ÇMENDURIA NUK KA FUND…!

0
350

Gjin Musa – gazetar

Në këto kohë teper te trazuara, me konflikte nderetnike, ato fetare e raciale, ne Shqiperi, mjerimi i njerzeve “politike apo akademike” po arrin kulmin e injorances. Ne skene ka vite qe kane dalë ca “personazhe” gjoja publike, gazetare “investigues”, “analiste”, qe e kane perçmuar intelegjencen e gazetarise se vertetë. Politika ka inkriminuar gjithçkahin ne Shqiperi; drejtesinë, prokurorinë, inteligjencen e lekundur, po realisht inteligjence e blere dyereve te universiteteve private.

Pushteti i Berishes ka rritur nje pjelle politike te pamoralshme, qe do te thote se “intelekti” i tyre i ngjane një pusi ku balta e ka bere te pa pishem ujin. Nuk munda te qendroja duar kryq perballe nji deklerate te prof. Mark Markut, te nji ushtari te çoroditur ne kopshtin e kopese se Berishes. Ky “prof” mjeran, njeri me qafen e shkurte dhe trurin te dalur jashte kontrollit, na doli keto dite si nji bishe e eger nga mali. Po kujte iu drejtua kjo “bishe” mjerane?

Populli thote një fjale te urte: “mos t’u rrite mendja”. Po ka edhe nje më te goditur: “Mos te hyptë i keqi ne shpinë… se nuk njef as moral dhe as njerezi”. Mark Marku iu versul njeriut te letrave shqiptare, te madhit Dritero Agolli! Sa e habiteshme po aq trishtuese. Një ish deputet i PD, nji ish “personalitet i pd-es”, i cili pasi Berisha e mjeli mire e mire i tha ketij Markut “pa kris bythen nga PD merru me punet tuaja o njeri i rendomte”. “Prof” M. Marku ka kohe qe eshte bere qesharak i medieve dhe i ekraneve televizive, njeri pa diapazon, i ngurte ne goje dhe ne logjike, kopjues dhe shpesh i pa durueshem ne ekranet e TVK (sepse asaj klase i perket); klases se llumit dhe pisllekut te “inteligjences” Berishiane.

Tani po afron fushata elektorale,biles i ka ndezur motoret e fushates se turpit, dhe sigurisht qe ne kete turp duhen “prof” te tipit Mark Marku per te degjeneruar realitetin, per te shperftyruar historine dhe inteligjencen shqiptare. Kjo kohe eshte koha e “reabilitimit”te ballisteve dhe e pështyrjes te figures se shkrimtarit me fame ,inteleltualit dhe burrit te zgjuar Dritero Agolli. Kete mundet ta bejne vetem dy ushtar te Sali Berishes; i pari Presidenti i republikes qe quhet Bujar Nishani dhe i dyti një argat qe quhet Mark Marku. Dekorimi i ballisteve, nga krye ballisti dhe anti shqiptari Bujar Nishani eshte hapi i pare per te krijuar premisat per nji destabilizim te mundshem te vendit.

Nje artikull i shkruar kunder Agollit nga një person pa asnjë vlerë politike dhe intelektuale, qe quhet Mark Marku, eshte akti i dytë i ndyr per te baltosur personalitetet shqiptare. Te dyja keto veprime dhe veprimet e paralajmeruar nga PD dhe LSI jene skenaret famëzeza te nji destabilizimi te mundshem. Ne keto 26 vite politiken shqiptare e ka çoroditur Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy klounet ma te zinj per shqiptaret brenda dhe jashte kufirit. Deklerata e M.Markut i ngjan një veprimi te një njeriu qe ka dalë nga ekuiliberi politik dhe njerzor, një njeri i shitur te bota e disinformimit dhe bashkepunetor i botes kriminale te Sali Berishes.

Intelektualet shqiptare, Akademia e Shkencave, njerëzit e letrave duhet ta dergojnë per ndjekje penale kete zedhënes te inkriminimit, te shpifjes dhe te denegrimit te madhit Dritro Agolli. Drejtesia dhe njerëzit e inteligjences të kerkojnë urgjentisht proçedimin penal ndaj ketij shpifsi ordinjer. Mark Marku duhet te kerkojë ndjes publike z.Dritero Agolli, dhe inteligjences se vertetë Shqiptare per kete shpifje te ndyr dhe te pa preçidencë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here