ELEGJI PËR NJI MIK QË IKU NALT… NALT

0
682


Fran Ukcama

ELEGJI PËR NJI MIK QË IKU NALT… NALT

kushtur gazetarit RAMADAN BIGZA

Unë në heshje kjava se e shtypa shpirtin,
gjamë nuk nisa se isha i vetem,
oh zemra m’theri për Mik Ramadan Bigzen,
dhe thirra zhgabonjtë mbi plisin e epër..
Thirra bilbila maleve në jug,
zgalemet i thirra Athinës, Mesdheut,
nuk me besohet se udha ka hupë,
ngrihu fisnik i Shoderloce nderi…
Ngrihu Fisnik, ku mundem të gjej,
udhëve të Athinës si vit në vit,
Ti mbet fjalë, urti dhe këngë,
ti gazetar, i ndritun, unik…
Ti me forcë sfiniksi antikitetit,
Greqisë cep e më cep i njohur,
ti nder e frymë shpirti i fale Atdheut,
brilant shkrimet, dashnitë nuk t’u sosën..
Unë gjamë nuk hapa te dërrasa e vorrit,
zhgabonjtë e maleve vikatën,
unë di se ditën e bën pushim,
rizgjohesh natën…
O i urti fjalë ndrituni, uragan,
për çeshtjet kombëtar gjithkaherë vullkan,
ti rron te ndjenja, te shoqnia vyrtyti,
Nisu në Kampinat, ngrihu Ramadan…
Te Sigru-Fiks, ku ne takoheshim,
ne u kthevsha Atikës prap të gjej,
portretin tënd si diell qershori,
e kam në sy, në shpirtin që dhëmb!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here