APO E JETON POPULLI SHQIPTAR “FUNDIN E BOTËS“?

0
1264

Marjan Sebaj SOPI

Apo e jeton populli shqiptarë „fundin e botës“, të cilën e pati paralajmëruar qysh para 100 viteve Zonja e Bekuar Mari (Merjem), (apo siç njihet në popull Zonja Fatime, meqë u shfaq në Fatime (Portugali), kur përmes fëmijëve të pafaj në paraqitjet, shfaqjet e saja mistike, atyre e përmes tyre edhe gjithë neve, na pati thënë, se; „Disa popuj do të fshihen nga faqja e tokës, apo do të zhdukën, dhe atë shkaku i mëkateve të tyre, si vrastarë të njerëzimit!

Në mesin e porosive ishin tre porosi të fshëhta për publik të cilat do të tregohen me kohë, pas plotësimit të tyre. Shembull, qe parakallxuar Lufta e dytë botërore dhe ndodhi ajo pikërisht ashtu siç ishte e shkruar në porosinë e Zojës drejtuar fëmijëve – botës, pastaj parakallxoi atentati ndaj Papës (dhe ndodhi atentati ndaj Papës Shën Gjon Palit II, nga Ali Agca, dhe pikërisht ndodhi ashtu si patë thënë apo paralajmëruar, parakallxuar, Zoja e Bekuar Mari (Merjem) në Fatime, fshehtësi këto që ruheshin në Vatikan deri në plotësimin e tyre). Dhe porosia e tretë është pikërisht kjo që cekëm në fillim e me të cilën do të mirremi në vazhdim, pra Zoja Mari (Merjem) tha; „Do të zhdukën shumë popuj nga faqja e tokës shkaku i mëkateve të shumta të tyre…“.

Tani, menjëherë shtrohet pyetja se; a është duke u plotësuar pikërisht edhe kjo porosi e fundit e Zonjës së Bekuar që iu lajmërua, shfaq, fëmijëve në Fatime?! Më konkretisht, a është duke ndodhur kjo edhe me ne, në ne, me popullin shqiptarë? A mos jemi nga ata popuj që fatkeqësisht do të përjetojmë këtë fatkeqësi, pra të zhdukemi si popull, kombë?!

Kohëve të fundit sikur është në „modë“ të profetizohet, të shkruhet e të thuhet se; Mretëria e Hyjit është afër, apo së shpejti do të ndodhë „kijameti!“. Shkruajnë gazeta të shumta lidhje me këtë, paralajmërojnë konspiracionistët e shumtë, e mjete të shumëta tjera elektronike si rrjetet sociale, tv, radio etj…

Mos të harrojmë këtë, se; Zoti nuk hakëmirrët, Zoti nuk mbanë inat, Zoti dashuri nuk ia don njeriu të keqën, shkatërrimin, Zoti është dashuri dhe falë çdo mëkat, çdo gabim tonë, po as natyra nuk hakmirrët, porse atë duhet ruajtur, kultivuar, ajo na është dhënë neve të na bëjë të lumtur. Mirëpo, njeriu me mëkatet e tij, me mëkatin vrastarë, me sjelljet e tij të pahijshme, me amoralitet, me gabimet e tij të njëpasnjëshme, me gabimet e vetdijshme ka bërë që ta pranojë Satanën dhe e gjithë e keqja ndodhë përmes Satanës dhe mësimeve të tij shkatërruese, rrënuese, ndodhë meqë ai nuk ia don të mirën njeriut, është kundër Zotit dhe krijesës më të mirë të Tij, pra njeriut. Mirëpo, këtij (Satanës) duket se njerëzimi përveç që e ka pranuar i ka siguruar edhe vend elitor në jetën dhe veprimtarinë tonë.

Apo e jeton populli Shqiptarë “Fundin e Botës“ apo siç dëgjohet në popull: „Ditën e Gjyqit” apo “Ditën e Kjametit“ dhe çka është kjo?
Që në fillm duhet shpjeguar drejtë e mirë këtë fjalë, apo thënje: “Fundi i Botës”. Kemi dëgjuar shpesh dhe gjithnjë e më tepër dëgjojmë nga qarqe të ndryshme, nga mjete të informimit e veçmas portalet e revistat e shumta cilat kohëve të fundit janë intensifikuar e nuk dinë të ndalën me paralajmërime senzacionale “profetike” mbi “Fundin e Botës” apo “Kjametin” i cili thënë të vërtetën është paralajmëruar qysh se egziston njerëzimi se; një ditë do të ndoshë kjo “Fundi i Botës”, për të cilin paralajmëruan profetë të ndryshëm, paralajmëruan fise të ndryshme (fisi Maja veçohet), paralajmëruan magjistar e teologj të ndryshëm se do të ndodhë…

Ne Shqiptarët si popull monoteist (besimi në një Zot dhe të vërtetat, shpalljet, e saj), pra, të Krishterë e Mysliman edhe në librat e shenjtë lexojmë, pra është paralajmëuar në Bibël e Kur’an se “do vijë kjo ditë”, dita e “Fundit të Botës”, “Dita e Kjametit”(myslimanët), “Dita e Gjyqit” (të Krishterët) ditë në të cilën do vij për herë të dytë në tokë Biri i Njeriut – Biri i Hyjit, Jezusi apo as. Isai për të gjykuar të gjallë e të vdekur e nga pastaj të gjithë do jetojmë jetën e amshuar sipas meritave tona (këtë e predikojnë që të dy besimet). Është e vërtetë se këtë ditë e paralajmëruan që nga fillimet e krishterimit edhe vet nxënësit e Jezusit, cilët pas vdekjës dhe ngjalljës së Jezusit si dhe Ngritjës së tij në Qiell ata e shpallnin “Ardhjen e dytë të Jezusit në Tokë dhe ditën e Gjykimit apo ditën e Gjyqit” dhe e pritnin më padurim këtë ditë (kur prapë do të takohen me mësuesin e tyre, pra Jezusin (As. Isen) në një të afërt!

Paralajmëruan shpeshherë e prapë nuk ndodhi “Përmbytja e përgjithëshme e Botës” apo “Shkatërrimi i përgjithshëm i Botës”. Pastaj, paralajmëruan se do ndodhë pas 100 viteve etj. apo në 1.000 vjetorin pas Ngritjës së Jezusit, ose në 2.000 vjetorin, pastaj sa shenja e ngjarje që lidhin me këtë ditë (shembull termete të ndryshme, vullkane, cuanmi, erëra e fatkeqësi tjera natyrore…) e sa e sa caktime ditësh e datash për këtë “Ditë të fundit” nga njerëz e “profetë” të ndryshëm, kurse Bota e Njerëzimi ja me miliona e miliona vite ende vazhdon të jetoj, që do të thot se edhe vet nxënësit e Jezusit nuk e kishin pas kuptuar drejtë e mirë Jezusin dhe mësimet e tij.

Bota e Njerëzimi vazhdon të jetoj, por thënë realisht gjithnjë në anks, pritje, paqartësi, dhe jo në mënyrë të denjë e pa frikë (nga kërxnimet e konfliktet si dhe luftat e ndryshme anë e mbarë botës, sëmundjeve të ndryshme gjithnjë më misterioze e më të rrezikshme…), dhe pikërisht e gjithë kjo shihet nga ngjarjet e vrullshme që ndodhën e po ndodhin në ne, rreth nesh e në Botë, ku si shkak apo shkaktarë më i madhi mendohet të jetë vet faktori njeri po edhe “vet natyra” të cilën po e shkatërron njeriu e tani nga kjo pasojat janë evidente (të pashme). Sepse, edhe vet Zoti tha; Shtonju e shumohuni, dhe mbusheni tokën me pasardhës…, pra, asesi jo shkatërrojeni atë.

Të shohim dhe kuptojmë drejtë se çka tha Jezusi lidhje me këtë paralajmërim që mundon njeriun që nga krijimi i tij, kur u pyet “për ta zënë ngushtë” nga disa skribë e farizenjë (Hebrenjë) se kur do të jetë ajo ditë, Ai tha:
Dita dhe ora e panjohur
(Mk 13, 36‑37)
36 “E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s’di gjë, as engjëjt e qiellit, as Biri, me përjashtim vetëm të Atit!
Mirëpo, Ai nuk e lë me kaq por vazhdon:
Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s’e pritni.

Me fjalinë e fundit tregon se „Dita e Gjykimit“ apo „Dita e fundit“ të Botës nuk dihet se kur vjen dhe se ajo ndodhë çdo sekond, minutë për individin personalisht etj…Pra, vdekjës nuk i dihet siç nuk i dihet as fundit apo mbarimit të kësaj Bote në mënyrë të përgjithëshme siç e pamë më lartë. Pra, Jezusi gjithçka le në duar të Atit, në duar të Krijuesit të gjithçkaje, dhe Krijuesit dhe dhënësit të jetës së njeriut. Edhe të urtit tanë më herët thonin: „Zoti jep e Zoti merr“, kështuqë ç‘fardo profetizimi tjetër nga kushdo çoftë lidhje me jetën dhe vdekjën janë vetëm propagandë e konspiracion e asgjë tjetër, edhe atë për qëllime të caktuara, materiale etj.

Kështuqë, vetëm mund të konstatojmë atë që shohim se „Ditë Gjykimi“ apo „Fund i Botës“ ka, por për njeriun individualisht, kurse githçka shohim si termete të ndryshme, vullkane, cunami etj…janë vetëm vërejtje se neve duhet të kemi më tepër kujdes ndaj natyrës dhe se duhet të jemi të përgaditur gjithmonë; “sepse nuk dihet as ora e as momenti se kur do të ndërrojmë jetë, apo kur do të kalojmë në amshim, pra kur do të vdesim!“

Mirëpo, një popull vdes nëse nuk ka kujdes në disa gjëra të cilat na kërcnojnë shkaku i fajit tonë, shkaku i neglizhencës sonë, shkaku i mëkateve që bëjmë e që si pasoj ato sjellin edhe vdekjën tonë por që më e dhimbëshmja për ne besimtarët si katolik e mysliman është nëse vdesim shpirtërisht, pra nëse largohemi nga fytyra e Hyjit, ky është dënimi më i madh që mund t’i ndodhë njeriut.

Të shohim se si është gjendja në popullin tonë, pak analiza se a jemi kah shkojmë rrugës së “Fundit të Botës” ne apo kemi shpresë?!

NJË POPULL QË NUK NJEH DHE NUK E PRANON HISTORINË E VET, TË KALUARËN, QË NUK E JETON TË TASHMËN DHE QË MBI KËTO NUK E NDËRTON DHE PROJEKTON TË ARDHMËN ai popull NUK KA JETË!
A jemi të vetdijshëm se kemi marrë rrugë dhe sipas të gjitha gjasave (duke i parë gjitha sjelljet, veprimet e lëvizjet tona) jemi kah shkojmë drejtë humnerës, vetshkatërrimit, pikërisht shkaku se e kemi dëbuar nga jeta e jonë Zotin-Dashuri, jetën, e duke i lënë vend Djallit – mëkatit – vdekjës. Kjo shpie në vetshkatërrim, shembull, sa e sa vrasje ndodhin në popullin tonë, pastaj sa vrasje ndodhin përmes aborteve (dështimeve) ku nëna e vajza tona të cilat vërshojnë klinikat tona e veçmas ambulantet private, e ku për çdo ditë vrajnë, masakrojnë e ku vdesin me dhjetra, qindra e mijëra fëmijë të pafaj, kurse ne e dimë se ardhmëria e një populli varët nga lindjet, nga shumimi i popullatës apo siç jemi mësuar të dëgjojmë; nga nataliteti, sepse ky është i vetmi garantuaes se një popull ka ardhmëri.

Mos të flasim më pas, sa vdekje në trafik komunikacioni, sa vdekje nga sëmundjet gjithnjë e më misterioze, sëmundje të rrezikshme e të pashërueshme dhe të shpeshta si HIV – AIDS (Sida), dhe e gjitha këto si pasojë e një jete të pamoralshme dhe të shfrenuar seksuale, që sjellë njeriun në mizerie; „Ditë gjygji“ – „Kjameti“ dhe vdekje, pastaj sa sëmundje e vdekje nga drogat e helmet tjera të ndryshme e të shumëllojshme, sa vrasje hakëmarrje mes vet vëllezërve e një populli, gjuhe e gjaku, sa vetvrasje, krimininatilet…

Kohëve të fundit në popullin tonë ka hyrë edhe një problem tjetër si propaganda e tentim – asimilimit, shembull mosnjohja apo kundërshtia e vetdijësimit apo identitetit kombëtar e cila vjen si problem në tendencë e qëllimt të asimilimit të popullit mes propagandës të armiqëve shumëshekullor, përmes përkrahjës të një populli tjetër (sundues, grabitçarë si Turqia e Serbia) duke shkelë e anashkaluar vlerat tona shumëshekullore stërgjyshore dhe të mrekullueshme, të moralshme dhe dobiprurëse në çdo aspekt, me këtë këto vlera si ndera, respekti, morali i lartë, bashkëjetesa, harmonia e dashuria që vijnë në pikëpyetje e popullit të vet cilit i takojnë, duke mohuar gjuhën, traditat dhe historinë e vet të kaluar, çka i bie se; NJË POPULL QË NUK NJEH DHE NUK E PRANON HISTORINË E VET, TË KALUARËN, QË NUK E JETON TË TASHMËN DHE MBI KËTO NUK E PROJEKTON DHE NDËRTON TË ARDHMËN ai popull NUK KA JETË.

Dhe fatkeqësisht duket se kjo fjali po zë vend në popullin tonë të pavetdijshëm, të papjekur dhe të papërcaktuar e të pa identitet kombëtar ku armiqët e ndryshëm po na dëshirojnë dhe duke financuar me të madhe projekte të ndryshme e me qëllime të caktuar, asimilimi. Ata me mjete (para) gjëjnë personave të caktuar, cilët më duket se moti e kanë përjetuar dhe gjithnjë janë në “Ditë të kjametit” dhe fundit të nderës, respektit, moralit, etikës e sjelljës njerëzore…, pra njerëz të dëshpruar në jetë dhe me këtë dëshirojnë apo punojnë që të zhdukin të gjithë. Këta shërbëtor të djallëzuar janë në shërbim të djallit – Satanës dhe ditëve të tij e që deklarohen si shqiptarë pasi flasin shqip, veshin veshjet tona kombëtare, apo mbajnë plisin tonë në kokë për tu treguar kinse shqiptar dhe që menjëherë të bien në sy mbrapambeturia, analfabetizmi, amoraliteti, dhe papërcaktimi i identitet kombëtar të tyre (mos edhe deklarohen turq e serb apo arab) po ia arrisin me para të majme, duke mashtruar e ngashnjyer, të fusin përçarje mes familjes së vet, vendbanimit e rrethit ku jetojnë, po edhe mes vet popullit tonë të stërlashtë shqiptarë, kurse a janë apo sa janë shqiptarë dihet dhe shihet nga vet ata e mësimet e tyre djallëzore ku prekin në gjëra më të shtrenjta e më të shenjta të një populli shqiptarë (heronjët e heroinat tona), të një populli martir dhe të shenjtë pasi në mesin e tij ka shumë shenjtër e shenjtëresha. Kurrë mos ta harrojmë edhe thënien e një filozofi të lashtë, Aristofani-t; “Është e pamundur që dikush që të pushton, të poshtëron, të vret, të djeg, të shkatërron, Ti të shpresoshë se ai një ditë të jetë shpëtimtari yt dhe i popullit tënd.“

ZOTI – DASHURI NUK THA VRAJ: por në mesin e “Dhjetë Urdhërimet” e Tij, Ai na thot; “MOS VRAJ”. Kurse, neve po mjellim vrasje etj… Zoti na tha; Shtonju e shumohuni, dhe mbusheni tokën me pasardhës… Pra, jo zhdukeni njëri-tjetrin, jo vrajeni njëri – tjetrin, jo jetoni në amoral, jo në dhunë, jo me drogë, jo aborteve, jo me të keqën– jo vdekje. Ai vet edhe na përcaktoi dhe vendosi se në cilin mes e në cilin popull do të lindim dhe jetojmë e veprojmë me dashuri, kështuqë edhe jetën tonë ta zhvillojmë e ta bëjmë të lumtur.

MOS VRAJ! Një ndër mëkatet më të mëdha që Bota bënë sot, po edhe një ndër krimet më mizore është “Vrasja e fëmijëve të palindur – të pafaj!“, pra abortimet cilat po shfarosin jetë pa arritun të shohin dritën e Diellit. Për çdo ditë, orë, minuta e sekunda vritën me qindra mijëra engjëj, vritët gëzimi e lumturi… Vritën me qindra qenie engjëllore të pafaj e të pambrojtur edhe atë vritën në mënyrë mizore si qenie e pambrojtur, të cilët therrët, prehen, grindët e bëhen copa – copa apo grimësa dhe pikërisht ku dhe nga kush? Në krahërorin, zemrën e së emës e cila bëhet vrastare e fëmiut të vet, në vend se atë ta mbrojë e sjellë në jetë me çdo kusht. Me këtë vrasin, hudhin, dëbojnë në mënyrë më mizore dhuratën më të çmuar nga Perendia, pra vrasin lumturinë, vrasin gëzimin e harenë, me një fjalë VRASIN JETËN, ARDHMËRINË. Problemi tjetër shumë i madh dhe „Ditë Gjykimi“ apo „Kjameti“ është:

HIV – AIDS (SIDA)1
“Që është duke u helmuar bota me çdo lloj helmesh, nuk është një gjë e panjohur. Gjithçka është e helmuar në qytete e fshatëra. Edhe nëpër vende të pabanuara. Mes rrugëve e rrugicave, çdokund helm!1 Pra, fatkeqësisht mjetet e informimit vendor e ndërkombëtar mirrën shumë me lajmet mbi trafikimin e mjeteve narkotike në vendin tonë, por jo vetëm trafikimin por kohëve të fundit u pa (veçmas në Shqipëri) se edhe me kultivimin, trafikimin dhe konsumimin e këtyre bimëve narkotike e në veçanti hashishit etj. dhe e gjithë kjo qon deri në sëmundje të ndryshme ngjitëse (meqë përdorimi i tyre dhe konsumimi, bëhet në kushte e rrethana të kqija, infekcionale) qon në vdekje… Por, në mesin e sëmundjeve më të rrezikshme që kësaj i ndihmon (kur njeriu humbë vetdijën, humbë orientimin, humbë njerëzinë…) edhe prostitucioni, shfenia seksuale gjithnjë e më tepër e paraqitur ndoshta edhe si dukuri në mesin e popullit shqiptar, e që dikur mbahej si popull i moralshëm! Nga sëmundjet më të rrezikshme e tani për tani të pashërueshme bënë pjesë edhe infektimi me HIV apo sëmundja e AIDS – SIDA, që tek ne ndoshta edhe nuk dihet numëri i vërtet i të të infektuarve shkaku i mentalitetit që mbretëron. Kurse, një fjali popullore thot; „Gjithçka fshihet, edhe vështirë shërohet“

Shkurtimisht, të shohim se çka është HIV?

HIV-i infekton dhe shkatërron qeliza të sistemit imunitar dhe trupi gradualisht humbë aftësinë për të luftuar infeksionet, që sjellin edhe vdekjen e personit të prekur.
Sidën (HIV-AIDS) shumë e lidhin me Afrikën, por autoritetet botërore të shëndetësisë japin alarmin për rritjen dramatike të infektimeve në Evropë, gjë që edhe detyroi OKB-në t’u bëjë thirrje shteteve të kontinentit të vjetër t’i kundërvihen bashkërisht përhapjes së sëmundjes. “Europa ndodhet sot para një sfide më të madhe sesa Afrika, kur është fjala për luftën ndaj HIV-it”, tha zëvendësdrejtori i Programit të OKB-së për Sidën (UNAIDS), Luiz Loures, në Berlin.

Ushqimi e pija janë të helmuar… Pra, siç cekëm, bota (populli shqiptar poashtu) në veçanti helmohet me këto tre lloj helmesh të kobshme, e këto janë: Shfrenia seksuale e personave të rinjë e të moshuar. Mashkull e femër, konzumojnë alkohol i cili ka zotërua çdokund dhe Droga e të gjitha llojeve e nënllojeve që po mbretëron, nëpër qytete e fshatëra tanë, po edhe institucione si shkolla etj… pastaj, gjithë me rend iu janë dhënë pirjës duhanit, që nga mosha fëmijërore. Nuk pihet (thithet) vetëm duhani, porse gjithë e më shumë shërbejnë bimët narkotike për përfitimin e konzumatorëve. Droga ka zëtoruar dhe se kush ipet „kënaqësisë“ së llojllojshme të drogës, ai shkon, merr rrugën e sigurt dhe të shpejt të vdekjës.

„Fatkeqësishtë atëdheu ynë Shqipëria, Kosova e Trojet tona etnike shqiptare janë të mbushur me pamje e skena të pamoralshme dhe të helmuara.
…Paraja, seksi, kënaqësitë! Romanet pornografik, fotografitë, stacionet televizive, gazetat, po edhe leksikonët medicinale, të cilët është dashur të veprojnë e ndikojnë në edukatë të mirëfilltë, kurse ato porosisinë vetflligështinë, kontracepcionin, dështimin-abortin!“ Rreziku tjetër që po shqetëson ne lidhje me ardhmërinë e popullit tonë, është;

Aborti (Dështimi)2
„…Bota gjithnjë e më shumë po bëhet një shtëpi e madhe e prostitucionit, ndërsa është një numër i vogël njerëzish në shoqëri, të cilët tërheqin vërejtën në këtë si një rrezik i madh për popull, për njerëzimin. Qytetet e mëdha të Sodomës dhe Gomorës u zhbinë (zhdukën, asgjësuan) shkakku i pamoralit. Zoti i shkatërroi përgjithmonë.
Të abortosh do të thot ta mbytësh fëmiun e ngjizur në barkun (krahërorin) e nënës. Kjo do të thot, ta mbytësh një krijesë të pafajshme para se të lind!

Aborti i kryer pamarrë parasysh se në cilin moment (e jo siç predikojnë e thonë disa në këtë apo atë javë apo muaj), në cilën kohë, pas ngjizjës së fëmiut është rrënim, është vrasje e jetës njerëzore në zhvillim, jetës së cilës burim i drejtpërdrejt është vet Zoti (sepse partnerët martesor, qifti bashkëshortorë nuk krijon jetën, por atë vetëm e bartin).
Duhet ditur mirë se e ashtuquajtura vrasje e ligjëshme e fëmijëve të palindur-aborti (dështimi) askurrë nuk mund të jetë vepër morale. Nëse ligjet e ndonjë shteti lejojnë vrasjen e fëmijëve të palindur dhe nuk i dënojnë ata aktorë të cilët bëjnë këto krime, kjo asesi nuk do të thotë se Zoti nuk do ta dënoj këtë lloj vrasëje.

Nëse politikajt miratojnë (me vota) ligjet e pamoralshme mbi vrasjën e fëmijve para lindjës, në veçanti besimtarët (të krishterë e myslimanë) kurr nuk guxojnë të mendojnë se atë mund ta bëjnë, por duhet ngritur zërin kundër tyre dhe ligjeve të tyre vrastare.
Nëpër spitale tona, e më tepër ndoshta nëpër ambulanca private tona abortet korrin, kositi e ç’farosinë jetët e pafaj si dikur gërbula apo sot SIDA. Gjatë historisë sonë, i përballuam dhe nuk mundën të na zhbijnë luftërat e llojllojshme, as ato romake, as turke-osmane as luftërat serbe, e tjera…, kurse mendojeni e tashmë populli vullnetarisht, me vetdëshirë zhbitë, shkatërrohet, rrënohet, humbë, vdes. Vetshkatërrim!

Si në vendet tjera Evropiane, poashtu edhe në vendin tonë janë spitale të mbushura përplotë me gra dhe vajza, të cilat janë sëmuar rënd duke kryer vepra të kqija, duke mbytur fëmijtë e ngjizur, e që për pasojë kanë shterrëbësinë apo mospjellurinë – lindjen, ndoshta më vonë edhe të dëshiruar!“. Kështuqë, gjithë e më pak kemi lindje (natalitet), githënjë e më pak kemi fëmijë e me këtë edhe ardhmëri fatlume. Në këtë ka ndikuar edhe gjendja ekonomike materiale, në këtë ka ndikuar edhe industrializimi apo modernizimi siç e quajnë disa, apo edhe tranzicioni, por mbi të gjitha në këtë ka ndikuar dhe po ndikonë mëkati pse jo edhe armiqët me mjete e mënyra të ndryshme si helme të llojeve të ndyshme cilat transportohen në shtetet tona përmes gjërava ushqimore e çka jo vetëm e vetëm për të na bërë të paaftë për jetën – ardhmërinë…, dhe e gjitha do të thot se; Kemi marrë rrugë të gabuar ku kemi; më pak lindje e më shumë pleqë e plaka, që thënë të vërtetën ndoshta edhe këta janë lënë pas dore, kurse një fjali e lashtë popullore shqiptare thot; „I mjerë ai popull që nuk ka pleqë e fëmijë…“, kurse unë do shtoja; se ai popull nuk ka as ardhmëri! Fatkeqësisë tonë iu është bashkangjitur edhe problemi tjetër që është shpërngulja apo migërimi.

Migrimi, plagë shumëshekullore3 apo „Ditë Gjygji“ për ne!

Kur jemi tek problemi i vetshkatërrimit apo zhdukjës së qetë e të ngadal (besa tek populli ynë ndoshta edhe me të shpejt) rrezik tjetër që i kërcnohet të qenurit tonë si popull, apo qënësisë tonë është edhe problemi i madh shpërnguljes (masive) viteve të fundit, pra migërimi, por edhe që nga fillimi aty diku nga shekulli XV e këndej.

Pas luftërave të lavdishme të popullit tonë në krye me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin qëndruam stoikisht dhe i bërëm ball Perandorisë Osmane famëkeqe e cili na sundoi për 550 vite dhe që dëshiroi zhdukjen e popullit shqiptarë nga faqja e tokës. Por, falë Zotit dhe luftërave të njëpasnjëshme për 24 vite rresht, qëndruam stoikisht dhe i bërëm ball të gjithave. Mirëpo, me vdekjen e Gjergj Kastriotit e gjitha dukej se mbaroi dhe mori të poshtën për popullin tonë. Nga atëherë për ti shpëtuar hakmarrjës Osmane populli shqiptarë në mënyrë masovike shpërngulët nëpër toka të ndryshme e në veçanti në ato toka me të cilat mbante miqësi. Një ndër shpërnguljet më të mëdha ndodhën pas vdekjës së Gj. Kastriotit ku vetëm për në Itali apo më saktësisht për në Napoli dhe të shumtën për në Siçili me qindra mijëra shqiptarë u shpërngulën dhe u vendosën shkaku i sigurisë të të qenurit, më saktësisht u shpërngulën dhe u vendosën në Kalabri dhe rrethinë për ta ruajtur fenë e Kombin, jetën.

Flitej se duhet të kishin qenë atëherë afër 500.000 mijë shqiptarë, dmth rreth gjysmë milioni që u shpërngulën, migruan, ikën. Kishte shpërngulje masive edhe për në Ukrainë, Rumani, Kroaci (Dalmaci, saktësisht Zarë e rrethinë) në etape të ndryshme, siç ishte shpërngulja masive e Kelmendasve për në Sllavoni (ku sot e asaj dite gjejmë gjurmët e shqiptarëve, si gjuhën, traditat etj) në krye me Mikel Sumën, ipeshkëv i Shkupit (këtë serbët e vjedhin dhe paraqesin në opinion si shpërngulje të tyre masive, e gjithë historia e dinë se ata ishin (serbët) aleat e miqë të turqve apo Perandorisë Osmane) varësisht nga situatat që krijoheshin nën sundimin e Perandorisë Otomane, në krye me Tuqit Kalifatli etj.

Një shpërngulje tjetër masive e popullit shqiptarë por me ndërprerje kohore ndodh pas luftës së Dytë botërore kur ish kryetari i të ashtuquajturit shtetit Jugosllav dhe Turqisë së Ataturkut bëjnë marrëveshje (të fshehtë për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi, këtu është edhe gabimi apo mëkati ynë që nën Perandorinë Osmane shumica e shqiptarëve ishin deklaruar me kombësi turke) për shpërnguljen e popullit shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore, dhe dihet se me ndërprerje (në disa faza) por u shpërnguljën për në Turqi diku rreth 400.000 mijë shqiptarë cilët përgjithmonë braktisën vendljindjen, braktisën tokat e stërgjyshërve e gjyshërve të vet, trojet martire e të lara me gjak gjatë shekujve, braktisën me këtë të qenurit e tyre, duke u asimiluar në turq. Pati gjatë gjithë kohës e deri në ditët e vonshme shpërngulje për në Turqi ku thuhet apo supozohet se sot atje jetojnë diku rreth 10.000.000 mil. (dhjetë milion me prejardhje shqiptare dhe pa kurfarë të drejtash kombëtare meqë shteti turk nuk i njeh e nuk i pranon kombet tjera në shtetin e tij).

Në fillimin e shekullit XX dhe XXI e ditëve tona, ky problem i shpërnguljes apo migërimit për në vende tjera vazhdon pandalë e me të madhe.

Fillimet e viteve të pas Luftës së Dytë botërore për shqiptarët ishin të shumë të vështira dhe të kobëshme, kështuqë për ti shpëtuar jetën vetës e familjeve shumë familje, shumë shqipëtarë migruan kush në Amerikë e kush shteteve tjera evropiane apo thënë më shkurtë kush kah pati mundësi për ta shpëtuar kokën nga komunistët të udhëhequr nga sllavët e dominimi Serb. Ishte politikë e planifikuar (Elaboratet e famëshme të akademikëve serb, Qubrilloviqit, Grashaninit, I. Andriqit etj etj) që të zhduknin popullin më të lashtë në ballkan e gjetiu kështuqë filluan të përdorinë taktikën e shpërnguljes me dhunë e më vonë edhe me mjetet tjera si shtypja, kërcnimet dhe “punësimet e shqiptarëve në shtetet europiane” në veçanti Gjermani, Zvicër, Austri etj.

Pastaj erdhën ditët edhe më të vështira për shqiptarët e Kosovës e të hapësirës së Jugosllavisë, veçmas nga viti 1981 (demostratat gjithë popullore) e kulminacioni i shpërnguljeve u arritë nga viti 1992 (me suspendimin e autonomisë) e deri në vitet 1998., kur edhe më nuk dorohej dhuna dotë dhe filloi lufta e hapur kundër pushtuesit Serb. Qëllimet shumëshekullore të armikut përbetuar Serb ndaj shqiptarëve u pa në luftën e fundit të Kosovës 1989/99., ku përveq vrasjeve (13.000 mijë e më tepër) shumë të zhdukurëve u përdorë edhe shpërngulja e dhunëshme e shqiptarëve (diku afër 1. Milion braktisën shtëpitë e tyre dhe u dëbuan për Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi etj…) me paramendim se nga këto shtet fqinje ku vendoseshin (përkohësisht) edhe do ia mësyjnë botës e nuk do kthehen kurrë më, por gabuan. Është e vërtetë se humbëm shumë njerëz, shumë edhe migruan por që shumica e tyre dha Zoti dhe bashkësia ndërkombëtare e u kthyen në vatrat e tyre.

Kësaj shpërngulje menduam se i dha fund Lufta e fundit në Kosovë mes shtetit Serb dhe popullit shqiptar të Kosovës si dhe aleatëve të shqiptarëve NATO-s kundër serbisë, por pas shpalljes së Pavarësisë apo mëvetësisë së Kosovës e hapjen e Shqipërisë ndaj Botës (me ramjen e komunizmit të egër ateisto enverian apo enverist) dhe të ashtuquajturës “ardhja e demokracisë në Shqipëri” këto probleme intesifikohen dhe nuk ndërpritën (braktisja masive e shtetit shqiptar viteve të 90-ta etj) por marrin gjithnjë e më shumë përmasa më të madha më sa duket, dhe pyetemi deri kur kështu, apo a jemi të gjykuar në zhdukje, apo thënë më shkurtë dhe kjart, apo e përjeton populli shqiptarë; “Fundit të Botës” që i bie ditët e fundit të të qenurit të saj?!

Njëherë për njëherë popullit tonë iu shkrua zi, sepse me një politikë të tillë fare udhëhiqët me politikan profitera, të korruptuar dhe asesi patriot, cilët tregtojnë drogë, mirrën me prostitucion, me padituri e me një ekonomi të mjerueshme, populli kërkon kushte më të mira jetese, punësim e perspektivë dhe zgjidhje për të ardhmën e tyre dhe fëmijëve të tyre dhe këtë të mirë sot e sa kohë e sheh vetëm jashta shtetit të vet si Shqipëri ashtu edhe jashtë Kosove, kështuqë shpërngulja e të rinjëve nuk ka të ndalur. Dhe sa duket kësaj problematike madhore nuk i ofrohet asnjë zgjidhje e mundshme afatgjate, fatkeqësisht. Kuptohet se edhe këtu mund të themi se “ka dorë armiku” meqë dëshiron një Kosovë pa shqiptarë, një Shqipëri pa shqiptarë, një Maqedoni e Kosovë Lindore pa shqiptarë, ndoshta edhe një Ballkan pa shqiptarë si popull autokton dhe kështu dalngadal tkurremi si gjerë më tani dhe dikur eksiston mundësia edhe e zhbërjes së popullit, apo „fundi i botës“ për ne, por mos e dhashtë Zoti.

Pas luftës sdë fundit në Kosovë 1998/99 e në veçanti dita e ditës gjithavë këtyre problemeve madhore kombëtare i shtohet edhe mosvetdijësimi apo papjekuria e jonë identitare, dhe denoncimi i shumë shqiptarëve se nuk janë shqiptarë por turq, arab, kroat, egjiptian, goran, boshnjak e më e rrezikshmja për Kombin është deklarimi i disave kohëve të fundit “me kombë musliman” (që dmth shkohet në ekstrem duke humbur çdo ndjenë kombëtare e duke u identifikuar apo më mirë thënë duke anashkaluar pse jo edhe braktisë Kombin dhe vënë në rend të parë fenë (që është diç private dhe personale) siç është rasti me fqiun tonë Bosnjën (cilët humbën identitetin e tyre kombëtar) e të ashtuquajturit tani vonë boshnjakët).

Papjekuria jonë identitare kolektive kombëtare, papërceptimi dhe përcaktimi i identitetit kombëtar rrezik permanent i ç‘veshjes sonë apo ç’kombtarizimit!

Kësaj dukurie të asimilimit, sepse të gjithë e dimë se herëdokurë dhe them me përgjegjësi meqë jetoi edhe vet në mërgim, shqiptarët shumë shpejt adaptohen dhe integrohet në shoqërinë me të cilën jetojnë, ky që është poashtu një rrezik i shepjt drejt asimilimit, sepse nuk ka vetëm integrim, që është i mirë por ka me integrim edhe asimilim të shpejtë fatkeqësisht.

Mëkati e dëmi edhe më i madh është se dy shtetet tona tanimë të pranuara ndërkombëtarisht (Shqipëria që nga 28. nëntor 1912., kurse Kosova që nga 17. Shkurt 2008) nuk ndërmarrin thuajse asgjë për ndalimin e shpërnguljeve, migrimit, në veçanti të të rinjëve (këtë ta bëjnë përmes punësimit, jetës më të denjë, kushteve më të mira jetësore në përgjithësi si në shëndetësi, drejtësi, shkollim, siguri qytetare etj etj…) e aq më pak të përkujdesën për popullin që kanë në mërgatë. Kështuqë, të lënë pas dore, atëherë populli është sikur delet apo një kope (tufë) pa barinjë të cilën në çdo mënyrë e kohë e kërxnon ujku, vërtetë ujqërit.

Mos të harrojmë se; “Armiku nëse nuk e ka përfunduar në tërësi planin e vet kundrejt një populli të robëruar e të sunduar (me këtë rast ndaj popullit shqiptar) ai gjithmonë, në çdo mënyrë e kohë do tentoj të kthehet për plotësimin e aspiratave të veta, pra sundimin dhe zhdukjen e atij populli të cilit ia ka mësyer njëherë. Armiqët askurrë nuk flejnë e ne?!?!

Kohëve të fundit Ujqërit e armiqët tanë shumëshekullor duke i parë gjitha këto gëra që pak a shumë i paraqitëm dhe cekëm më lartë, rrinë zgjuar dhe nga të gjitha anët ndërmarrin gjithçka (përmes emisarëve të tyre, shpiunëve e bashkëpuntorëve të shitur të tyre që kanë veshur petkun e gjengjit në mesin e popullit tonë, bile thirrën shqiptarë) vetëm e vetëm për të futur përqarje, vëllavrasje e çka jo në mes popullit vëlla shqiptarë të cilët vërtetë se i takojnë tre besimeve (islamit, katolicizmit dhe ortodoksizmit, dhe pikërisht këto, besimin (fenë) si gjënë më të ndjeshme, shfrytëzojnë për qëllimet e tyre djallëzore apo thënë më mirë; përqaj e sundo apo asimilo), mirëpo, deri më sot rrallëherë patem probleme apo konflikte fatare, kurse sot siç shkon gjendja duket se në të ardhmën nëse nuk jemi syqelur (syhapur) dhe nuk ndërmarrim diç për parandalimin e dukurive të tilla, do kemi probleme serioze (mos e thashtë Zoti konflikte fetare) si një popull tanimë i vogël por shumë i lashtë me kulturë e traditë dashurie ndaj atdheut dhe njëri – tjetrit.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, në raportet e tij e ka cilsuar popullin shqiptar si ai popull që edhe pse me shumicë dërmuese myslimane prapë ata përkatësinë kombëtare e kanë si prioritet dhe e paraqesin si të parën dhe gjë të shenjtë, por tendencat nga disa hoxhallar kryesisht, cilët mbaruan shkollimin në vendet arabe janë tejet të rrezikshme për qetësinë dhe mirëqenien e barazinë ndërfetare në mesin e popullit shqiptarë. Kanë regrutuar e regrutojnë përkrahës e mbështetës të tyre cilët janë të orientuar ekstremisht nga feja e që nuk njohin kombin shqiptarë. Këtu e me këta me doemos dhe nguti do të duhej të mirrët drejtësia vendore e ndërkombëtare.

Kohëve të fundit e në veçanti ditëve të pas luftës në Kosovë hyrën me qindra e mijëra shoqata e organizata të ndryshme nga e gjithë Bota nën ombrellën e humanizmit, për ta ndihmuar ringjalljen e popullit si në ekonomi etj… Mirëpo, siç kemi cekur shpeshëherë dhe e dimë të gjithë, ato shoqata, organizata të ndryshme e nga shtete të ndryshme mesiguri se të gjitha (veçmas ato që vijnë nga Lindja dmth shtetet arabe) nuk ishin e nuk janë të disponuara miqësishtë ndaj nesh, dhe jo të gjitha (siç deklaroheshin) janë humane, por kanë qëllime të caktuara, kanë mision të caktuar, kanë prapavijë, kanë dinakri e me këtë janë edhe të rrezikshme për një popull siç është rasti me popullin tonë, meqë gjithë e dimë se aleat të tyre gjithnjë ishin serbët.

Ato shfrytëzojnë rrethanat e papërshtatshme të popullit e që për ta janë shumë të përshtatshme, të volitshme, e në favor si shembull ekonomia e mjerueshme e me këtë varfëria po edhe ajo e skajshme ku njerëzit me halle e me derte pse jo edhe në buzë të egzistencës i joshin me gjëra materiale, mjete financiare në fillim, e më pas sa t’i përfitojnë, atëherë edhe me ideologjitë e tyre (që asesi nuk iu përshtatet kulturës e mentalitetit tonë shqiptaro – europian) kështu duke iu shpërlarë trurin edhe i bëjnë mvarrës të tyre, i bëjnë në një mënyrë robot, shërbëtorë e robër të flakët, ndjekës ekstrem e radikal të tyre dhe mësimeve të tyre qëllimkqija, me këtë rast për ne popullin shqiptarë. Apo siç thot një fjali e urtë popullore e jona; „Ujku gjuan gjithnjë në mjegullirë…“

Sipas disa statistikave po të mos përjetonte gjatë shekujve populli shqiptarë gjithë këtë që pak a shumë në pika të shkurtëra paraqitëm në këtë shkrim timin modest (por qëllimmirë dhe me mendim se do ndihmoj në parandalimin e dukurive negative) thuhet se po të mos përjetonte e përjeton gjitha këto të kqija, atëherë do të ishin në një shtetë hiq më pak se diku rreth 50 milion shqiptarë, e sot ku jemi? Sa jemi? Dmth edhe me eksagjërimin e numërit (siç dimë ne) thuhet se në Shqipëri e Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore e Mal të Zi…jemi diku rreth 10. 000 milion shqiptarë gjithësej (unë do të thoja me përgjegjësi se nuk jemi më tepër se 5 apo gjashtë milion).

Por, nga kjo dëshiroj të them se vetëm të shiqojmë këtë që thamë më lartë, pra i bie se gjatë këtyre 1500 viteve kemi rënë në numër drastik çka i përket natalitetit apo shtimit të popullsisë! Për ne individualisht ndoshta nuk do ket shumë rëndësi apo mendojmë rrezik të asimilimit apo thën troç të zhbërjes apo zhdukjes së qënësisë tonë kombëtare me një ritëm të shpejt, meqë mendojmë se 1000, apo 2000…vite janë të mëdha, të gjata, të largëta, por kisha me thënë se për ne dhe jetëgjatësinë tonë individuale edhe janë ndoshta të gjata e të mëdha, por për Kombin e të qenurit e saj janë shumë shumë shumë të shkurtëra dhe të afërta, apo sa hapë e mbyllë sytë, sepse me mua e me ty as nuk ka filluar Shqiptaria e as nuk do të mbaroj, dhe dhashtë Zoti e kur të mos mbaroj, apo kurrë të mos ketë ditë të „Fundit të Botës Shqiptare!“.

A nuk është mëkat, dëmë, mjerim, tmerr…, të ndodhë me popullin shqiptarë një parakallxim apo parashikim ti tillë? Një populli të lashtë që Botës i dha kulturë e shumë gjëra të mira, shumë njerëz të mëdhenjë, shumë burrshtetas të përmendur, shumë lider e udhëheqës fetar si Papë etj…që i dha europës e botës heronjë dhe martir e shenjtër të shumtë!

Besoj dhe jetoj me shpresë se çdo shqiptarë do i analizoj këtë gjëra që i cekëm, se populli ynë do të vetdijësohet përkundër rreziqeve që e kërcnojnë, se institucionet tona do i përkushtojnë më tepër rëndësi këtyre dukurive dhe se dy akademitë tona (tanimë vetëm në letër) do të bëjnë strategji afatëgjate rreth çështjes kombëtare dhe të mirës së saj. Pra, jetoj me shpresë se për ne shqiptarët nuk vlen parashikimi apo parakallximi i Zojës Mari në Fatime, se nuk do të ndodhë „Fundi i Botës për Shqiptarët“.

Shkruan:
Marjan Sebaj SOPI
Rostock (Gjermani)
27.10.2017

SQARIME:
1. Shih: Libri; „Djalosh, Vajzë, kujdes kujdes…“ Marjan Sebaj SOPI, Ferizaj 2013, fq. 7-12
2. Shih: Libri; „Djalosh, Vajzë, kujdes kujdes…“ Marjan Sebaj SOPI, Ferizaj 2013, fq. 41-47
3. Shih: Libri; „Migrimi plagë shumëshekullore“ Marjan Sebaj SOPI, Prishtinë 2010

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here