“Zemër, jam këtu, jam ngjitur me ty”

0
452
Ilir Muharremi - Ti

“Flinte dhe vetëm flinte. Arritëm në ambulancë. “Jam këtu me ty. Mund të nxitoni, ju lutem?!”, – iu thoja mantilbardhëve, të cilët përpiqeshin vërtet ta shpëtonin. Shtrati kishte ca rrota dhe po e shtonte shpejtësinë, disa nga mjekët ngelën mbrapa, unë qëndroja te koka e saj. Njëri nga mjekët më tha: “Duhet të qetësohesh dhe të na lejosh ta bëjmë punën tonë”. Procesi po ecte jo ashtu siç prita unë, pra shpejt, çdo gjë të ishte në vendin e vet. Unë doja të flisja më Marinë: “Zemër, jam këtu, jam ngjitur me ty, nuk kam për të lënë, të kam vetëm ty.”, – i thoja te veshi. E afruan te salla intenzive. Një burrë, që ishte afër me mantil të bardhë, filloi t’i përsëriste këto fjali: “Femër. 22 vjeçe…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.