Egot e sëmuara të kastës në pushtet

0
507

Nga Skënder MULLIQI

Në shtetet Perëndimore pa knaqësitë qytetare karshi pa drejtësive në punë, ose gjetiu nuk heshetën. Atje protestohet për gjera të “vogla” në krahasim më shtetet e sa po dala nga sistemi komunist, apo të cilat gjinden në fazën e tranzicionit. Nese pushteti në vendet e zhvilluara ndryshon diçka jo shumë në favorin e të punësuarëve, pa vonuar shfaqën protestat në forma të ndryshme deri të realizimi i kërkesave të tyre. Tek ne për pa drejtësi shumë të mëdha së qanë kokën askush. Punë dhënësit kur të dëshirojnë i largojnë nga puna, e jo qe vjen në shprehje ndonjë protestë. Edhe ata që punojnë në sektorin shtetëror hidhen si lecka nese nuk janë të dëgjueshem karshi pushtetarëve ose njerëzve të para politikës.

Punësimi kryesisht po bëhët sipas qelësit partiak pa marrë para syshë kualifikimit ose dijës.Këta pushtetarë e kan pru gjendjen ashtu që nuk po ka mundësi as të protestohet, nga lodhja më këtë gjendje të mjerueshme, ku punëtoret nuk mund t’i lidhin dy skajët. Ligji i punës nuk po gjën zbatim, dhe nuk kemi ndonjë reagim nga organet relevante shtetërore. Sindikatat ekzistojnë sa për sy e faqe, më mirë mos të ekzistonin fare.

Kosova e vogël është bërë vend i numrit rekord të atyre që po kërkojnë punë. Pushteti në Kosovë nuk po punon për tu siguruar atyre kushte minimale për ekzistencë. Në vendët demokratike gadi që nuk ekziston pushtet, i cili nuk kujdesët për të gjitha kategoritë shoqërore.Tek ne drejtësi nuk ka. Oligarkët kan krijuar gjithë komforin për vete, duke filluar nga veturat më të shrejta, shtëpitë më luksoze, para të vjedhura më bollëk, e shumë ç’ka tjeter.

Në anën tjetër kemi ende njerëz të cilët po jetojnë si n ë mesjetë më shtëpi të prishura ku dëperton shiu dhe të ftoftit, ku po depërtojnë sëmundjet dhe vdekjët e para kohshme. Kata oligarkë të pa ngopur më mjeshtri dhe më rrena po e pasivizojnë pjesën dërmuse duke ua pamundësuar ti kërkojnë të drejtat e tyre legjitime. Po e eksploatojnë këtë popull si në feudalizmin e hershem. Po e manipulojnë dhe shantazhojnë në forma të ndryshme.

Këta tiranë po e gllabërojnë mundin dhe djersën e popullit. Gjithmonë mbrendia po është e njejtë vetëm së po i ndryshojnë modalitet për të kamufluar mirë dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll. Lufta e kësaj klase politike nuk po zhvillohet për prosperitet dhe mirëqenje, po luftojnë më të gjitha forcat për ti forcuar pozicionet që i kan në pushtet. Ligji vetëm në letër është i barabartë për të gjithë, e faktikisht po është krejtë ndryshe. Ndikimi i oligarkëve është i madh mbi organet e drejtësisë dhe në gjyqësor. Kështu po ndodhë edhe në çdo pore të jetës.

Kapitalizmi nuk është sistem për të plaçkitur dhe vjedhur. Që të krijohet ambient jo apsolut do duhet të kemi organe gjyqësore të shëndosha, të kultivojmë krejt tjetër të kulturë të punës. Sidomos kur bëhët fjalë për kulturën e punës kemi mbetur shumë mbrapa. Jeta është margjinalizuar, dhe gjithë ajo që dinë të punojnë kjo klasë sunduese politike është pazari për kulltuqe si dhe për ti kënaqur egot e tyre të sëmuara…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here