Erdogani, miku i Shqipëriseë? Do të ndërtojë një aeroport? Uau!

1
224

Iliriana Koleka

Po me sa xhami duhet te na budallepsë miletin ky Erdogu që të na japë paratë e aeroportit, e ke menduar?
Po sa herë sheshin e Gjergjit do ta pushtojë me trupat turke, që të japë ty lëmoshë ca miliona, e ke menduar?
S’ka para qyl!´

Mos lejo që fetë të na hypin mbi qafë!
Çdo kishë e xhami, në vënd të një shkolle, është edukim me alcajmer.
Di ndonjë popull të edukohet me viruse harrese?
Jo, unë s’di!

Enveri i ka rënë pikës për të tëra vlerësimet, që i ka bërë historisë dhe rolit të përçarjes fetare në Shqipëri.
Patëm fat me vërtetë me kometën Enver Hoxha, se ajo kalon një herë në kushedi sa kohë, këndej pari dhe ne ishim bashkëkohësit e saj.
Në tërë historinë tonë të mbushur me terrin e pushtimeve të hordhive të huaja çfaruese, ai kaloi dhe ndriçoi qiellin.

Vetëm ai ishte kaq me kapacitet sa të zbulonte ekuacionin e nxjerrjes në dritë të Shqipërisë. Ekuacion me shumë të panjohura, që ai si gjeni i çështjes kombëtare, e zgjidhi ne mënyrë brilante.

Ndiq fije për pe mësimet e tij e lëre Erdogun dhe papën e Romës, se nuk të shpien asgjëkundi!

1 KOMENT

  1. Iliriana,

    Enver terroristi nuk ka qene komete, por terrorist komunist. Enveri nuk ka dashte konkurence fetare spese feja e Enverit, Marksizmi ishte religjion sepse ne Propagande ishte Parajse, ndersa ne realitet ishte ferr. Enveri e ka bere njeriun e ri socilaist… dmth pa komb, pa ndjenja njerezore, vetem me ndjenja marksiste. Ndersa ndalimi i religjioneve tjera ka qene vetem farse, sepse askush nuk mundet askend me e ndalue me pase BESIM. Njeriu beson ate çka don. Mdersa sa i perket aeroportit erdoganik, …ai mund te ndertoje ne SHQIPERI vetem ate qka ju i lejoni atij muslimani te ndertoj. Pa miratimin e SHQIPERISE, pismiletet tyrqelik nuk mund te ndertojne asgje ne Shqiptari.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here