VJEDHJA ME BLERJEN E ENERGJISË NGA PRODHUESIT VENDAS, HAJNI E LEGALIZUAR

0
316

BletaShqiptare.com, 29 tetor 2016

Korporata Eleketroenergjetike Shqiptare (KESh), humbi rreth 50 milionë euro vitin e kaluar nga detyrimi për të blerë energjisë e prodhuar nga hidrocentralet private. Shifrën e ka bërë publike Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLD) në një raport të fundit auditimi. Kjo është provë e hajnisë së pafre të klaneve të parisë, që jo vetëm japin me koncesion pasurinë kombëtare, por e japin me çmim të kripur të detyrueshëm. Kjo praktikë është përdorur nga të gjitha palët, sa herë që kanë qenë në pushtet.

Më konkretisht, për vitin e kaluar KESH ka blerë energjinë nga HEC-et private me çmimin 7.63 lekë për kilovat orë, ndërkohë që e ka shitur atë tek Operatori i shpërndarjes me vetëm 3 lekë për kilovat orë. Në rastin e hidrocentralit të Ashtës, diferenca ka qenë edhe më e madhe, pasi KESH ia ka blerë energjinë këtij hidrocentrali me 8.22 lekë për kilovat orë dhe ia ka shitur OSHEE-së me 3 lekë për kilovat orë.

Sipas KLSH, vitin e kaluar KESH është detyruar të blejë mbi 1.3 miliardë kilovat orë energji elektrike nga prodhuesit privat, dhe nga ky transaksion, pra blerja e kësaj energjie me çmim të lartë dhe shitja tek OSHEE me çmim më të ulët, korporata ka humbur rreth 50 milionë euro.

Truku është se kjo është legalizuar në mënyrë, që askush të mos mund të dënohet dhe paratë e humbura konsiderohen një humbje e pashmangshme, pasi si çmimi i blerjes nga privatët ashtu dhe ai i shitjes tek OSHEE janë të fiksuar me ligj. Pra rrjedhimisht KESH ka qenë e detyruar ta blejë energjinë me humbje. Një truk që do ta kishte zili edhe iluzionisti David Koperfild.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here