27 JANAR – Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit

0
556
Po ngarkohet...

(Auschwitz)

POEZI, nga Zef Mulaj

NË MEMORJEN E KOHËVE, KJO EPOKË DO TË BËJË QË NJERZIT TË MENDOJNË, MOS TË HARROJNË, SE KA NJERËZ QË LUFTOJN KUNDER NJERZVE. NDAJ KËTA, SHOQERIT DUHET T’I KUROJN, POR DHE T’I IZOLOJN PËR T’MOS U PËRSERITUR E HIDHURA QË LA GJURMET E TRISHTIMIT NJERËZOR.

Po ngarkohet...
Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

HËNA PIKON MEMORJE

(Auschwitz)

Memorja e heshtur
mbi kurrizin e kalit mbeti
shaluar…

Edhe yjet vështronin
ushtarët me pulla të zeza
mbi gjoks…

Hëna u oksidua
nga avujt e helmët
dhe nga frymëmarrja
e fundit e njerëzve…

Në themelet e tokës
mure thëngjijsh kockor,
mbi to rrotat e kohës
nxirrnin zërin e lodhur
të njerëzimit.

Ai kishte në sy
dashurinë e vdekjes
buzëqeshjen e kishte varr.
Dhe hëna e kishte parë,
ndaj pikon memorje…


Nëse klikoni reklamën, këta paguajnë 0,000001 $ ... Bukur ë? :-) -- Thanks!

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu