Faik Krasniqi: “Zonja Brovina, nuk duhet të hidhërohesh vetëm pse u rrëzove ti nga dardha”

0
336

Një ditë pasi deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina shprehi hidhërimin e saj me përgjimet telefonike të klanit pronto, ku i ishte përmendur emri, ka reaguar publicisti Faik Krasniqi.

Krasniqi nëpërmejt një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se,hidhërimi i zonjës Brovina ishte i drejt.

Mirëpo sipas tij, nga bashkëpartiakët e Brovinës qe 17 vite është duke vuajtur edhe i gjithë populli.

Ky është mesazhi i publicistit Krasniqi për zonjën Flora Brovina

Me të drejtë është hidhërimi i zonjës Flora Brovina, pas ofendimit që i kishte bërë krimineli Adem Grabovci. Por zonja Brovina, këta shokët e tu neve qe 17 vite përveç që po na ofendojnë, edhe po na terrorizojnë, po na vjedhin, po na plaçkisin dhe shkatërruan edhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Zonja Brovina, ku ishe që ta mbrosh popullin tënd nga shokët e tu?

Apo vetëm hija jote ishte në Kosovë, por jo edhe ti që t’i shikosh krimet e bashkëpartiakëve të tu ndaj popullit tënd. Kam respekt për ty personalisht, por jo të hidhërohesh vetëm pse u rrëzove edhe ti nga dardha! Ti u rrëzove njëherë dhe të dogji, por shokët e tu neve çdo ditë na rrëzojnë nga dardha!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here