Disa poezi nga Shqipe Hasaj

0
458

Nji pene brilante, qe ne çdo moment kerkon te postoj diçka te re.
Po Shqipja eshte e pranishme prane lexueseve, ne ç’do kohe me nji krijim te ri.
Lexuesit, analistet dhe publicistet e vleresojnë penen e saj krijuese, ajo here vjen e qeshur si vete natyra qe ka, here vjen me nji mellefe, urrejtje per padrejtesitë e kohes, po ne fund te fundit ajo shpreh vargun poetik, realitetin ne te cilin jetojm dhe perballemi çdo dite.

Gjin Musa, Gazetar dhe analist i pamvarur.

Ne pritje të fatit

Si humbin rëte e zeza
A’shtu humbe edhe ti.
Pse ? Si lisi n pa rrënje
me len ne vetmi?
Sikur edhe nje her të shiheshim
E’te perqafoheshim me mallin qe patem dikur
Qe t’mos e harroje, aromen e trupit tënd.

Kur ike nga une pa thën as ni fjalë
Si lisin me rrenjet me rejnjet e thara me le
Me le mbi tokë, te shtrirë per dhe, me lot ne sy
U treta u thava koha më bëri hi.

Nuk me duhet as gjë, paraja e botes
Vetem ti kthehu edhe ni her paran votres.
K’thehu se kjo zëmer e thar po të pret
Nuk dua te largohem nga kjo jete,pa te pare edhe nji here.
Pak uje, pak buk e krip,
por ty të te kem prane,
Edhe jeta ime kuptimin e gjën.
Me ësht thar shpirti, me ashte ba si eshka
Kthimin tënd poe pres, siçe pret zogu folen…
28 korrik 2016, Zvicer.

Rrëzë një Mali!

Në nje shpie per bri një mali
Ne dritare rrija duke veshtruar
Një çerdhe prej balte, qe zogjet kishin ndertuare
Zogjet e vegjel endacak, cicironin
Prisnin nanen puntore, qe fushave fluturonte pa pushim
vocrrakeve tu sidhte sa ma shume ushqim.

Fluturonte fushave te gjera e pa mbarim
me ate sqep te vogel mblidhte thermika
T’u sjillte voglusheve sa shume ushqime
Po sa ngjitej te qerdha e vogel
Fillonin zogjt e cicironin më gëzim
Nëne e bukur nëna jonë, na sjelli ushqim!
O ni krimb a një buberrec,
karkalecat plot livadhet
zogj e vegjel i ushqente nëna e zellshme puntore
Me sa zelle i shkrova keto vargje
e loti syrin ma turbulloj
ç’heqe nana e shkret, gjithmon me lufte e kalon kete jete.
ketu vargun ndalova!
Mjafte nuk dua asnji nene ta lendoje
Nena eshte nji fjale… eshte nji permendore.

Nëne Tereza

Nëne Tereza bamirsia e botes
Krenarija nderi i kombit Shqiptar
Lere Kaluten eja ne trollin tane
Na ndriço kombin, na e rrite prestigjin
Ti qe durt i kishe prej mendafshi
Ti qe t’smurit i rrishe tek shtrati
Ti qe trupin tënd kurr se kurseve
Ktheju na sjell edhe pak dritë edhe neve.
Nënë madhja jon t’lutem pa nda
Popullin tende ti bekoje,
Na ndriço rruget e jetes, na jepe shpresen.
Nga parajsa ku ti nëne shejtron”
Lutu ti lutu per kombin tonë.
Mos na lëshoh nga lutjete tuaja
T’jeter shpres nuk ka per mua.
Te ti kam te pa vdekshem besimin
Te ti nëne gjej ngushllimin.
Te ti nënë gjëj shpetimin !
Te ti nënë urtesin e gezimin.
Te ti nënë paqen bekimin
Te ti gjej qetsin e jetes !
Ti je shembulli i ngjalljes së shpreses!
Te ti shpresa kurr nuk vdes
Për amshim lutem e pres…

26 Korrik 2016.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here