Edhe sa kohë do të vazhdojnë lojërat politike në kurriz të Kosovës?

0
445

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Nese dikush ka besuar dhe ka besuar së kjo strukturë politike e cila e ka zaptuar shtetin, janë do burra të mirë të kombit, duket së se po iu bien në tokë përfundimisht maskat. Përgjimet që po dalin në opinion e sidomos veprimet e deritashme po e dëshmojnë katercipërisht këtë. Fjalori i tyre i ndëgjuar nga këto përgjime fletë për nivelin e tyre intelektual dhe nivelin e tyre njerëzor. Po iu bien maskat kësaj kaste politike në pushtet e cila gjithnjë e më shumë po e dokumentojnë së pak gjë kanë të përbashkët më profesionin e politikanit. Parat e popullit janë shumë të pa dhimbshme për ta.

Dikush do të thoshte heu po taksirat pat ky popull më këtë klasë politike në krye të shtetit, në kohën kur ky shekull më të drejtë konsiderohej si shekull i shqiptarëve. U tubuan gjithëfarë masllahati në krye të shtetit dhe në mbarë aparatin shtetëror. Të gjitha zgjedhjet e pas luftës tash duket ashiqare së ishin të manipuluara, se ishin zgjedhje të vjedhjeve industriale të votave, së ishin zgjedhje ku interesat e popullit u qitën jo në planë të dyte, po as nuk janë futen fare në tefterët e tyre. Na është mbushur qeveria dhe parlamenti me bajloza të cilët po shihet edhe nga aeroplani së janë aty për ti realizuar interesat përsonale .Janë majmur më para të populli si majmen postermat e tynehershit.

Prodhuan gjatë këtyre viteve aq shumë afera dhe gjoja zenka të ndërsjella, veç sa për ti qitur hy syve këtij populli i cili nuk po ka kush që e zgjonë nga gjumi i rëndë.Veq nese u bien tupanat e dasmave verore të veshi, se vështirë që levizin për ti stopuar këta pushtetarë. Bashkësia Ndërkombëtare po i ka të prefuar këta njerëz në krye të shtetit. Të gjithëve ua kan dosjet dhe ua kanë zënë “bishtin më derë”, e këta nuk pritojnë hiq edhe detyrimisht ti kryejnë detyrat hyzmeqare. A ka gjë ma mjerim për këtë Kosovë së këta njerëz të deligjitimuar të thirren dhe të qierrën në kup të qiellit së gjoja na i përfaqësojnë interesat e popullit? Tash besa po thirrën dhe po i përfaqësojnë interesat e popullit së , ky popull po ua qetë do vota, e të tjerat vota të nevojshme i bajnë vetë për të ardhur në pushtet.

Po i mashtrojnë popullin më parat e tyre, duke i joshur edhe më poste e privilegje të tjera. Kjo është e turpshme, e pa moralshme dhe aspak nuk ka të bëjë më shtetndërtim dhe prosperitet të gjithëmbarshem. Pushteti i mbushur më njerëz të proceseve gjyqësore, dhe më njerëz të korruptuar, është pushtet i cili Kosovën dhe popullin po e qon drejtë greminës. Po dihet tashmë botërisht së këta do ta mbajnë pushtetin edhe më forcë nese është nevoja, së janë bër vet shteti dhe janë berë vet populli.Të gjitha këto hajni të mëdha e të vogla, të gjitha këto uzurpime, dhe prapë vazhdojnë pa fije turpi të mbesin në pushtet, dhe kur të vijnë zgjedhjët lokale e nacionale pa fije turpi e kërkojnë votën e popullit!!!

E dinë mirë së prapë do të fitojnë, e dinë mirë së do të fitojnë së mashtrimin dhe shantazhin e kan mësuar mirë, për të ardhur deri të pushteti. Nese veq pak iu rrezikohet puna që mos më ardhë në pushtet, e kan planin rezervë, i kan planet së si dhe çka duhet bërë që këtë “mungesë“ votash, ta kompenzojnë më vota të vjedhura dhe të shantazhuara. Pse mund të fitojnë prapë zgjedhjet shtrohet pyetja logjike? Mund të fitojnë sepse i kan parat e popullit në shfrytëzim dhe çdo mekanizem tjetër shtetëror. Mund të fitojnë sepse kan arritur ti qesin nga loja intelektualet, dhe kujtë kan populli pastaj më ia qitë kokrrat veq këtyre. Pasi ende nuk kemi ndonjë parti të re të fortë politike, PDK, LDK, AAK, VV janë prapë partitë kryesore nga të cilat do të dalë pushteti I ardhshem.

Sërish do të fitojnë pushtetin ata që gjendjen politike dhe gjendjën ekonomke e kan pru në pikën zero, e nuk ishte dashur të ndodhë më asnjë kusht. VV deri më tash nuk e kishte pushtetin qendror, por nuk u treguan shumë efikas si partia kryesore opozitare karshi pozitës. Më shumë pamë zhurmë se sa vepra konkrete për të hequr këtë pushtet. Kam përshtypjën së atëherë kur vala e protestave ishte rritur, dhe shtohej edhe besimi së ky pushtet do të hiqët, dikush nga opozita duket së nuk ishte i interesuar që kjo edhe vërtetë të ndodhë. Pozitë dhe Opozitë sikur po janë të interesuara që gjendja e status-kuosë të vazhdojë sepse në pyetje është edhe puna e Gjykatës Speciale.

Sinqeritet politik duket ekziston tek Opozita kur bëhët fjalë për temën e Demarkacionit më Malin e Zi, por edhe për temën e “Zajednicës”. Të shohim së edhe sa kohë do të vazhdojnë lojërat politike në kurriz të popullit dhe në kurriz të shtetit të ri të Kosovës…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here