A po rrezikohet Republika ?!

0
523

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Me kënd të rastisë të bisedosh për temën e politikës sot, do të hasesh në reagime ndër më të ndryshmet. Shumica ndajnë mendimin se kjo elitë politike është bërë fajtore për gjendjen e keqe ekonomike dhe krizën e gjatë institucionale. Një numer bukur i madh i atyre që i takon, vëtem bëjnë më dorë “Ik burrë mos na folë për këta politikanë së na ban kahrën e Zotit, mos vet për ne çka na ka gjetë”. Eshtë bërë tashmë neveritrëse jo të shkruash por ti përmendesh dhe ti shikosh këto figura të kësaj kaste politike. Po thuaj të gjithë e kan shpërfaqur fytyrën e tyre të vërtetë. Po apstrofohen çdo ditë ne mediume të shkrura dhe elektronike për hajni, për plaçiktje të pronës shoqërore, për zhvataje dhe për vepra të ndryshme kriminale.

Më së paku po duken si njerëz të politikës dhe të poltikëbërjës. Duke filluar nga kryetarët e komunave deri të postët e larta qeveritare patëm rastin të ndegjojmë dhe të shohim për abuzimet e tyre më shtetin dhe abuzime tjera. Këta në vend që të arrestohen, po iu mundësohet të largohen nga vendi pa asnjë therrë në këmb (rasti i Lutfi Zharkut). Disa nga qeveritarët qenë akuzuar për korrupcion, por të cilët organet tona të drejtësisë i liruan ata si të pafajshem, dhe për të qenë qudia edhe më e madhe u kthyen në postët e tyre të mëparshme pushtetare. Kjo ishte më shumë së turp.

Të shohim se çka do të ndodhë më rastin e kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashotës, i cili dyshohet se ka keqpërdor pozitën shoqërore. Kjo është pasqyra e vërtetë e shtetit tonë. Të bëmat e disa prej figurave qendrore të politikës gjatë luftës dhe pas saj po bëhët e ditur pikërisht nga bashkëpunëtorët e tyre të ngusht. Nga ish bashkëpunëtorët po na shpërfaqën në shtypin ditor dhe media si hajna, një ditë tjeter na shpërfqën si vrasës të shokëve të idealit, ditën vijuese na shpërfaqën edhe si antikombëtar.

Kjo klasë lakmitare për pushtet apsolut gjithë ditën merren me pazare politike se kujt i takon pozita e të parit të shtetit. Të një shteti i cili jo që po humb territore në veri e jug, por i cili shtet i brisht, po rrezikohet të bëhët Republikë në kuader të Serbisë. Këta nuk po dinë të ndalën në veprimet e tyre hazarde, nese nuk i ndalë forca e popullit.

E kan stërmbushur me probleme politike Kosovën, në vend që ti qasën punës për mirëqenje shoqërore për çka edhe janë të thirrur. Me politikan të tipit të nëntokës së pari nuk mund të bisedohet sepse nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët më ta. Gjuha dhe veprimi i tyre janë forca dhe diktati i stilit autoritar. Republika nuk bëhët më njerëz të cilët Republikë kan bërë vete. Këta veq macët dhe kucët që nuk i kan punësuar në sektorin shtetëror dhe privat, ku dhe i kan njerëzit e tyre. Këta kan instaluar një sistem të tillë, që edhe kur të largohen nga pushteti, shumë vite do të kalojonë për normalizim të gjendjës.

Gjithashtu do të kalon kohë që të largohën të gjitha ata njerëz të përkatësisë partiake të cilët i kan inkuadruar në pozita të larta shoqërore për ti mbrojtur interesat e tyre. Kemi ardhur në një moment kritik, i cili kërkon menquri, urtësi politike dhe vizione për të dalë nga kriza. Njerëzit e dijës janë të nevojshem këtij vendi dhe kësaj toke shqiptare më shumë së kurrë më parë. T’u kthehet vetëbesimi njerëzve të cilët janë lodhur dhe rraskapitur më përdishmerinë mbytëse të jetës hiq të mirë, dhe më përditëshmerinë mbytëse politike…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here