kombëtar të arsimit laik.

Bujqësia ishte primitive; infrastruktura, spitale, kanalizime, dhe rrugët nuk ekzistonin. Pakicat e Krishtera, Grekët, Armenët, si dhe Hebrenjtë u paraqitën shumë më mirë se shumica e Turqve, pasi shkollat e tyre fetare i edukonin ata më mirë në mënyra laike. Pakicat kishin parashikuar më herët se vendi ishte në një kurs të pashpresë. Në një përpjekje për veten e tyre për të rezistuar ata filluan investuan shpresat në vendet e huaja. Misionarët Amerikanë, Britanikë, Francezë dhe Gjermanë mbushën vendin, duke ndihmuar pakicat e Krishtera duke hapur shkolla dhe jetimore, dhe ofruar përgatitje profesionale dhe shërbime sociale. Të gjitha këto dhanë rezultat. Së shpejti pothuajse gjithë shërbimi civil osman, financave, bankave, tregtisë, artizanatit ishin në duart e pakicave. Duke qenë në mes të Turqve me shumicë që ishin të pa shkolluar ishte një plus i madh; nën ndikimin e Islamit ata ishin të pafuqishëm dhe të humbur.

Me traditën dhe kulturën e gabuar Turqit përbuznin të bënin-lekë, dhe i shikonin pakicat si inferiore dhe thirrjeve se ata ishin duke u bërë të begatë me shpjetësi. Në traditën Osmane një punonjës i qeverisë, ishte dembel, joproduktiv, por i sigurt, si një nëpunës në një pozicion të errët. Ndërsa pakicat ishin përshtatur me mënyrat moderne, të rinjtë Turq ishin nën ndikimin e kurseve kuranore, që mësonin në gjuhën arabe nga mullahët. Imagjinoni, makina e shtypit erdhi në Perandorinë Osmane në 1727, treqind vjet më vonë se ajo kishte qenë vënë në përdorim në Evropë – në sajë të një të konvertuari Hungarez! Ngaqë institucioni fetar e kishte kundërshtuar atë për arsye se Dorëshkrimi i Shenjtë mund të ketë qenë i shtypur nga një shpikje infidele, e cila do ta bënte atë të pabesë! Treqind vjet është një kohë shumë e gjatë, në qoftë se e vëmë atë në një perspektivë, Shtetet e Bashkuara nuk janë 300 vjeç ende.

Gjatë 622 viteve të dinastisë Osmane mbretëruan 36 sulltanë. Dhjetë të parët prej tyre (1330-1566) ishin sundimtarë të zotë. Nuk kishte asnjë ndikim Haremi ende. Tradicionalisht, trashëgimtari i ardhshëm i fronit ishte i arsimuar në mënyrë rigoroze dhe të përgatitur për të mësuar si të bëhej një guvernator gjysmë i pavarur. Nuk kishte asnjë praktikë me kafaz të mbyllur dhe të sekuestronin udhëheqësin e ardhshëm. Megjithatë, në kohë vetëkënaqësia e vendosur dhe kjo traditë degjeneroi. Haremi u bë shumë i ndikueshtëm, me një fuqi të përballeshme. Disa nga gratë ushtronin fuqi të madhe. Sulltanët ishin kokat, shqetësimi i tyre i vetëm ishte për të prodhuar pasardhës.

Megjithatë, nëse sulltani kishte një fëmijë të padëshiruar nga një konkubinë, fëmija mbytej menjëherë për të parandaluar çdo pretendim në të ardhmen për fronin. Të dhënat më të mbajtura me kujdes në Perandori, ishin ato që mbaheshin nga Kryeshefi i Eunukve (Kızlarağası). Çfarë dite sulltani flinte me kë, dhe cili ishte cikli menstrual i kësaj gruaje? Të gjitha janë regjistruar në mënyrë të rregullt për të parandaluar pretendimet e ardhshme në fron. Shefi i Eunukve ishte personi i tretë i rëndësishëm në Pallat pas Sulltanit dhe Grand Vezirit, i paraprinte të gjitha postimet e rëndësishme qeveritare dhe komandantëve ushtarakë të Ushtrisë dhe Marinës. E tillë ka qenë struktura e qeverisë Osmane. Një Eunuk i Zi, Shef i cili organizonte trafikun e dhomës së Sulltanit ushtronte fuqi të madhe.

Haremi ishte një institucion ç’njerëzor, që kultura ka prodhuar ndonjëherë. Ai vrau shpirtin e femrave dhe grabiti ato nga dinjiteti i tyre. Mërzia, monotonia dhe pafuqia i ktheu të burgosurit e Haremit në narkomanë. Gratë nuk kishin punë për të bërë, ku të shkonin, veç që të angazhonin me veten e tyre, pa arsim, dhe asnjë shoqëri me meshkuj. Jeta e tyre përbëhej nga thashethemet apo komplotet diçka për të fituar favore. Marrëdhëniet Lesbiane ishin të zakonshme. Lufta e egër për fuqi, intrigë dhe rivalitet mes konkubinave bënte dinamikën më të pamëshirshme në Harem. Gratë që kapeshin të tradhëtonin, shpifnin, ose komplotonin iu nënshtruan një vdekje tragjike; ato mbyteshin dhe hidheshin në det në një copë thes të ashpër, ose helmuar.

Osmanët nuk prodhuan ndonjë gjë. Të ardhurat e thesarit nuk kanë qenë nga puna dhe industria e popullit të saj, por nga haraçet e mbledhura; por edhe ato ishin konsumuar nga sulltanët për shpenzimet e Haremeve, si dhe zemërgjerësia bujare për majtas e djathtas, apo të ndërtimeve të xhamive për të mashtruar publikun. Qeveritarët të cilët ishin caktuar nga ana e sulltanëve për poste vartëse ishin të korruptuar. Ata administronin territoret e tyre si çifligjet e tyre. Ata kishin zbarkuar në këto poste duke paguar ryshfete sulltanit, në këtë mënyrë ata duhej të mblidhnin këto para me shpejtësi, duke plaçkitur popullsinë.

Korrupsioni, abuzimi, prapambetja dhe ngacmimet seksuale ishin vulat e Osmanëve, dhe të gjitha këto krijuan pakënaqësi të thella në pjesët e kontribuesve. Ata zienin me zemërim për shfrytëzim të pashpirt, neglizhencës dhe shtypjes që i bënte objekt. Osmanët ishin dritëshkurtër dhe pa arsye, por armiqtë që kishin krijuar kishin vizione të gjata. Edhe sot, Turqia është e rrethuar me shtete që ushqehen me një armiqësi të rrënjosur në të kaluarën. Një trashëgimi keqe e Osmanëve.

Revolucioni Francez i vitit 1789 ndezi një flakë të re të lirisë dhe nacionalizmit, që e përfshiu Europën si një furçë zjarri. Këto koncepte ishin të huaja për Osmanët. Vendi ishte nën kontrollin e fanatizmit fetar, dhe nuk ishte një komb në kuptimin modern, por ishte një “ummah”, me një bërthamë fetare. Një nga një shtetet vasale nën sundimin Osman u zgjuan dhe filluan të revoltoheshin. Së pari Greqia në 1820, pastaj në 1876 Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina luftuan për pavarësi. Në vend, pakica Armene u bënë shqetësim dhe ata rebelonin vazhdimisht. Së fundi, në vitin 1917 Arabët u revoltuan. Sulltani dhe klika e tij qenë të paaftë për t’u marrë me këto fatkeqësi.

Osmanët ishin jo-popullore nëpër botë, ata nuk kishin miq. “Fuqitë e Mëdha” i abuzuan dhe përdorën ata. Edhe Arabët, bashkëfetarët e tyre, kanë qenë armiqësore dhe ndikuan nga afër për një pengim. Grekët dhe Armenët, si të krishterë morën simpati të jashtëzakonshme dhe ndihmë nga Perëndimi kundër Osmanëve. Në rastin e Greqisë, Lord Bajroni, poetit të njohur britanik nguliti në vendlindje gjendjen e grekëve nën zgjedhën e “barbare” të Turqve Myslimanë. Ai bëri fushatë të fuqishme për çështjen Greke; Paraqitja e tij ishte “Greqia na dha demokracinë dhe qytetërimin perëndimor; si mund të injorojmë aspiratat e tyre për pavarësi dhe luftën e tyre të shenjtë për liri nga turqit brutalë. “Në funksion të këtyre fatkeqësive Osmane Sulltan Resat (1909-1918) në një shpresë të dëshpëruar bëri thirrje vendeve myslimane?; dhe më 11 nëntor 1914 shpall Xhihadin kundër Aleatëve.

Ai u bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën të ngriheshin dhe luftonin për kauzën Islame në anën e Osmanëve! Mjerisht, asnjë vend Mysliman nuk iu përgjigj thirrjes së tij. Në vend të kësaj, gjatë Luftës së Parë, Britanikët përdorën muslimanët Indiane në Galipoli, Francezët përdorën muslimanët Senegalez në Adana, Urfa dhe në Galipoli, dhe Rusia përdori Tartarët Myslimanë në Frontin Lindor kundër Osmanëve. Në vitin 1917 Arabët myslimanë tradhëtuan Turqit në bashkëpunim me Britanikët. Në këtë përmbysje të fundit Sultan Vahdettin (Mehmet VI), tradhtari i fundit, dhe shpura e tij u larguan nga vendi më 17 nëntor 1922, duke hipur në një luftanije Britanike që shkonte për në Maltë. Vendi u mund, por në një kuptim ajo ishte çlirimi nga një mallkim që zgjati për më shumë se gjashtë shekuj. Një nga një të gjitha shtetet e vasale dhe minoritetet u çliruan prej Osmanëve, e fundit ishte pjesa më e madhe Turke.

Dinastia Osmane ishte një racë e korruptuar e cila neveriti nënshtetasit e vetë, dhe i grabiti ata nga të drejtat e njeriut të qytetëruar të dhëna nga Perëndia, të drejtat e grave, të drejtat për arsimim dhe të drejtat për një jetë të mirë. Do të ishte një gabim monumental për të pastruar, rehabilituar e të shenjtërosh këtë dinasti të shpërbërë. Është një iluzion të pritet ndonjë e mirë nga Fantazmat Osmane. Osmanët janë të dalë nga moda 200 vjet më parë; sot Otomanizëm është thjesht një anakronizëm.

Shënim: Projekti për ta kthyer Turqinë në lavdinë e Perandorisë, nuk është një projekt që bëhet për të zhvilluar Turqinë, por për t’i dhënë pushtet vetes si sulltan, Erdogani. /AÇ

2 KOMENTE

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here