A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (VII)

0
544

Iliro-pellazgi Konstandini i Madh-që e ndryshoi fatin e botës-nuk është serb-edhe pse vjen prej Nishit-që ka mbetur në Serbi

Brahim Avdyli width= Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa e shtatë)

Kur ndahet historia e Maqedonisë antike, ajo ndahet në dy periudha kohore: a) periudha legjendare, që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore, e cila lidhet me këto të dhëna gojore deri në vitin 500 p.e.s.; dhe b) periudha historike, që fillon nga viti 500 p.e.s. e zgjatë deri në vitin 148 p.e.s.1) Neve na intreson periudha e dytë, që mbaron në vitin 148 p.e.s., e cila përputhet me deklarimin e Kuint-Kyrs, historian latin i shekullit të I-rë p.e.s., që përshkruan komplotin ushtarak, ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedon, të cilët nuk dinin fare “greqisht”, pra, në të vërtetë gjuhën e shkuar fenikase, që ishte gjuhë teknike, jo zyrtare. Pra, gjuha fenikase ka qenë “një gjuhë” e cila sot quhet “gjuha e atëhershme teknike”, jo gjuha “greke”.

Kuptohet se ajo nuk është folur as atëherë në të gjithë territorin e këtij vendi sa na quhen sot “Greqi”, por ishte e përdorur pjesërisht në ato toka të pushtuara nga fenikasit dhe të tjerët “të huaj”, pra fiset jo pellazge dhe jo pellazgo-ilire.
Kur flasim për fiset, atëherë nuk flasim për “etnitë”. Etnitë janë kombet, ndërsa fiset dhe farefiset janë shumë më të vogla. Nuk kanë qenë farefiset dhe fiset ato që themelojnë një “komb”, por shtetin, kur themelohet, në qoftë se ka qenë nëpër histori “të themeluara si shtet”, sepse as “fiset” nuk kanë qenë “etnitë themeluese” përveç etnisë së madhe pellazge e pellazgo-ilire, siç e thote Prof. Nezir Myrta: pellgasët, apo pellgasët ilir, pra shqiptarët e sotëm apo Yllirët e vjetër. Shteti është ndarje administrative, që përmblidhet me një popullatë, por populli është prej etnive të përbëra, e nuk është prej një kombi. Kombi i madh i atëhershëm ka qenë kombi i Ylirëve, i Ilirëve, i Pellgaso-ilirëve, që ka zotëruar disa shtete.

Civilizimi agean në fillimet e tij-sikur thonë grekët për veten e tyre

Dihet nga kjo gjë se Maqedonët, pra iliro-pellgasët, edhe pse gjeneralë të njohur, nuk e kanë ditur gjuhën teknike, madje as në “Greqinë Qendrore”.

Duhet të shohim mirë kronologjinë historike në këto anë. Të dimë më së pari se si janë të organizuara njësitë adminstative në tokat të ashtuquajtuara “Greqi” dhe të dime se nuk eksistonte as “greqia” apo “hellada”, pikërisht me këtë “famë botërore”, të cilën e pëshpëritin “hellenët” për vetvetem dhe bota për ata që i quan “grekë”.

Duhet të dimë pikë së pari se a kanë qenë më të njohur të ashtuquajturit “grekë” apo kanë qenë më të njohur epirotët e makedonët, të cilët kanë qenë pikërisht iliro-pellazgë dhe shqiptarë të sotëm. Në qoftë se është e drejtë kështu, atëherë si është e mundur që “grekët”, apo siç e quajnë veten e tyre “hellenët”, kanë “ekzistuar” atëherë, kur dihet se në trevat e Maqedonisë antike, të Thesalisë, të Epirit e deri në Pelloponez, nuk kanë qenë fare “grekë” dhe “helenë”; dhe si është e mundur që ky konglomerat të na e palçkitë historinë, me “historinë” e tyre të paqenë? Dhe, si mund t`u ndihmojnë për këtë plaçkitje këtij “konglomerati” ata të cilët e quajnë veten “botë përparimtare”, apo “botë shkencore”?! A e shkelin me dy këmbë historinë?!…

Harta Ilire me ndarjet e saj në territorit e tyre dhe të Gadishullit Ilirik

Dihet se përse erdhi me aq urrejtje Paul Emili, latin tipik, me ushtarët romakë, diku rreth vitit 168 p.e.s. që të thei ushtarakisht të gjithë maqedonët me Perseun (179-169), të fundit nga mbretërit e famshëm maqedonë2), të cilët ishin iliro-pellazgë, jo “grekë”, dhe shkatërroi poashtu 70 qytete të epirotëve e të molosëve, për shkak se e mbante faltoren e Dodonës dhe mitin e saj; perëndeshën Sellena, me kokë të prerë nga Samotraka, nga toka iliro-pellazge.3)

Dihet se dhjetra gomarë i ngarkon të bartin me mund arin e plaçkitur këndej detit, me vete, dhe kjo mund të konsiderohet “një arësye” e daljes këndej detit për të plaçkitur me dhunën e luftës, sepse nuk kishte tjetër si t`i nxisë luftëtarët romakë pos me plaçkitje të pafund. Lufta ishte arësyeja kryesore: të shkatërrojë tërësisht ata që nuk i theu kundërshtari i jonë i parë, d.m.th. tri fiset e ardhura.

Pikërisht këtu duket e vërteta: në qoftë se fenikasit, dorianët e assirianët nuk ia arritën të shkatërrojnë tërësisht epirotët, maqedonasit e pellazgët, që janë fise të Yllirëve, pra iliro-pellazgë apa Pellgaso-ilirë (jo te djali i vajzës së Europës, Iliri, që ishte vazjë e Harmonisë dhe Kadmit!), atëherë do të provonin të dytët që t`a bëjnë këtë punë- romaket, me gjuhën artificiale të tyre, gjuhën latine, dhe duhet të dimë edhe kur është themeluar kjo perandori.

Harta e Greqisë antike-e pikturuar nga njerëz të ndryshëm me Greqinë Qëndrore

Historia romake është e pasur dhe e njohur nga mbretërit e Romës prej viti 717 p.e.s. e deri në njohjen e republikës, me 451 p.e.s., pasi kishte disa tronditje të brendëshme në Gadishullin Apenin, deri në luftën e parë punike dhe luftën e dytë punike, në vitin 149 p.e.s. Me perandorin Cesar bëhët më e njohur, prej vitit 60 p.e.s. e deri në 44 p.e.s. kur mbytet perandori.4) Më shumë, nuk po përmendim.

Të parën goditje të pasukseshme, e zëvendësoi e dyta. Atë çështje që nuk arriti ta marrë e para, pra fiset e ardhura, të cilat pretendojnë se janë “hellenë” apo siç i quan këto fise bota tjetër “përparimtare” si “grekë”, në bazë të romakëve, janë të dytët, romakët, me gjuhën e kundërt latine, me perandorin Paul Emili.

Pra, goditja vendimtare erdhi nga romakët, nga viti 148-149, pastaj rifillon lufta e dytë punike. Shkatërrimi pjesërisht i popullatës së madhe Yllire, apo Ilire, të cilët i ndërruam romakët, që i morën nga viti 149 e 167-68 p.e.s. deri në vitin 395 të erës sonë, e cila është e dyta goditje, e cila zgjatë 563 vite5) apo të mbledhura prej Paul Emilit 582 vite, ndërsa në vitin 395 të erës sonë vie perandoria Bizantine, me fenë ortodokse, të cilat bëjnë sipas llogaritjes sime 1058 vite të tjera të robërisë.6)

Përmendorja e Sokratit-sot-në të ashtuquajturën Greqi

Shaktërrimet e tërë popullatës së etnisë ilire apo yllire mund të logariten në tri periudha fatkeqe:
a) Periudha e shkatërrimit prej gjenezës e deri në përpjekjet e vona të fenikasve;
b) Periudha e shkatërrimit të perandorisë Romake dhe të perandorisë Bizantine;
c) Periudha turko-osmane, formimit të kombeve, e deri në ditët tona.

Në qoftë se në periudhën e parë kanë qenë me dhunë fenikasit dhe disa fise të tjera, të cilët ishin me metoda tjera përkundër logjikës së Dodonës, në periudhën e dytë vinë dy perandori, njëra pas tjetrës. Etnia pellgaso-ilire ka qenë nën dhunë të pashkëputur e sistematike, të gjuhëve dhe feve të ndyshme; ndërsa perandoria Osmane e merr edhe ajo fenë tjetër si fé kryesore, të cilat, edhe sot po luftojnë.

Iliro-pellgasët, yliro-pellgasët, apo iliro-pellazgët kanë qënë e vetmja etni dhe një popullatë vendase autoktone, ndërsa hellenët kanë qenë një popullatë e përzier nga fiset e ndyshme ardhacake e pushtuese. Këtë gjë e kemi përsëritur në të gjitha publikimet tona dhe përherë. Helenët janë “shpikur” në të ashtuquajturën “Greqi”, ndërsa “grekë” u thojnë pjesa tjetër e botës, duke filluar prej gënjeshtrave romake.

Rajoni i Mesdheut-i bërë nga vitet 618 të e.s.

Për t`ua dokumentuar ato që i kam thënë deri më tani, meqë nuk arrita të shkoi në Simposiumin e IV ndërkombëtar të Tiranës, me 18 Nëntor 2016, po e lidhi me një shkrim të botuar nga Rasim Bedo, në Kanuni TV, Portali i të vërtetës Shqiptare, se qytetërimi i ashtuquajtur “hellen” apo “grek” përpiqet të përmbytë qytetërrimin e vetëm iliro-pellgasë apo iliro-pellazgë deri në fillimin e tij, që prej shekullit VII p.e.s. e deri më tani, sidomos pas shekullit 19 të e.s.7)

Për këto arësye u detyruam që ta zgjatim kohën e botimit të kësaj pjese dhe ta ndërrojmë me disa artikuj të botuar në këtë kohë, në Evropë, që të mund të shohim si ecë kjo që themi “gazetari” e “shkencë”, pa marrë parasysh se nuk janë shkencë e vërtetë dhe as gazetari e vërtetë, por një “politikë” e shkruar. Ne, po e fillojmë prej shkrimit të gazetarit të njohur nga bota perëndimore, Matern Boeselager (lexohet: Bëzelager), redaktor në gazetën e njohur “Die Welt/Bota”, i cili, ndonëse e nxjerrë si konkluzë “ shplohet: grekët nuk janë aspak grekë të vërtetë”, në mënyrë të gabuar e ndërlidhë nga mësimet e tij.8) Historinë e Greqisë përpiqet ta shpjegojë “në kohën e tanishme”, edhe pse ajo i duket riskante, deri sa përpiqet ta shpjegojë me të kaluarën e lavdishme të Greqise përmes Greqisë bashkëkohore, që ndodhet në krisë.

Këtu ka një proporcion të gabuar, nga deklarimet e gazetarit Berthold Seewald, por ne po e marrim vetën ate që na duhet dhe nuk po e shohim kontekstin politik dhe as ate gazetaresk. Unë e kam hedhur njëherë në faqen time ta lexojnë tërësisht lexuesit, pa i shpjeguar kriteret e këtij shkrimi.

Shikoni sa duken me ngjyrë të kaltërt, ata të cilët u quajtën HELENË

Pa marrë parasysh kontekstin politik në të cilin është shkruar ky shkrim, e as ate gazetaresk të Gjermanisë aktuale-si prijetare të Europës së Bashkuar, e të gazetës “Die Welt”, po ndërlidhemi me ngatërrimet e “çështjes greke” nga mësimet e autorit “të së kaluarës” me “historinë e vërtetë”, duke i marrur parasysh se këto të dhëna i ka mbledhur autori nga librat e gazetat për Greqinë, nën prizmin e politikës së këtij shteti. “Të dhënat aktuale” na bien ndesh “me të kaluarën e famshme”.

“E kaluara” bie ndesh me të kaluaren e vërtetë të të ashtuquajturës “Greqi”, por edhe me perandorinë Bizantine, sipas shpjegimeve të një serbi, të cilat janë shumë largë nga e verteta. Këto janë dyfish të gabuara. “E kaluara” ipet si “greke”, ndërsa e tanishmja na ipet si “slave, bizantine dhe shqiptare”, madje sa i përket perandorisë Bizantine, na ipet nëpër gënjeshtrat serbe, edhe duke e nxjerrur fotografinë e njohur të Justinianit si “Byzanz”, pa e cekur aspak përkatsinë legjitime të tij si ilir, duke e ngrehur nga duan serbët, sikur ata janë “të vetmit trashëgimtarë”.9)

Ne mendojmë se konteksti politik i kësaj çështje dallon potencialisht nga vetë konteksti hisorik i kësaj çështje, pra çështjes “greke”, ndërsa ky kontekst na ipet i lidhur me kontekstin aktuale gazetaresk.

Në këtë shkrim thuhet: Grekët nuk janë “gjenetikisht aspak grekët e vjetër”, pa e ditur të vërtetën legjitime të këtij vendi, se nuk kanë figuruar as në historinë e vjetër “grekët” si etni, por fiset pushtuese nga Azia e Vogël; as nuk kanë patur “mbretëri Greke”, por kanë qenë vetëm iliro-pellazgë apo iliro-pellgasë me gjuhën fenikase, në përkatësinë etnike yllire/ilire, në pjesë më të kosiderueshme. Është plotësisht e gabuar thënia pasuese se “nuk dëshironin të shtypen nga turqit”, sepse është edhe ajo një thënie mashtruese, përderisa pjesa më e madhe nuk janë “turq”, por janë dardanë, illiro-pellazgë, pra 6`800`000 europianë, të quajtur sot “turq”. Të tjerët janë kurdë. Ne, do të merremi më vonë me këtë çështje, në një shkrim të veçantë…

Serbët-Sorbi dhe Surbët-të cilët kanë ardhur prej Kaukazit

Ai e komenton thënien e redaktorit Berthold Seewald, i cili pasardhësit e Europës Lindore të Homerit, Sokratit e Periklit thotë se janë në dispropocion të akcionit të tyre, sepse janë bazuar në arësyet e gabuara dhe përfytërimi se grekët e kohës së re “rrjedhin nga paraardhësit si Perikliu e Sokrati”, nuk ka asgjë të bazës reale, aq më pak se krijimi i “grekëve” është “një Mishmash i Slavëve, Bizatinëve dhe Shqiptarëve”, siç i përzien autori. Shqiptarët dhe Byzantët kanë qenë iliro-pellazgë dhe nuk kanë qenë “grekë”, ndërsa sllavët kanë depërtuar nëpër rrugën e tyre përmes bizantinëve dhe janë dokumentuar nëpër shekuj të tërë si okupatorë dhe shkatërrues të kombit iliro-pellazg apo shqiptar. “Greqia” është e para në këtë drejtim të shpërfilljes së kombit iliro-pellazgë apo shqiptarë; e dyta është Rusia. Më kryesorja është Turqia. Anglezët, francesët dhe rusët janë ata që dëmtuan floten osmane e tërë perandorinë.

Janë pikërisht këto kombe që “e ndihmuan” Greqinë të regjitrohet si “shtet”, duke mos e patur parasysh se nuk i kishte kriteret themelore të jetë një “komb grek”, të cilat do ti themi në pjesën për “kombet” mashtruese dhe “Greqinë”.

Por, po i numrojmë në radhë të parë armiqtë tanë: Greqia e bënë një “luftë” të rrebtë me shqiptarët; Rusia e nxitë luftën e tretë botërore dhe bënë çmos për të shkatërruar superfuqinë tjetër të botës, SHBA-në, EU-në, dhe kombin shqiptar, ajo mbetet së bashku me slavët e Ballkanit dhe Iranit; Anglezët janë “të akorduar” sa i përket “luftës” së nxitur fetare e ortodokse me rusët, serbët, por në anën tjetër është në blokun usharak të NATO-s; francezët janë “të vjetrit”, por bëhen “modern”, sa ua lejon ndërgjegja; ndërsa Turqia qëndron kryeput në krye të armiqve tanë, si sa i përket islamizmit sunit që e ka dhe është kryeput në bashkpunim të ruso-serbëve kundër shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër, bën pjesë ushtarakisht në NATO, por ajo dëshiron me çdo kusht të ringjallë perandorinë e vjetër osmane. Në njëfarë forme bashkëpunojnë me “turko-shqiptarët”, sidomos në Maqedoni dhe në Prizren e të tjera të Kosovës, ku ka mjaft islamik, që flasin “turqisht”. Këta nuk janë miq, por armiq, vetëm se duhet kthyer në këtë kamp ata popuj që bashkëpunojnë me ta.

Në këtë vazhdim thuhet: “Grekët, të cilët në saje të përfytyrimit klasik si krenar dhe të herojve të fuqishëm,…që i kanë paramenduar, në realitet shihen si njerëz të vegjël e gërmuq; me lëkurë të mbylltë e flokë të zezë”10), të cilët nuk përputhem as me librat e mësuar nga koha antike për këtë vend. Çfarë kanë mësuar ata për “Greqinë” antike e kemi thënë ne, në shkrimet tona. Këta nuk janë iliro-pellazgë, por të ardhur nga Libia, Egjipti, Arabia, Azia e Vogël e Turqia. Në të vërtetë është mbushur “Greqia”, përgjatë mesjetës, me dëpërtimin apo me emigrimin e slavëve dhe të turqëve. Kështu është zhdukur pamja e tyre e parë; janë zhdukur “grekët e vërtetë”.11)

Në përgjithësi, slavët kur erdhën deri në të ashtuquajturën sot “Greqi” ishin të gjithë së bashku. Prej tyre, ata të cilët thirren “rusë” ndahen në “rusët e bardhë” dhe “aziatikë”, deri në Iran e Indi, prej të cilëve më së shumti janë mongolianë, sepse dallojnë pak nga pamja e verdhë dhe e zeshkët. Ndërsa ruset e bardhë janë racë evropiane dhe duhet të dalojnë, por vetëm “të përziemit” me veti të tjera, janë tjerë. Serbët janë sorbët e surbi, të cilët e kanë marrur me vete fisin iranian “kashkai”. Ata janë në një familje me turqit, pra turko-iranianë, një anglomeracion nomadësh, të cilët jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan. Edhe Kashkai, sikurse të gjitha fiset e Azisë Qendrore, janë detyruar që të lënë tokën e tyre dhe të kërkojnë “toka të reja”, nga luftërat ndërfisnore, sikurse fisi hunët, visigotët, parabullgarët, e të tjerë.12) Ti shohësh këto fise dhe të mos i dallosh njërin prej tjetrit është dëm.

“Grekët i kanë genet false”, thuhet më tutje. Ne nuk po futemi më thellë. Pra, bota ngjallet nga ëndërrat e para me sy çelur. Kjo është kriza më bashkëkohore. Nuk janë “grekët” si “grekë antik” për sytë e mjegulluar të botës moderne, dhe nuk janë as “grekët” e tanishëm me “grekët antikë”. Po e them se nuk ka pasur asnjëherë, në asnjë kohë “grekë”. Ilustrimet që i kanë mbushur miliona libra të kohës antike janë vetëm gënjeshtra të bukura, të pikturuara nga gënjeshtrat e ëndërrave të botës reale të kohëve të përparshme iliro-pellgase apo iliro-pellazge, të shitur për “grekë”.

Ne nuk po futemi më tepër në linjat e autorit dhe redaktorit, por po ndalemi te çështja e jonë, sepse nuk ka pasur hellen apo grekë, as dje e as sot. Dje ka pasur me renome yllirët, ilirët, pellgasët apo pellazgët ilirë, që e flitshin gjuhën shqipe, por nga këta dalojnë në të folur tradhëtarët e etnisë së tyre dhe shkruanin gjuhën e dytë fenikase, me alfabet fenikas të Kadmit, për t`u ngritur në kastë udhëheqëse.

Askund nuk ka patur “hellenë”; “helloi”; e “helenë” apo siç i thirrë ata bota e gjërë si “grekë”, brez pas brezi, me gënjeshtrat e Kadmit, përkrahësit të romakëve dhe të të gjithë kopjuesve të botës, që i thotë vetvetes “shkencore”.

Perandoria Bizatine, e cila është themeluar nga Konstandini i Madh, me 11 maj 330, ditën e hënë, dhe deri të martën, me 29 maj 1453, kur sulltani osman Mehmeti i II e pushtoi me luftë dhe me ndihmën e gjermanëve, janë 1123 vite e 18 ditë, prej Perandorisë së Shenjtë Romake.13) Me gjithë se shkruajnë disa llojesh për Bizantët, edhe të atillë që i gjykojnë të dhënat negative, si “njerëz që kishin reshtur së qeni heroikë, pa e mësuar të ishin të virtytshëm”, po i referohemi këtij autori, i cili thotë se “bizantinët ishin mistik dhe e kishin në gjak Krishtin, Shën Mërinë dhe shenjtorët”…, “bizanti ishte një autokraci, me një perandor të gjithëpushtetshëm, që trajtohej në një rang me apostujt”…14), pra mëkëmbës të Zotit në jetë.

Askush nuk e ka thënë të vërtetën e tyre, në histori, e as gjermanët. Asnjëri nga shkencëtarët e botës nuk e thotë etninë më të madhe të saj: etninë iliro-pellazgët…

Nën Perëndinë Bizantine u lejuan edhe pakicat etnike, atëherë Gadishulli Ilirik dhe tani “Ballkan”; nga Lindja e Perëndimi, sepse kryesorët qenë interesuar për fenë e jo për gjëra të tjera. Nga kjo arësye u hodhë konglomerati i pakicave tjera nën aparaturën Bizantine; u lidhën me konturën kryesore të këtij aparati dhe e nxjerrin gjuhën e ashtuquajtur e të shkruar “greke”, pra fenikase, më të përpunuar. Kështu është botuar në vitin 1000 të erës sonë Enciklopedia dhe Fjalori “Grek”, kur dihet se ishte Perandor, perandori i dinastisë maqedone, Bazili II- Bullgaroktoni, prej vitit 976 e deri në vitin 1025, që njihet si “shfarosësi e Bullgarëve”. Dihet viti 395, të erës sonë, 605 vjet më parë, kur qenë ndarë Lindja e Perëndimi, dhe në Lindje sundonte Perandori i Lindjes, Perandori Arkadi, kështu që e tërë Lindja ishte nën ndikimin e fesë ortodokse dhe aparaturës së ardhur nëpër korrupsionin fetar, moral e mistik.

Edhe njëherë po kthehemi që më përpara: i nxitur nga kjo anë e padukshme dhe “e panjohur”, por që po bëhej nga brenda e padurueshme, nga dita në ditë, te pjesa më e madhe e popullatës së etnisë iliro-pellgase apo iliro-pellazgë, erdhi gradualisht deri te më e padurueshmja, pikërisht sepse po e udhëheqnin më 1202-1204 tërë perandorinë Bizantine Perandori Isaku II- Angjeli dhe Aleksi i IV-Angjeli. Isaku i II-Angjeli kishte qenë një perandor mediokër, që ia mori të vëllait të madh Aleksit II pushtetin duke ia verbuar sytë, ndërsa Aleksi III ishte më i keq.15)

Pikërisht në Evropë mbretëronte rrëmuja16), pra nuk kemi se çka të themi më tepër, dhe vërtetohet konkludimi jonë i parë, pse gjermanët e bënë “të papriturën”.

Perandorinë Bizantine e kishin përfshirë të ligjtë e të ligave nga të të papriturat. Perandoria Bizantine ishte përfshirë në një korrupsion të paparë dhe mund të shihet edhe nga ana morale. Përbërja etnike e Perandorisë kishte lëvizur shumë më tepër, edhe nga martesat e moshave ekstreme dhe të përziera nga prejardhja etnike. Arkat e shtetit ishin bosh, siç thotë J.J.Norvitsch. Aleksi i IV-Angjeli u kurorëzua së bashku me të atin, Isakun II-Angjelit me 01 Gusht 1203 dhe i ishte i mitur.17)

Pra, këtu e merr përfundimisht tatëpjetën e vet Perandoria Bizantine. Rënimi nuk kishte të ndalur, deri në përfundimin e saj, me 19 maj 1453…

1. Shefki Ollomoni, „Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë)/rrënjet e vërteta“, Botim i dytë i plotësuar, SHGB „Shkupi“, Shkup 2015, faqe 31.
2. Shikoni gjenealogjinë e mbretërve maqedonas, te Sh. Ollomoni, në këtë vepër, faqe 57.
3. Shikoni psh. në librin e Sulejman Matos, “Në kërkim të rrënjëve”, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 37.
4. Grup autorësh, “Mächtiges Rom/Grosse Kulturen, Glanzvolle Epochen”, Reader`s Digest, botimi origjinal, Paris 2000, botimi i parë (Gjermani, Zvicër e Austri), 2001; faqet 8-13.
5. Shikoni punimin tim “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, Pjesa e III, madje në faqen time provizore.
6. Shikoni, nëse nuk keni mundësi, po aty.
7. Shikoni po deshët shkrimin e Rasim Bedos, të dates 26.11.2016, “Iliro-pellazgët ishin një popull autokton dhe hellenët një popull i vonë pushtues”, në Kanuni TV, http://kanunitv.blogspot.ch/2016/11/iliro-pellazget-ishin-nje-popull_26.html.
8. Shiko artikullin e Matern Boeselager, “Die deckt auf: Die Griechen sind gar keine echten Griechen!”, http://www.vice.com/de/read/die-welt-deckt-auf-die-griechen-sind-gar-keine-echten-griechen-463.
9. E ruaj të paprekur një numër “shkencor” të “Der Spiegel”, Nr. 1/2014, “Geschichte”, “Byzanz-das Kaiserreich am Bosporus”, për ta komentuar në 148 faqet e revistës. Do të vie dita kur do ta kem komentuar…
10. Artikulli i të njëtit autor, në vazhdim, përshtatur në shqipe.
11. Në vazhdim të këtij artikulli.
12. Shikoni shkrimin e atëhershëm të Fahri Xharrës, “Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve”, http://www.gazetaditore.com/2013/05/09/shajkaqa-serbe-dhe-origjina-e-serbeve.html.
13. John Julius Norwich “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie(330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 7.
14. Po aty, faqe 9-10.
15. Shikoni te libri i J.J.Norwich, faqe 275.
16. E njëjta libër, i njëti autor, faqe 275.
17. Shikoni edhe në faqen 278.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here