A janë zgjedhjet i vetmi solucion të daljes nga kriza institucionale?

0
447

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumica sot në Kosovë mendojnë së nga kriza e gjatë institucionale e instaluar nga kjo klasë e pa përgjegjeshme politike, mund të dilet duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu edhe duhet të jetë sepse as Pozita dhe as Opozita nuk janë duke lëvizur nga pozicionet e betonuara politike. Kjo gjendje është duke rënduar mbi supet e popullit, së pushtetarët këtë ajom siq thotë një fjalë e popullit po e dëshirojnë. Tashmë njerëzit në krye të shtetit janë lakuriqësuar së janë grup i realizimit të interesave vetiake. Kur është në pyetje pushteti nuk po njohin as një të drejtë tjetër mbi këtë tokë. Kaluan 17 vite duke i mësuar rregullat e pluralizmit politik të cilat i kërkon sistemi shumë partiak.

17 vite kaluan, kishim disa palë zgjedhje nacionale dhe komunale. Në secilën palë zgjedhje kemi hyrë më motivacionin e arsyeshem se vitët në vijim do të sjellin punësim, mirëqenje, investime të jashtme, zhvillim më të hovshem ekonomik dhe avansim të proceseve demokratike. Të mos flasim së sa zgjedhjet janë të kushtueshme sidomos për vendet si Kosovën e varfër dhe më telashe të mëdha të tranzicionit. Gjithmonë kemi menduar paraprakisht që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike, dhe së pas mbajtjës së tyre temat qensore për të cilat edhe garojnë partitë politike do të zënë vend qenësor.

E para bukur shumë zuri vend, sepse zgjedhjet kaluan pa incidente që prishin garën zgjedhore. Edhe pse në mbredi ishin më mjaftë të meta, duke filluar nga manipulimet dhe vjedhjet industriale. Mu për shkak të kësaj të dytës edhe rezultatet dolën barazi më një zero të madhe. Tjetër. Kjo periudhë e gjatë e njerëzve gadi të njejtë në pushtet, i shpërfaqi ata si njerëz që dy lidhje më politikën si profesion fisnik që është nuk i kanë. Kjo përiudhë 17 vjeqare i qiti në sipërfaqe të gjitha të palarat e tyre të turpshme, duke filluar nga kriminalitetet politike dhe kriminalitetet e ndryshme ekonomike. Të gjitha temat imediate siq e thashë më lartë u tretën si fluskë sapuni.

Të gjitha mundësit ishin të punohet mirë, në mbrojtje të interesave shtetërore dhe nacionale. Votuesit gjithmonë u mashtruan keq, disa u manipuluan duke iu premtuar vende të punës, disa tjerë u mashtruan për një grusht groshë, dhe mashtrime tjera. Pak kush nga të rinjët kanë pritur një zhvillim kaq të keq të ngjarjeve. Nuk kan pritur së edhe pas shumë viteve nuk do ta gjejnë një vend të punës. Kurrë të rinjët tanë nuk i kan ndëgjuar këta pushtetarë se paku që shteti i tyre nuk do ti qetë në harresë. Këta gjithë kohën punuan për ti forcuar poziconet e veta pushtetare duke inkuadruar në sisteteme njerëz të vet edhe pse gjysem analfabet. Thanë së janë autoritete, thanë së janë njerëz kredibil, e nuk ishin. Koha dhe veprimet e tyre demantuan ata.

Zhvillimi më i shpejtuar i ecurive ekonomike dhe shtimi i buxhetit shtetëror që është detyrë e çdo qeverie nuk ndodhi. Edhe ato mjete që i kishin në dispozicion i shfrytëzuan shumicën aty ku atyre u sjellte leverdi, duke i apstrahuar këto prioritete. Së pari, ata premtuan realizmin e të pamundurës deri në 250 mijë vende të reja të punës e premtime tjera të pa mundura.Nuk pamë angazhime serioze rreth thithjës së investimeve të jashme pa të cilat vështirë kalohet kriza. Pastaj, asnjë qeveri dhe as qeveria e fundit nuk kishin ndonjë platformë afatgjate zhvillimore. Nuk doli asnjë plan konkret dhe as një tru i dijshëm dhe i sinqertë, që do të bënte të fillohet diqka në këtë drejtim edhe më forca vetanake.

Kosova ka mbetur më gjyqësor sa nuk bën më të dobët, të ndikuar nga politika ditore. Kosova ka mbetur më arsim të ngelur shumë mbrapa, nuk kemi planifikim kuadrosh sikur i kan shtetet Perëndimore. Kosova ka mbetur vend ku shëndetësia është në kolaps, me administratë shtetërore të dobët.Kosova qka është më e rënda është bërë vend i eksprimenteve territoritoriale. Kjo rezultoi me incidente të Opozitës në Kuvend, e jashtë kuvendit, dhe protestimit në kryeqytet. Kosova ka mbetur i vetmi shtet i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave etj. Shpresa është të vetëdijesimi i qytetarëve që në zgjedhjet vijuese mos të votojnë më kurrë, për ata që vendin e sollën buzë greminës sociale- ekonomike dhe e futën vendin politikisht në rrugën pa krye…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here