ELITAT E FISNIKËT SHQIPTARË DHE SISTEMI POLITIK

0
193

Arben Çokaj

Në diskutime me ish- të persekutuar të regjimit komunist, vëren se dominon mendimi që Enveri e komunizmi po na lënë edhe sot në prapambetje. Ata shajnë e mohojnë çdo zhvillim pozitiv, që u bë në atë kohë dhe si të tillë kanë edhe të drejtë. Ka të drejtë edhe Sytari, nga pikëpamjet e tij islame.

Por edhe pse komunizmi ka ndikim edhe sot në mentalitetin shqiptar, unë mendoj se kjo nuk është pengesë domethënëse për zhvillimin tonë sot. Mendoj se islami e mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisē sonë, gjeneron korrupsion e hajni, shkrehje të respektit për shtetin, institucionet, ligjet e rregullat. Komunizmi nuk i ndali psh. vendet e ish-Lindjes komuniste të hynin në BE, as Rumaninë e Bullgarinë, nuk na ndalë as ne.

Por të ashtu-quajturat “elita e fisnikë shqiptarë” duket se janë inkoherentë. Kam frikë se ashtu ishin edhe më 1944-n, se kot nuk erdhi Enveri në pushtet e instaloi komunizmin. Këto “elita” presin që pushtetin t’ua dhurojnë, nuk ndjekin logjikën e sistemit politik, të organizohen, të marrin mbështetje popullore dhe të marrin pushtet, janë shqip të paditur e pakicë! A mbetën kështu se regjimi komunist i persekutoi?

Nuk ka dyshim se edhe kjo mund të jetë, por më shumë duhet të jetë kjo që po them unë, ata janë ende të paditur mjaftueshëm dhe pakicë, dhe janë kryesisht elita të turqelizuara e me tehspie në dorë, si këshilltari i Presidentit. Se po të ishin të ditur e shumicë, atëherë s’e linin Enverin të vinte në pushtet, po ashtu edhe sot, do të merrnin pushtet, e nuk presin t’ua dhurojnë të tjerët…

Tani ne kemi edhe ish- të persekutuar, që morën edhe pushtet, dhe vodhën edhe ata e nuk bënë ndonjë gjë, ngjashëm me këta tjerët, që nga Kurt Kola, Jozefina që vodhi edhe pronat e kushërinjve e deri te Lorenc Luka. Ja e zëmë, ish- fisnikët ngrenë dorën në narcizmin e tyre, duke thënë “ne bëjmë shtet”, po ejani e konkurroni me ide e me zgjidhje, për këtë popull, e jo për vete, merreni votën dhe bëjeni shtetin. Kush po u ndalon? Apo po prisni me ua dhanë pushtetin ish-komunistat?

Duke sharë komunizmin vetëm lirohesh pak, por pa punë të vyera e në shërbim të vendit, nuk ka sukses. Elitat shqiptare këtë të bëjnë, të përdorin dijen që ata pretendojnë se e kanë (e që unë e vë në dyshim) dhe të ofrojnë alternativa të besueshme e të dobishme për këtë popull, se duke sharë të tjerët, pa paraqitur asnjë alternativë, nuk besoj se ata ofrojnë ndonjë zgjidhje më të mirë se Sytari me islamin e eZanin…

Fisnikët shqiptarë duket se duan një shtet për vete, e jo për popullin. Një shtet për kapidanin e Mirditës, për bajraktarin e Hotit…, e atë jo me e fitua vetë me votë, por me ua dhanë, si ua dha turku pushtetin e pronat dikur…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here