Zaptimi i hapësirave publike në Shkodër

0
51

Vëzhgim

Reporteri i Dritare.info na bën të ditur një vëzhgim, një shqetësim qytetar, që as gazetarët lokalë të Shkodrës nuk e ngrenë si shqetësim publik, për zaptimin gradualisht të hapësirave publike në Pedonalen e qytetit, ose këmbësoren e Shkodrës…

Pse nuk reagon Voltana, por e lë qytetin kështu?

Metropoli i veriut, Shkodra, që kënaqen duke e përmendë gazetarët lokalë, nuk e ka asnjë semafor në rrugë. Dhe Predonales së përbashkët, që u shtrua me rrasa guri, kanë filluar tani t’i dalin pronarët… Lokalet në Pedonale, me dëshirën për të zaptuar gjithçka, shpikën një metodë të re të zaptimit të hapësirave publike…

Si fillim ata gjetën një dërrasë që i qëndron ujit dhe me një skelet metali shtruan hapësirat para lokaleve të tyre në mes të Pedonales. Pastaj vendosën aty tavolinat e karriget… Me kalimin e kohës i rrethuan këto ambiente, tani disa edhe i kanë mbuluar, e kështu krijuan ambiente në hapësirën publike nganjëherë edhe më të mëdha se sa vetë lokalet e tyre…

Por kryetarja e Bashkisë, Voltana, nuk kam parë të shqetësohet nga kjo gjendje…

Dikush merr lekë nga kjo shkelje e shëmtuar…

Lokalet fitojnë, kuptohet, fiton edhe kryetrarja që mbyll sytë, ose ndonjë nga zyrtarët afër saj… Por këto shkelje e zaptojnë hapësirën publike, sikur ia zënë frymën qytetit demokrat, u krijojnë njerëzve shqetësime…, ka gjithçka masën e vet, jo klastrofobi.

Shkodra ka patur ndërtime, por nëse ajo është shëmtuar këto 27 vjet, është shëmtuar edhe nga ndërtimet pa leje, bashkimet mes pallateve, zaptimet e trotuareve, si dhe ambienteve publike, lulishteve etj. Edhe pedonalja, në disa raste boll e ngushtë është, por tashmë i shtohen edhe këto pengesa e zaptime…

Bashkia duhet të vërë dorë mbi këto abuzime të pronës sonë të përbashkët, që e shëmtojnë qytetin dhe e ulin cilësinë e jetës në qytet. Nuk e di, a do të mumndet ta ngrejë këtë problem për diskutim edhe prefekti i ri i Shkodrës?

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here