Xhamia me e madhe në Ballkan në vendin më të varfër të Evropës!

7
14184

Nga Gani Mehmetaj

Turqia ua futi thikë pas shpine shqiptarëve, i ktheu në mesjetë, i mbërtheu me narkozën e besimit të verbër islamik, i paralizoi si gjarpri bretkosën. Në misionin e shkombëtarizimit e debilizimit e ndihmuan komisarët (oficerët e zbulimit) nga Arabia Saudite, Irani e Egjipti, e ndihmuan edhe shtetarët tonë të korruptuar e të kriminalizuar. Për dhjetë vjet Azia e Afrika veriore u derdhen në territoret shqiptare më shumë se për pesëqind vjet sundimi të Perandorisë Otomane.

Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan, që do të bëhet në Prishtinë, është shpërblim për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës që rekrutoi shqiptarë fatkeq për luftën në Siri përmes Turqisë.

Gjaku i shqiptarëve në Siri e Irak do të materializohet në xhaminë e dhjetëra shitoreve, ndërsa kreun e BIK-ut i bëri njerëzit më të pasur në shtet, tagrambledhësit e haraçit në gjak. Xhamia do të ndërtohet në pjesën më urbane e ambientin më të arsimuar të Prishtinës. Qytetarinë shqiptare perëndimore që është pjesa dërmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbërthej tmerri nga plani i qeverisë për ndërtimin e xhamisë. Ata prisnin që t’ua ndërtonin një sallë koncertesh pikërisht në vendin ku e caktoi qeveria lokacionin e xhamisë. Fondet e BE-së ishin të gatshme për këtë qëllim, por zyrtarët tonë nuk mund të zhvatnin nga BE-ja, ndërsa fondet islamike ua kishin mbushur xhepat me para. Për tmerr- Lagjja Elitare do të shndërrohet në mëhallë orientale.

Në vend të fabrikave e teatrove, shteti ndërton xhami!

A ia kishim nevojën xhamisë më të madhe në Ballkan? Xhami kemi me tepri, të reja e të vjetra, më shumë se i tërë Gadishulli Ilirik së bashku. Fabrika kemi më së paku në Evropë, ose nuk kemi fare.

Xhamia e Namazgjasë, projekt 30 milion Euro, financohet nga Erdogan, ndërtohet në Tiranë!

Investimet e huaja ikin nga vendi ku ndërtohen xhami. Turqia investoi në abrika e ekonomi në shtetin serb, ndërsa në Kosovë vetëm në xhami. Shqiptarët i ktheu në mesjetë, serbët i ndihmon të përparojnë.

Janë edhe tri xhami në Prishtinë, të cilat në emër të kinse rinovimit TIKA turke, e lidhur me terrorizmin islamik, i rindërtoi nga themelet, i zgjeroi, ua dyfishoi hapësirën, i vuri në funksion në vend se ti konservonte, ashtu si nënshkroi kontratën me Ministrin e Kulturës. TIKA turke e okupoi rrugën e asfaltuar shqiptare, që lidhte një pjesë të lagjes afër Muzeut të Kosovës me pjesën tjetër, duke e futur në oborr të xhamisë rrugën e asfaltit. Ajo e zuri edhe trotuarin.

Xhamia e Madhe e Prishtinës, financohet nga Erdogan, ndërtohet në Prishtinë!

Njerëzit s’dinë nga të shkojnë: të ecin në rrugë më rrezik t’i shkel makina, apo të hipin mbi murin e xhamisë që ua mori trotuarin? Nuk i pyeti TIKA që u bë shtet mbi shtet urbanistët, nuk ia vari shtetit, kur e rrëmbyen trotuarin, nuk e morën lejen e komunitetin kur ua morën rrugën e asfaltuar, nuk e përfillën Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve, kur i prishën xhamitë e vjetra deri në themel e rindërtuan të reja me beton. Xhamia e Madhe (me emër të sulltanit më gjakatar në historinë e shqiptarëve) e ndërtuar nga islamikët e dyshimtë, nuk e përfilli Gjimnazin më të famshëm në Kosovë me mijëra nxënës, që ua ndërprenë mësimin çdo ditë nga altoparlantët ulëritës.

Xhamia e Madhe prapë me fondet e dyshimta u rindërtua mbi themelet e Katedrales Katolike Shqiptare, ku u varros Pjetër Bogdani, shqiptari më i famshëm pas Skënderbeu. Nuk ia vunë as një pllakë përkujtimore në ballë të murit të xhamisë, ku do të shkruante: Këtu u varros Imzot Pjetër Bogdani, prijësi ushtarak e shpirtëror i arbërorëve që luftoi kundër hordhive turke deri në vdekje.

Xhamia më madhe në Ballkan, ndërtohet për muslimanët në Serbi!

Dhe sikur nuk mjaftoi ky terror, tash dolën me projektin e xhamisë në qendrën më urbane të kryeqytetit për ta bërë lagje të Kandaharit a Pehshevarit, ashtu si e bënë qytetin e vjetër. S’na mbeti asnjë lagje për të qenë, të gjitha i bënë mëhalle turke.

Xhami më e madhe në Ballkan do të ndërtohet me fondet e dyshimta islamike, sikurse të gjitha xhamit në Kosovë, sepse sikur t’u lihej vullnetit e parave të besimtarëve shqiptarë, asnjë xhami nuk do të ndërtohej në Kosovë e në Shqipëri. Ato fonde që i ndërtuan xhamitë, e blenë kreun e shtetit e të partive politike, korruptuan zyrtarët e të gjitha niveleve, rekrutuan njerëz në polici e në ushtri, futen para në gazeta, portale e televizione. Kur kundërshtonin banorët shqiptarë, ua ndërsenin eksponentët e Shërbimit të Fshehtë (i)legal, i cili në dhjetëvjetëshin e fundit e bëri punën e djallit, duke u ndihmuar turqve e arabëve në islamizimin e shqiptarëve e shpërfytyrimin e tyre. Sidomos punë djalli bënë në Drenicë, ku myslimanizmi nuk zuri rrënjë në kohën e Perandorisë otomane sa i mbërtheu me presionin e SHIK-ut, të emisarëve arab e turq.

Çmendina shqiptare po na kthen në mesjetën anadollake

Asnjë xhami në Prishtinë e në Kosovë nuk u ndërtua pa zhvatje e pa korruptimin e qarqeve zyrtare e grupeve jo formale. Ky ishte haraçi në ndërtim, ndërsa xhamitë e nxorën nga haraçi në gjak. Të gjithë e dinin (pos shërbimeve tona (jo) inteligjente) se në Kosovë e në Shqipëri shumica e xhamive u bënë qendra rekrutimi për ushtarët e ISSIS-it. Xhamit u bënë kazerma, minaret raketa për armikun e islamit, sipas parimit të ideologut Gokan, kurse hoxhallarët shqipfolës kapter turko-arab. Rrënimet e varreve katolike e protestante, thyerjet e varreve të bektashinjve, përdhosja e varreve të myslimanëve tradicional, fyerje publike e personaliteteve historike etj, janë vepra të hoxhallarëve të djallëzuar. Për rrënime varresh e fyerje personalitetesh sikur shteti të mos ishte i korruptuar deri në palcë do t’i fuste në burg keqbërësit, do tua mbyllnin xhamitë e portalet. Në vend të dënimit hoxhallarët që nxisin urrejtje fetare e kombëtare u japin hapësirë në TV publike e private, në gazeta e portale.

Hoxhën më mjeran e më antishqiptar që rekrutoi xhihadistë e nxiti urrejtje fetare, mediet tona e bënë yll.
Asnjë hoxhë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri kur bëhej luftë në Kosovë nuk bëri kushtrim kundër Serbisë. Asnjëherë nuk e thanë në predikimet e tyre se, të luftosh okupatorin e të bësh luftë atdhetare është luftë e shenjtë, ndërkaq, kur financohen nga organizatat terroriste islamike, mbajnë ligjërata për luftën e shenjtë islamike, për shpëtimin e Sirisë nga Amerika etj. Hapeni vetëm faqen islamike të Shkodrës e do të shihni se si predikohet lufta kundër krishterimit e Evropës Perëndimore. Predikimet e hoxhallarëve aziatikë kundër shqiptarëve janë për tmerr: çdo fjali e tyre është nxitje e urrejtjes kombëtare e fetare, çdo ligjëratë e tyre është kushtrim për luftë kundër “kaurit”, ndërsa kauri, sipas tyre është shqiptari katolik, shqiptari protestant, shqiptari ortodoks apo shqiptari laik. Amerika, sipas tyre është krye armiku.

Hoxhallarët kërkojnë luftë civile, sipas modelit arab. Nuk punuan me kot mbi dhjetë vjet instruktorët arab e turq: ata e përgatitën terrenin për destabilizim të territoreve shqiptare, sipas modelit të shteteve arabe. Kaçanikun, Termopilet shqiptare, ku trimat vriteshin për të mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit kundër Turqisë, sot për turp islamikët e Ankarasë e bënë simbol të shëmtisë antishqiptare.

Sikur të mos e mbështesnim islamin e terrorit, sot nuk do ta kishim problemin e frikës nga terrori që po na kthehet bumerang nga Siria. Të rinjtë që i nisëm të vrisnin “të pafe” më parë i mbushëm me urrejtje, i bëmë bomba të kurdisura, i ndërsyem kundër atyre që mendojnë ndryshe. Prandaj ruhemi nga ta, sepse i shitëm në Siri, prandaj i ruajmë kishat katolike e protestante, i ruajmë sheshet e institucionet publike. Shtetarët tanë na morën në qafë.

Të gjithë e dimë se nuk ia patëm nevojën, nuk ia kemi as takatin xhamisë më të madhe. Kur nuk mund të mburremi me fabrikat më të mëdha në Ballkan, kur nuk mund të lavdërohemi me shtetin më të pasur në rajon, sepse jemi shteti më i varfër i Evropës, si nuk kanë turp kreu i BIK-u e kreu i shtetit që duan ta lejojnë ndërtimit e një luks të tillë për popullatën që po ia mbathë në Perëndim duke ikur nga xhamitë. Shqiptarët parajsën po e kërkojnë në vendin e kishave e kumbonarëve, sepse ua morën shpirtin xhamitë e minaret.

Derisa bota e qytetëruar po e lufton ideologjinë islamike, zyrtarët në Shqipëri e në Kosovë po e mbështesin. Zyrtarët e çmendur vetëm me ndërtime xhamie merren edhe në Tiranë. Shtetarët e korruptuar nuk ia qajnë hallin sallave të teatrit që nuk e kanë asnjë për be, as sallave koncertesh që u mungojnë, por angazhohen për ndërtimin e xhamisë më 200 vend parkime! Nuk e tha kryebashkiaku i Tiranës: 200 vend parkime janë për deve (gamilet) e beduinëve, që do ta ndërtojnë xhaminë, apo për makina të hoxhallarëve?

Shënim: pushtimi në paqe nga ideologjia jo-produktive nacionale arabe! AÇ

7 KOMENTE

  1. Nuk kam asgje me kishat e xhamite, por me dhimbsen ne shpirt kur shoh shkolla, qe nuk kane as dyer as dritare, dhe ku eshte kthyer koha e Lulit te vocerr te Migjenit te madh!

  2. Z. Gani Mehmetaj, nese ti je ateist (apo komunist) ky fakt nuk te jep te drejten qe te perbuzesh ndjenjat ideologjike apo fetare te njerezve, pavaresisht cilit besim apo ideologji i takojne. Ka, mjerisht, shume e shume dukuri negative ne trojet tona me te cilat ia vlen te merremi te gjithe dhe secili ne menyren e vet te kontribuoje ne menjanimin e tyre, por asesi te kapemi pas dallimeve (sidomos te perkatesise fetare) sepse jemi shembull per tolerancen fetare ne rajon e me gjere. Andaj shkrimi yt me shume i ngjan nje tendence te perçarjes ne mes shqiptareve. Jo fort moti e kam lexuar nje thenje te nje “intelektuali” serb, i cili e porosit Sherbimin Sekret Serb: “Paguajeni nje shqiptar mysliman qe ta vrase nje te krishter ose anasjelltas, kjo eshte menyra me e lehte per destabilizimin e Shqiperise”. Une i konsideroj vellezer te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Uroj qe edhe ti te kesh te njejtin rrespekt !

    Shënim: Të njëjtin respekt për shqiptarët ka edhe Ganiu, sipas mendimit tim, por ai i do shqiptarët pa këto mbetje osmane e pa këtë orientim të gabuar oriental, që po na largon nga Evropa. Ty mund të duket se islami nuk e ka fajin, ashtu i duket edhe Obamës e deri edhe Edi Ramës, por nuk dini me i dhanë përgjigje faktit, pse shqiptareët në Ballkan janë populli më i prapambetur dhe më i paorganizuar? Sepse islamni nuk është fe kombëtare, e ju shërben interesave turko-arabe, prandaj, edhe kur një popull punon për të tjerët, për turko-arabët pa pagesë, ky popull nuk mund ta ndërtojë vendin e vet, prandaj. /AÇ

    • Si duket edhe ti edhe Ganiu i doni shqiptaret, po… per cilet shqiptare e keni fjalen nuk po mund ta kuptoj (mbase ndonje te pa fe), sepse perkatesia fetare nuk e percakton kulturen e individit, por sjellja e tij ndaj shoqerise. Mua personalisht nuk do te me pengonte ndertimi i nje kishe kudoqofte ne trojet tona, e sidomos nuk do te thoja se ky popull po punuaka per serbo-greko-ruset. Fundja, nese sipas jush feja na u paska imponuar nga nje fuqi e huaj, sot ate nuk ta imponon askush, zgjidh çfare te duash por mos te te pengoje ajo çfare kane zgjedhur te tjeret.

      Shënim: Po tani nëse ti do i dije punët më mirë, nuk do i kishe këto mendime. Sipas statistikave, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë shqiptasre është fetare në atë masë sa shkon në kishë e xhami, shumica ose nuk besojnë ose janë fetarë sa për të thënë. E dyta, sipas Frojdit, dashuria e përcakton një njeri se çfarë është. Ty nuk të pengon feja, se ti nuk e di se çfarë i bën feja njreriut, por ataqë e dinë, e kanë ndarë fenë nga shteti (Perëndimi), sepse feja e pengon zhvillimin, e sidomos islami, që imponon edhe mënyrën e jetesës, e si me fjetë edhe me gruan në krevat. Kështu që sipas Frojdit, nëse shqiptarët duan islamin, duan themelesin e fesë islame, Mohamedin, duan tuakun e arabin, e atajanë për rrjedhojë turko-arabë. Shikoje vetë sjelljen e përditshme shqiptyare, a ngjajn¨re mëshumë me evropianët, gjermanët, tazëmë, apo me turko-arabët? Pse?

      Se ndjenja e brendshme e shqiptarëve, nga pushtimi turk, islamizimi e përzierja e racës është turqelike-arabe, jo evropiane. Po të jesh evropian ti do të vinte turp t’i nënshtrohesh fesë primitive të një analfabeti, por ngaqë je i infektuar me virusin islamik, nuk të bën përshtypje shëmtimi i saj. Atëherë sipas mendimit tënd, cilën rrugë duhet të ndjekin shqiptarët? Rrugën muhamedane të dështimit, konflikteve e shëmtimit si deri tani, që na ka lënë popullin e vendin më të prapambetur në Evropë, apo rrugën evropiane? E nëse ti bie dakord me mua e Ganiun etj., që duhet të ndjekim rrugën Evropiane, atëherë ne po të themi pra se me islamin e me turkun e Muhamedin, nuk je duke zgjedhur Evropën, por Lindjen beduine arabe… Tani ti prapë mund të vazhdosh argumentet e tua të pafundme, por faktet tregojnë se ku ka islam, ka nekrofili, ka injoranvë ka probleme, konflikte e prapambetje. Nëse një numër shumëzohet me zero rezultati del zero. Se e di, mund të thuash, ka 1.6 miliardë muslimanë, etj. etj. Por janë 1.6 miliardë zero, që japin rezultatin zero. Ka shumë më tepër se kaq për sqarim, kuptohet, por po e lë me kaq… /AÇ

  3. Pyetja duket si e ndertuar mire dhe logjike, por nuk me thua meqene se Turqia eshte vend me magjorance islame eshte nje popull i mbrapambetur dhe injorant, atehere perse te kemi frike nga ne popull injorant dhe nga nje fe jo e organizuar ashtu siç thoni ju, nese ne shqiptaret vertetë kerkojme rrenjet, une dua te kthem ne 12 perendite e olimpit sepse edhe krishterimi per Gadishullin Ilirik ishte nje sajese Romake…

    Shënim: Më mirë që shoqëriatë shqiptare orientohet drejt punës e zhvillimit, dijes e shkollimit, se sa drejt fetarizimit e zotave të rremë… Në këtë kontekst, ne jemi më të prapambeturit ndër kombet e Evropës, e më të paorganizuarit, për shkak se islami nuk është fe kombëtare, është fe që i shërben turko-arabëve… /AÇ

  4. Duke lexuar shkrimin tuaj z. AÇ verejta se paskeni bere nje zbulim epokal (“islami nuk eshte fe kombetare”). Jam shume kurreshtar te di se CILA NA QENKA AJO FE KOMBETARE kudo ne bote !? Per aq sa di une feja dhe kombi jane dy nocione te ndryshme. Por, nese dijme t’i vleresojme ashtu si e meritojne, ato nuk sakrifikohen per asnje çmim apo interes te turkut, arabit, serbit, grekut, rusit apo kujdoçofte tjeter!

    Shënim: Nuk kam bërë zbulim epokal, është fare e thjeshtë: Kisha ortodokse serbe i shërben kombit serb, apo jo? Po ashtu edhe ajo greke – madje edhe Janullatos grek në Shqipëri, i shërben grekëve, jo kombit shqiptar e besimtarëve shqiptarë. Kurse kreu i fesë islame në Kosovë i shërben turkut o shoku, a nuk e ke parë që xhaminë në Prishtinë e ka emëruar Sllobodamn Millosheviq turk, dmth. Sulltan Murat? Kush ishte Sulltan Murati për ne? Pushtues i pamëshirshmësh si Millosheviqi. Por ju e pranoni, se ia keni falë shpirtin turkut e gojën e keni të mbushur plot patriotizëm. Krerët e islamit në Kosovë e në Tirtanë, ndonëse i shërbejnë komunitetit musliman përkatës, bythën e kanë në Turqi e në Arabi, jo në Shqipëri e jo në shërbim të kombit shqiptar. Prandaj, një popull që i shërben gjithë ditën turkut e arabit, nuk pritet se o ndërton shtëpimë e tij, pasi është shërbëtor i nënshtruar i të tjerëve. Në Bakjranin e fundit, që u mbajt në Shkodër, myftiu i Shkodrës, Sytari, që na shurdhon nga 5 herë në ditë me gomerët e tij arabë me altoparlante, u tha besimntarëve që kishin bllokuar rrugën: “Merrni nga një Kur’an në dorë dhe nisuni për në vendlimdjen e Kur’anit!” Ku hamamin është vendlindja e Kur’anit? Në Evropë diku? Jo. Në Mekë e Medinë, në Arabi është. E ku është e keqja këtu? – thua ti. Nuk ka asnjë të keqe, por ti nisesh nga Prishtina për në Tiranë e përfundn në Beograd. A nuk të duket se je duke e humbur rrugën në oborr, apo nuk po e kupton?! Po tallin bythën me ne, e ne jemi bërë lolo e të tjerëve. Pra, ky është orientimi fetar, islamik, që merr shoqëria jonë, nënshtrim kundrejt All’ahut, që nuk duket, e kundrejt Muhamedit arab, që ka vdekë. Realisht është nënshtrim ndaj turko-arabëve dhe orientim i gabuar drejt racave të ulëta të mesme turko-arabve. E pse duhet një racë e lartë si e jona, të vazhdojë t’i nënshtrohet racave të ulëta e të mesme? Se nuk ka dije, është injorante dhe e paaftë ta drejtojë veten në jetë, dhe i duhen veglat e Muhos, që t’i trefojnë se si duhet të jetojë, se ndryshe nuk di. E kjo po shihet edhe në bashkëbisedim me ty, sa i lidhur e emocional je me një ideologji vrastare – rrenë arabe. AÇ

  5. Qenke bere per te te ardhur keq more zoteri. Kam menduar se me shkuarjen Enver Hoxhes ka perfunduar edhe ideologjia ateisto-komuniste, por qenkam gabuar. Ti thjesht je nje person qe vuan nga fobia fetare. Derisa njeher thua se shumica dermuese e shqiptareve nuk jane popull fetar, ateher perse kaq pluhur e zhurme per nje pakice te paperfillshme ??? Rishikojeni edhe njehere tekstin tuaj (perplot me gabime drejtshkrimore) Arsyeja: ose niveli yt arsimor eshte i paket, ose te ka mbuluar urrejtja ndaj fese (pa dallim) andaj edhe i ben keto gabime. Dhe, per fund, kthehu pak ne histori dhe aty do t’i gjesh emrat e nje morie klerikesh myslimane e te krishtere qe ishin nder kontribuesit me te medhenj per pavaresine e Shqiperise. Mbase, nga verberimi qe te paska kapluar as ata nuk i sheh !!! Krejtesisht ne fund, nuk shoh ndonje arsye te polemizoj me teper me ty ne kete teme sepse ti qendron shume larg realitetit ndersa une nuk kam kohe te merrem me demagogjite tuaja. Te uroj sherim sa me te shpejte!

    Shënim: Çfarë është feja, a e di ti? Iluzion, prirje drejt irracionales jo-produktive. Me e ditë, nuk e mbron. Komunizmi shqiptar dhe Enver Hoxha po shihet qartë se ka bërë në histori, shtetin shqiptar më funksional. Kthehu prapa në histori e shiko, kur kemi patur një shtet shqiptar më të organizuar se në kohën e Enverit? Më 1990 njerëzit kishin më moral se sot, edhe pse nuk kishin bukë! OK ideologjia ishte e gabuar, dhe dështoi ekonomikisht, por shumë gjëra i bëri më mirë dhe u përpoq që popullin shqiptar, të shembur nga fetë, pushtimet e ideologjitë vrastare e nekrofile, ta ngrinte, e ngriti sa mundi, dhe populli i shembur prapë ra, se është i pjerdhur, i mykur në mendje si ti. Që bënë si byrthë e zgjuar, e nuk di nga lidhet gomnari. Pse nuk pyet kur nuk di? Por shet pordhë? Kush ta kangenë?

    Feja islame more i verbër, është fe e krijuar nga një analfabet, ajo është fe vrastare dhe nekrtofile. Kudo ku ka islam, ke pseudofilozofi si këto të tuat, irracionalitet e dalje nga realiteti, ke konflikte, luftëra e prapambetje, se kultivohet injoranca e frenohet zhvillimi. Nëse vendet ish-komuniste sot janë anëtare të BE-së, Shqipëria nuk është, sepse nuk e lë islami. Se zihet Saliu e Rama me njëri tjetrin e nuk synojnë të mirën e përbashkët, nuk synojnë qëllimin, por dukjes, synojnë si turku ta vjedhin këtë vend e të mos e bëjnë – se zihemi unë e ti këtu, kush është më i zgjuar, e del ti më i zgjuar sipas rragdakes tënde, se mbron turkun, arabin e islamin. E unë që mbroj arsyen racionale, shqiptarinë, shkollimin e dijen, humbas terren, se vjen injoranti, më ulë në nivelin e tij, e më mbyt me argumente.

    Një njeri kur është i paditur si ti, nuk arrin ta kuptojë se doktrina fetare i manipulon pavetëdijen dhe bën që ai të kundërshojë çdo zhvillim pozitiv në shoqëri. Problemi më i madh i joni si shoqëri shqiptare është se dalin disa kokrrosha sikur ti, që kujtojnë se janë të zgjuar e i dinë punët dhe përfundojnë të vetë-poshtëruar e të nënshtruar pavetëduijes së tyre të madhe, fesë së analfabetit. E atëherë unë them: të rroftë zgjuarsia. Ke bythë ti, të na japësh edhe mend. Shko lexo ndonjë libër si “Tortemi e tabuja”, apo “E ardhmja e një iluzioni” të Frojdit, për të kuptuar sa i paditur je. E nëse nuk ke kapacitet për ta kuptuar Frojdin, lexo librin “Psikologjia e racave dhe turmave” të Gustave Le Bon.

    Aty e kupton, se ashtu si po lodhemn unë kot me ty, me të dhënë kuptueshmëri e ti nuk kap, se je kallup turko-arab, ashtu thotë edhe Le bon, kot lodheni me vendet islame, ato nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe ta imitojnë Perëndimn… Edhe ne si shoqëri shqiptare me mentalitet turko-islamik, nuk jemi në gjendje ta kuptojmë e ta imitojmë Perëndimin, prandaj shfaqim pakuptueshmëri e kundërshti. Kështu që më fal për gjuhën e ashpër që përdora këtu, por se si m’u duk vetja i fyer, që harxhoj kohë me ty, që nuk ke mend, as nuk do të mësosh, por kërkon edhe të japësh mend. Mëso një herë, pastaj fol. Ke plofuqishmërinëe mendimit si çdo njeri primitiv, por ja ta jep përgjigjen Frojdi e Gustave Le Bon:

    “Tek njeriu primitiv, mendimi është ende i seksualizuar në një shkallë të lartë, dhe këtej rrjedh edhe besimi në plofuqishmërinë e mendimeve, bindja e patundur në mundësinë për të sunduar mbi botën, dhe moskuptimi i fakteve lehtësisht të konstatueshme, të cilat i tregojnë njeriut pozitën e tij në botë!” – sqaron Frojdi

    “Pushteti i pavetëdijes së atyre që besojnë është aq i madh, saqë ata ende nuk mund ta kuptojnë iluzionin që i skllavëron!” – Gustave Le Bon
    /AÇ

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here