Edi, Hashimi dhe Atifetja “të prekur” për filmin “Shok”

0
550
Po ngarkohet...

Elida Buçpapaj | 26 janar 2016

Filmi “Shok” është nominuar për çmimin Oscars.
Lajm i madh, që bën histori për kulturën mbarëshqiptare, pa kufij.

Filmi me metrazh të shkurtër është një bashkëpunim shqiptaro-britanik që zgjat vetëm 21 minuta. Skenarist dhe regjisor është Jamie Donoughue. Ngjarjet e filmit rishjellin në ekran periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën pushtim. Filmi i dedikohet miqësisë dhe botës të madhe të dy fëmijëve të cilët përballen me sfidat e mbijetesës gjatë luftës. Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott. Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli, drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson, ndërsa në kastin e filmit luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Të gjithë shqiptarët dëshirojnë që ky nominim të kthehet në çmim.
Ky film të paktën do të duhej të shihej nga dhjetë milionë shqiptarë.
Përse artistët shqiptarë të jenë më të varfërit e botës, ndërsa politikanët shqiptarë më të pasurit e botës ?!
Pas nominimit të filmit po reagon politika shqiptare në mënyrë tepër folklorike.
Pas nominimit vendosën që ta shohin filmin. Si kope.

Hashim Thaçi e pa filmin dhe nisi me qajtë, Atifetja po ashtu asht prekë fort, si Atifetja edhe Edi Rama. Është tronditur, është shkundur!
Prisni kur të preket, edhe Luli, Meta, dhe Berisha !
Berisha do ta shkruajë vetë komentin e tij, Luli dhe Meta do të ngarkojnë shkrimtarët e partisë.
Por mjerisht nuk kanë asnjë shkrimtar.
Por problemi është se përse tani ?
Përse kaq vonë!
Përse nuk e hapën gojën kur filmi u shfaq së pari ?
Sepse nuk marrin vesh fare nga arti.
E tash që dalin, shfaqen si për të vërtetuar thënien “better never than late” – “më mirë kurrë se vonë”.

Sepse kësaj zonjës dhe këtyre zotërinjve ju desh ta shihnin e vlerësonin filmin pasi ky u vlerësua nga Akademia e Filmit dhe e Shkencës – Academy of Motion Picture Arts and Sciences – po përse nuk e nuk e panë kur duhej, përse nuk qanë kur duhej, sepse lotët e tyre janë vetëm lotë aligatorësh, prandaj.

Jeta e politikanëve shqiptarë është boshe, e zbrazur nga ndjenjat, nga bota e librave, e ekranit të madh.
Artistët janë të vërtetë, ndërsa politikanët janë gënjeshtarë.

Artistët vuajnë për atë që u sheh syri dhe nuk harrojnë atë që ka vuajtur ky popull, kurse politikanët janë të angazhuar deri në fyt me intrigat e pushtetit, por kurrësesi me artin, që në rastin e filmit Shok, sjell vetëm një grimcë nga drama e madhe e një populli të tërë, që meritoi vlerësimin e institucionit botëror më të famshëm të filmit.

Rishtas i urojmë filmit që ky nominim të kthehet në çmim, ndërsa politikanëve shqiptarë, ju lutemi “mjaft me cirk”, se dukeni si kllouna.


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu