BOTA ËSHTË ZHYTUR N’GJAK

0
330

BOTA ËSHTË ZHYTUR N’GJAK

Vrasje kudo në tokën
Tokë e lidhur më pranga
Litari shtrëngohet në fyt
Për të gjithë njerëzimin
Sot të fort nuk ka në jetë
Ka njerëz të ligj e kriminel
Duart i kanë më gjak
Më gjak të njerëzimit
Deri në bërryl duart
I mbushën më gjak fëmijësh
Vrasje në tokë të lotit
Moti ka marr dheun
Trupa të shtrirë për tokë
Këmisha e bardhë gjakosur
Lot nënash duke vajtuar
Të rrëzuara nga dhimbja
Bota është zhytur në krim
Tek njerëzimi sundon vrasja
Forca e nisur nga padrejtësia
Pse është kështu sot njerëzia
Të veshur më rroba moderne
Vrasin si në kohën parahistorike
Gurët i gdhendin si në kohë lashtësie
Të mbushur më monedha padrejtësie
Tokë e lagur nga loti i syve të mijë
Dheu i mbushur më gjak pafajësie
Të mbytur më gur të rënd të jetës
Trupa të varrosur buzë-vdekjes
Nga vdekja e pabesisë së motit
Bota është zhytur n’ gjak- vdekje

Rudi Berisha*

Prishtinë, më 19 Dhjetor 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here