5 miliardë euro vlera e produkteve që kosovarët kanë blerë nga Serbia në 17 vjet

0
2080

Abdixhiku nxjerr bilancin e tregtisë me Serbinë, porositë “largoni vrasësit tanë nga tryeza”

Koha.net, 26 Dhjetor 2016

Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit Riinvest dhe kolumnist i Kohës Ditore, ka nxjerr bilancin e shpenzimeve që kosovarët kanë bërë për produkte të Serbisë.

Është hiç më pak se pesë miliardë euro, për këto 17 vjet.

5 miliardë euro është vlera e produkteve që kosovarët kanë blerë nga Serbia që nga përfundimi i luftës e këndej. Vetëm gjatë muajit dhjetor do t’i japim edhe 33 milionë të tjera shtesë”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Koha.net. “Të shpërndajmë këtë fakt.

Le të nisim një fushatë që, së paku për festat e fundvitit, largon vrasësit tanë nga tryezat tona. Të festojmë pa Serbinë këtë herë. Të festojmë për Republikën. Kaq pak mund të bëjmë për të nisur një vit mbarë”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here