BOTIM BIBLIOGRAFIK PËR ARBËNESHËT E ZARËS

0
710
Po ngarkohet...

Dr. Nail Draga

Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq, SHQIPTARËT PËR ARBËNESHËT E ZARËS, Botoi: Kisha Katolike-Braticë, Ulqin 2016

Trajtimi i temava në lidhje me diasporën shqiptare paraqet çështje me interes shumëdimensional, nga vet fakti se ata janë pjesë e pa ndarë e kujtesës sonë kombëtare. Në kuadrin e diasporës historike bën pjesë edhe ajo e Arbëneshëve të Zarës, të cilët janë vendosur në ketë mjedis në dekadën e tretë të shekullit XVIII, përkatësisht në vitin 1726.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

Pra ky vit është jubilar i 290-ti i vendosjës së tyre në mjedisn e ri, duke kriuar vendbanimin e tyre me emrin Arbanasi, në Zemunik të Zarës. Por, ndonëse kanë kaluar rreth tre shekuj, të popullsia arbëneshe e Zarës, ndonëse e vogël në numër dhe e shkëputur nga vendi ame Shqipëria veriore, ata nuk e kanë humbur identittein e tyre kombëtar. Ata si të shpërngulur nga zona e Shestanit në pjesën veri-perendimore të Krajës, me plot sakrifica mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës, duke bërë emër në mjedisin e ri përmes kuadrave të njohura në veprimtari të ndryshme shoqërore.

Interesimi për arbëneshet sipas informacioneve që disponojmë është i dukshëm nga fundi i shek.XIX, e më pas, nga del se nga ajo kohë janë shkruar artikuj dhe studime të ndryshme për këtë diasporë shqiptare.
Në gamën e gjerë të studiuesve vend kryesor zënë gjuhëtarët, sepse e folmja arbëneshe, është arkaike dhe me shumë interes për zhvillimin historik të gjuhës shqipe dhe të leksikut të saj. Madje për ketë të folme janë mbrojtur edhe disertacione nga autoritete shkencore siç është psh. Dr. I.Ajeti etj.

Arbëneshët e Zarës kanë dhënë përsonalitete nga fusha e letërsisë siç është Josip Rela, artit muzikor Shime Deshpali, shkencës Kruno Kërstiqi, Aleksandër Stipçeviqi, sportit Josip Gjergja etj. Për këto veprimtari por edhe të tjera, autori i këtij botimi sjell të dhëna më interes, që japin mundësi për hulumtime të metutjeshme.
Nuk ka dilemë se personaliteti më madhor i arbëneshëve të Zarës, ishte akademiku Aleksandër Stipçeviqi(1930-2015) që ishte studiues shumëplanësh si në arkeologji, ilirologji, albanologji, histori, etnologji, bibliologji e socilogji të librit i pranuar ne përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në sajë të përgatitjës profesionale dhe njohës i disa gjuhëve të huaja veprimtaria shkencore e A.Stipçeviqit zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore, arkeologjia dhe bibliologjia. Ka botuar në publikimet nacionale dhe ndërkombëtare rreth 40 libra dhe më shumë se 200 punime shkencore dhe profesionale në gjuhën kroate, italiane, shqipe, angleze, franceze, arabe e perse.

Ndër botimet kryesore veçojmë: ”Arti dhe religjioni i Ilirëve”, “Ilirët”, “Bibliografia e Ilirëve”, “Ilirët-historia, kultura, jeta”, “Simbolet e kultit të Ilirët”, “Historia e librit”, “Censori i përsosur”, “Historia sociale”, “Tradita kulturore e arbëneshëve të Zarës” etj.

Për veprimtarinë e tij shkencore është dekortuar me tituj të ndryshëm, ku në mes tjerash edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani në vitin 2001, me dekoratën “Naim Frashëri i Artë” me motivacion ”për kontribut në zbardhjen e historisë së Ilirëve” , si dhe me dekoratën “Gjergj Katstrioti-Skënderbeu” nga presidenti Bujar Nishani në vitin 2015, “për meritat shkencore, publicistike dhe kombëtare”.

Nga opusi i gjerë kriues i A. Stipçeviqit ka mbetur emblematike thënia e tij se “historia e Ballkanit fillon me Ilirët”, duke u bërë testament për sudiuesit serioz nga fusha e historisë së kohës vjetër.

Autori në këtë studim bibliografik na paraqet një regjistër të gjerë autorëve shqiptarë të cilët kanë trajtuar tema të ndryshme në lidhje me arbëneshet e Zarës. Të dhënat më të numërta nga kjo gamë janë nga botimet në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe Ulqin.
Me këtë rast duhet veçuar revistën BUZUKU në Ulqin, të drejtuar nga dr.Simë Dobreci e cila në disa numra ka botuar materiale që kanë të bëjnë me arbëneshet e Zarës. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse është e origjina e përbashkët e kësaj popullsie e cila është prezantuar përmes letërsisë popullore por edhe artikujve të ndryshëm fushave të të tjera.

Duke shfletuar këtë botim bibliografik bie në sy se më i madh është numri i autorëve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, ndërsa më i vogël i atyre nga Shqipëria. Duke marrë parasysh se gjysma e popullit shqiptarë ishte në kuadër të ish-Jugosllavisë, ka edhe logjikë që shqiptarët në këtë shtet e kanë pasur më lëhtë mundësinë e komunikimit me arbëneshët e Zarës. Por, nga ana tjetër qendrimi pasiv apo më mirë të themi indiferent i Shqipërisë është e pasojë e rrethanave politike në kohën e diktaturës moniste ku në rend të parë ishte qasja ideologjike e jo ajo kombëtare, çështje kjo e cila ishte me pasoja për kombin shqiptarë në tërësi, që janë të pranishme deri në ditët tona.

Por, është për të ardhur keq se Shqipëria, përkatësisht institucionet përkatëse nuk janë duke luajtur rolin e tyre që iu takon edhe me Kushtetën e Shqipërisë edhe tash në pluralizëm. Sepse duhet të jetë detyrë parësore e shtetit shqiptar, përkatësisht institucionëve të tij, për tu ineteresuar për pjesëtarët e popullit shqiptarë kudo që janë ata, sikurse veprojnë shtetet tjera anë e kënd botës. Qendrimi indiferent në këtë kohë nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse edhe kjo diasporë është pjesë e pandarë e kujtesës sonë historike.

Botimi i këtij libri bibliografik, në dy gjuhë kroatisht dhe në shqip përkthyer nga dr.Simë Dobreci, paraqet një nismë me vlerë sa kulturore e shkencore dhe si e tillë do të jetë i domosdoshëm për të gjithë ata që do të trajtojnë tema të ndryshme për arbëneshet e Zarës. Sepse bibliografia paraqet fazën parësore për çdo qasje të punimeve shkencore.

Edhe pse kemi të bëjmë me një botim të tipit të broshurës të dhënat e prezantuara në të ardhmën duhet të plotësohen, sepse indeksi i regjistrit bibliografik duhet të jetë me i lartë, detyrë kjo qe mbetet të realizohet nga autorë të tjerë.
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do të jetë në favor të botimeve dhe hulumtimeve shkencore nga fusha e bibliografisë në veçanti dhe kulturës sonë kombëtare në përgjithësi, ku arbëneshët e Zarës do të mbesin një pikë pozitive referimi në historinë tonë kombetare.

(Fjala e mbajtur në përurimin e librit në Ulqin më 17.5.2016)


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu