Elgji për gazetarin Ramazan Bizga nga Nikoll Ulndreaj

0
1668

Nikoll N. Ulndreaj.
Poeti dhe pena brilante Nikoll N.Ulndreaj e ndjeu me shpirt dhimjen, per vdekjen e pa pritur te gazetarit te mirnjohur Ramadan Bigza.
Keto rreshta jane sa rrenqethes po aqe kuptim plot,poeti i thur vargje kolegut gazetar,dhimja e shprehur ne vargje perjeteson pa vdeksin e Ramadan Bigzes. Te faleminderit o Nikoll sa bukur e shkrove kete ELERGJI, Detikuar gazetarit Ramadan Bigza.
/Gjin Musa

ELEGJI

Dedikuar gazetarit Ramadan Bigza

Askush s’ka fuqi ta ngushëllojë
Këtë ditë të ngrirë maji
Që endet rrugëve duke holluar hijen
Nëpër shirat të vrullshëm
Grahma i tretët
Mbi buzë e qeshura iu ka tharë
Si barë shkretëtire
Qyteti i stinëve kthehet në qytet
Të buzëqeshjeve të largëta
Hëna e fëmijërisë tërhiqet zvarrë pas
Rënkimit të dhimbje të acartë
Në çdo anë të shpirtit dyshim
Se nuk do ta shohim më kurrë të lëviz
Sy e vetull
E unë s’mund të them as një fjalë
Një heshtje e thatë xhungle
E ngathët
Thyente qelqet e të papritmës
Të nxjerr vrerin e karafilit që u vyshk
Rozafa pse po qan në heshtje
Nën degëzën e ndrojtur
Të kësaj dite Ramadan Bigza?!
Ndoshta ngase u sosën stinët e shëtitjes tënde
Mëngjeseve, mesditave e mbrëmjeve
Qytetit të të gjallëve…

Tiranë me dt. 06.06.2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here