Antagonizmi kredibil

1
1053

Ministri i jashtëm i RK-së Hoxhaj, prej vitesh në oborrin e kontrabandistëve zyrtar të RK-së, nuk përtoi të reagoj këtë radhë, tamam si Rrahman Morina. Nuk do ta besoja kurrë se edhe pas kaq viteve do të kemi shqiptar të shpërfillshëm si Rrahman Morina – Enver Hoxhaj.

Shkrue nga Bekim Rexhepi

Reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj-t, me fazën “MOS U PËRZIJ NE PUNËT TONA TË BRENDSHME”, ta kujton denjësisht Rrahman Morinen një zyrtar i dikurshëm, shqiptar i shpërfillshëm i krahinës së Kosovës, i cili mbase nuk do të përtonte të bënte një deklaratë të këtillë ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ministri i jashtëm i RK-së Hoxhaj, prej vitesh në oborrin e kontrabandistëve zyrtar të RK-së, nuk përtoi të reagoj këtë radhë, tamam si Rrahman Morina. Nuk do ta besoja kurrë se edhe pas kaq viteve do të kemi shqiptar të shpërfillshëm si Rrahman Morina – Enver Hoxhaj. Po të ndodhte reagimi i Serbisë, e veçmas i ministrit të jashtëm të Serbisë, aherë do të kuptohej si një reagim normal që nuk ndryshon diskursin politik të një Serbie, e cila nuk ndryshon prej dekadash politiken e saj aversive ndaj Kosovës.

Po ç’patën këtë radhë me Edin, këtë s’mund ta kuptoj ndryshe veçse ne kontekstin e reagimit të një Rrahman Morine të ri po qe quhet Enver Hoxhaj. Të qelbesh në këtë formë, siç kanë reaguar të shpërfillshmit e politikës shqiptare Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Sali Berisha, ndaj asaj që Edi Rama bëri në Beograd është komplet komprometim i politikës nacionale shqiptare. Çka do të thotë të reagosh në këtë mënyrë, do të thotë se me vetëdije të plotë po bënë punën e Serbisë në Kosovë. Kjo duhet ndalur, sepse po hyjmë direkt në komprometimin e politikës nacionale qe dëmton Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe e afron atë me Bashkimin me Serbinë për të shfajësuar krimet e brendshme në Kosovë. Edi Rama, nuk mund ti shfajësoi këta shpërfillës të çështjes së Kosovës, të cilët prenë veç në besë vendin e tyre.

Rama në takimin e fundit në Serbi, mbrojti Trepçën gjigandin shqiptar duke u thënë se gjigand nuk mund të sillet si një send bartës në Beograd dhe se ajo është pasuri e një shteti tjetër, të cilin duhet njohur sa më parë, sa më shpejtë. Të reagosh ndaj kësaj deklarate të papërsëritshme do të thotë se po benë punët tua ndryshe dhe fshehur me popullin tënd dhe hapur bashkëpunon me Serbinë. Thaçi tashmë nuk ka dyshime se për të shpëtuar vetveten do të paragjykoj çdo politikan shqiptar qe përpiqet të reagoj ndryshe ndaj Serbisë, sepse është bërë e qartë se vetëm ajo mund ta suspendoj dënimin e tij në gjykatën speciale. Ndërsa Enver Hoxhaj për të mbajtur postin aktual benë lojën e të shpërfillshmit jo më ndryshe se Rrahman Morina, e i diskualifikuar Berisha benë zhurmimin bajatë derisa edhe vet ka aferat e klanit të Zemunit.

Antagonizmi në Kosovë qe prej se është PDK-ja në skenën politike është bërë kredibile, dhe për këtë duhet pasur penalitet politik ne zgjedhjet e ardhshme, ndryshe do të kemi konfrontime të reja me politikën serbe e cila pret të hapi një konflikt të ri në Ballkan dhe ti kthej shpinën Evropës dhe të bëhet me Rusin, e cila po punon për një konflikt të ri në Ballkan.

1 KOMENT

  1. Qeveria e Kosoves duhet ta shkarkojë urgjentisht ministrin Hoxhaj.
    Deklerata e tije eshte shum dashakeqase!
    Ne se qeveria nuk e ndeshkon kete “politikan” pro Turqeli apo pro “Rus” athere ky flete ne emer te qeveris Mustafa.
    Te japeshe ultimatum kryeministrit ma luftarak ne çeshtjen e Kosoves, ketu diçka nuk shkon!
    Qeveria e Kosoves duhet te kerkoje falje publike dhe kete minister ta shkarkoj me ceremoni.
    Turp per qeverin e Kosoves qe heshte…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here