Vllehët voskopojarë dhe Katedralja Orthodokse e Vjenës

0
3826

Nga Pjetër Logoreci

Në mes të dhjetra objekteve të klasit të parë, që hyjnë në hartën e bukurive tërheqëse të Vjenës është dhe Katedralja Orthodokse e Trinisë Shenjte. Shumë pak njerëz e dijnë që, sponsorizuesi dhe inisiatori për rindërtimin dhe zbukurimi i këtij objekti të rëndësishëm të besimit orthodoks është biznesmeni miliarder Baroni Gjergj Sina dhe (pas vdekjes së tij) i biri Baroni Simon Sina, të ardhur në Vjenë nga Voskopoja e bukur.

Dinastia e famëshme e baronëve vlleh Sina, të cilët iken nga tokat shqiptare që ndodheshin nën zotërimin osman, kishte një aktivitet të gjërë dhe pasuri të pakufi, të cilat përvec tregëtisë, i investoi në ndërtimin e infrastrukturës së Austrisë, duke ndërtuar linja të reja hekurudhash nga Hungaria deri në Trieste, si dhe në ndërtim objektesh, duke zbukuruar në vecanti pamjen e qytetit të Vjenës me ndërtimin e një sërë godinash socialkulturore, që sot janë me famë.

Për të zbatuar projektet e tij në infrastrukturën hekurudhore të monarkisë të Habsburgeve, Gjergj Sina, aktivizoj inxhinierin më në zë të kohës Karl Ghegën, ndërsa për realizimin e planeve në ndërtim, solli nga Athina arkitektin me famë botërore Theophil von Hansen.

Theophil Hansen, i lindur në Kopenhagë në qeshor të vjetit 1813, mbas mësimeve që mori në Vjenë nga mjeshtri Karl Schinkel, u shperngul në Athinë për të studiuar stilin grek të ndertimeve. Si punim i parë, gjatë periudhës 8 vjecare të qëndrimit të tij në Athinë, njihet Observatori i yjeve , por më pas pat dhe objekte të tjera të rëndësishme publike. Aty Hansen ra në kontakt me manjatin voskopojar, Baronin Gjergj Sina, i cili i mahnitur nga stili grek i ndërtimeve të Hansenit, e solli atë në Vjenë dhe e ngarkoj me ndërtimin e një sërë objektesh që ai financonte, ndër to edhe rindërtimin e kishës orthodokse të Trinisë Shenjte në Vjenë. Historia e rindërtimit të kishës madhështore fillon në vítin 1856, kur arkitekti dhe ndërtuesi Hansen u kontraktua nga baroni Sina për ta rindërtuar kishën egzistuese, që kishte permasa të vogla.

Deri atëherë kisha, që vjenezët e quanin “kisha greke”, ishte objekt kulti për shërbesat fetare të grupeve të besimtarëve Wllehë dhe Grekë, të ikur nga trojet e pushtuara nga perandoria osmane, të cilët ishin orthodoks të ritit grek. Bashkësia e këtyre etnive që njihej zyrtarisht qysh në vitin 1781 dhe qe krijuar me lejen e Kaiserit Jozefi II-të, në vitin 1787 ndërtoj për nevojat e sajë një kishë të vogël, po në vendin ku sot ndodhet katedralja. Ky objekt i vogël i kultit ishte vepër e ndërtuesit vjenez Peter Mollner. Kisha u ndërtua në qëndër të Vjenës, në bashkinë e parë me adresen Fleischmarkt 13, në vendin ku më parë gjindej pallati i familjes aristokrate të Kontave Stockhammërsche. Me dekret të Kaiserit Franc i II-të, u dha leja që të ndërtohej një kambanare ku të vendosej një sahat dhe këmbanat si dhe u lëjua rënia e tyre në oraret e caktuara me ligj.

Më vonë, në maj të vitit 1804, nga qeveria, u lejua hapja e një shkolle greke e cila u vëndos po në të njëjtën godinë me kishën dhe me hapsirat për banesat e klerikëve ortodoks të komunitetit, duke u përmbledhur kështu në famullinë e Trinisë Shenjte.
Me rritjen e numrit të besimtarëve u ndje nevoja e një hapsire më të madhe dhe në vitin 1856, këshilli i kishës vendosi që të rikostruktojë kishën. Me mbështetjen financiare të Baronit Sina, arkitekti Teophil Hansen u ngarkua për realizimin e rindërtimit të objektit, por me përmasat e një katedraleje. Punimet ndërtuese për Katedralen zgjatën rreth dy vite dhe me 21 dhjetor 1858 u bë bekimi i saj. Arkitektura e pjesës kryesore është ndërtuar sipas stilit karakteristik barock të shumë faltoreve austriake, gjë që nuk ishte e zakonëshme për Hansen-in.

Pozicioni i ndërtesës së vjetër, që kishte një fasadë të pjerrët dhe të ngushtë, si dhe ligji për ndërtimin e detyrueshëm të kishave sipas ritit katolik, i nxorën shumë vështirësi arkitektit Hansen, i cili i pat “duert e lidhura” për të realizuar idetë e tija. Megjithatë, Hansen u mundua që ambientet e mbrendëshme ti realizonte në stilin bizantin, gjë që shihet menjëherë në hapsirat e hyrjes. Fasaden e realizoj me tulla të kuqe dhe të verdha, ndërsa dyert, dritaret dhe kolonat në gur të bute (Sandstein). Kornizat dhe ornamentet e mrekullueshme janë nga material toni të pjekur, të praruara në ar, të realizuara nga fabrika e njohur Brausewetter.

Për zbukurimet e mbrendëshme dhe pikturat murale, Baroni Sina angazhoj piktorët më në zë të kohës Carl Rahl dhe Ludwig Thiersch, të cilët stolisën kishen sipas shijes dhe tematikes fetare të zgjedhur nga vetë Baroni Sina. Në pikturat murale të pjesës së hyrjes, punuan piktorët Bitterlich dhe Eisenmenger, që ishin nxënësit e Rahl-it.

Duke kërkuar nëpër arkivat austriake dokumente mbi Dinastine Sina dhe ndërtimin e katedrales, arrita të gjej një dosje e cila përmbante dokumentacion shkresor dhe skica origjinale të bëra nga vetë Hansen, për objektin e katedrales. Sipas një përshkrimi që gjindej në këtë dosje të bërë nga vetë arkitekti Theophil Hansen, shkruhet që shpenzimet kapen shumën 70 000 Gulde.
Duhet përmendur që, për të kryer varrimet e orthodoksve vlleh dhe grek të Vjenës, në vitin 1837, u ble një truall në vorrezën Sankt Marxer, që akoma sot njihet me emrin “sektori i varrezave të bashkësisë së ortodoksve grekë”.

Që nga viti 1963, kisha e Trinisë Shenjte në Vjene, mori statusin e Katedrales së Metropolisë së Ortodoksve të ritit grek dhe përvec zyrave të metropolisë dhe shkollës, u krijua dhe biblioteka e bashkësisë. Pas projektit të ndërtimit të Katedrales, arkitekti Theophil Hansen, realizoj disa projekte të tjera ndërtimore, që sot janë pikante në Vjenë, të cilat u financuan nga vllehët voskopojar të familjes Sina dhe Dumba. Mund të përmendim këtu ndërtesën e parlamentit austriak (1883), ndërtesën e Shoqatës së Muzikantëve ku gjindet dhe Salla e Artë (shumë e njohur si salla e koncertit simfonik të vitit të ri) që u hap në 1870-tën.

Vjenë, me 15.6.2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here