ZEJNULLAH RRAHMANI, DOAJEN I LETËRSISË POSTMODERNE

0
813

Fatmir Halimi – “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë 2015

Milazim F. KADRIU

Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë u përurua libri, kritikë letrare “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”, të autorit Mr. Fatmir Halimi. Në këtë përurim për librin folën Asllan Qyqalla, Milazim Kadriu dhe Merita Jonuzi si dhe u lexua një telegram përshëndetës letrar të dërguar që e kishte dërguar nga Parisi, Musa Jupolli.

Ndonëse për letërsinë moderne është shkruar nga kritik letrar edhe më herët, ndërsa më pak për atë që sot po quhet letërsi post moderne.
Nocioni “postmodernizëm” në shikim të parë sjell një huti ndoshta për faktin që përmban parafjalën “post”. Postmodernizmi e identifikon vetën me diçka që nuk është më modern, por përtej kësaj. Në këtë kontekst shtrohet çështja se cili është kuptimi i parafjalës “post”: si rezultat, rrjedhojë, mbaslindje, zhvillim, mohim apo hedhje poshtë e modernizmit.
Postmodernizmi është përdorë si një ndërthurje dhe përzierje e disa apo të gjitha këtyre kuptimeve. Postmodernizmi është në njëfarë forme huti e kuptimeve që del nga këto dy enigma:
– si qëndresë dhe errësimi i kuptimit të modernes dhe
– si një njohje tërësore e modernes e cila është tejkaluar nga një epokë e re.
Pra, për të gjitha këto pyetje që parashtrova përgjigjejet i gjejmë në veprën e Halimit, sidomos te pjesa; – Modernia dhe postmodernia. Në këtë pjesë na jep shembuj konkret të kritikeve te letërsisë botërore si te Skot Lach, të Liotar dhe sidomos të Peter Zima, të cilët u morën me problemet e postmodernes në letërsi.

Halimi në librin e tij “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit” sjell një analizë bindëse për veprat e shkrimtarit tonë të madh Zejnullah Rrahmanit, për të cilat ai thotë se i takojnë postmodernizmit ngase e tejkalojnë atë që deri tani konsiderohej si letërsi moderne. Pra shkojnë përtej kufijve të letërsisë moderne dhe pikërisht për këtë autori shton se janë vepra postmoderne. Ndonëse ndarja e letërsisë nuk ka ndonjë kufi se deri ku është letërsi moderne dhe prej ku fillon ajo postmoderne, Halimi në mënyrë të argumentuar në analizat e tij shkruan me fakte se krijimtaria letrare e Rrahmanit i takon letërsisë postmoderne.

Kështu Halimi analizon krijimtarinë letrare të Rrahmanit të shkruar për katër dekada dhe si thotë ai pati rastin që të ketë të gjitha veprat e Rrahmanit duke filluar nga romani i parë , “Zanoret e humbura”, botuar më 1974 e deri te vepra letrare me tregime, “Tregimet e Ballovcit”, botuar më 2008, krijimtari kjo e cila tërësisht është e shkruar në prozë. Ndonëse Rrahmani shkruan vetëm prozë, Halimi edhe kritikën letrare për veprat e Rrahmanit e ka titulluar “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”.

Këtë libër kritik për veprën e Zejnullah Rrahmanit, autori Halimi e ka ndarë në katër kapituj : Zanoret e humbura, Udhëtimi i një pikë – uji, E bukura e Dheut dhe Sheshi i unazës. Gjatë analizës së prozës së Rrahmanit dhe duke pasur parasysh kategoritë stilistike, që shkrimtarët postmodern i shfrytëzojnë për ndërtimin e veprave të tyre Halimi ka analizuar intertekstualitetin, citatin, lajmin, shënimin, metatekstualitetin, paratekstin dhe tekstin, shkallën e shkrimit, determinizmin e miksimit të teksteve, oralitin në tekst, fragm-entaritetin, dokumentaritetin, antikitetin, paralelizmin tematik dhe rrëfimin e shkapërderdhur, me të cilat si thotë Halimi, shkrimtarin Zejnullah Rrahmanin e bëjnë doajen të letërsisë postmoderne.
Autori Halimi në shqyrtimin teorik të diskursit letrar mbi “Postmo-derniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”, thotë se romanet e Rrahmanit vijnë si perlë në letërsinë tonë, të cilat na lënë pa frymë-marrje nga kureshtja se ç’do të ngjet në faqet pasuese të tyre. Rrëfimi i ngjarjeve e po ashtu edhe për nga ndërtimi dhe realizimi si tekste janë romane postmoderne, që me sukses autori i shfrytëzon të gjitha elementet dhe kategoritë stilistike postmoderne.
Me këtë studim “Postmoderniteti në prozën e Zejnullah Rrahmanit”, siç e thotë edhe vetë autori, u hap një dritare për studime dhe interpretime të mëtutjeshme në diskursin letrar nga kritikët tanë për prozën e Zejnullah Rrahmanit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here