Vihet në punë HEC-i i Banjës

0
336

Dita, 22 shtator 2016

Këtë të premte, kompania norvegjeze Statkraft përuron nisjen e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralin e Banjës në lumin Devoll, teksa HEC-i ka nisur prodhimin në testim prej ditësh.

Banja është hidrocentrali i parë që është kompletuar ne kaskadën e Devollit në respektim të Marrëveshjes së Koncesionit, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009 për ndërtimin e 3 HEC-eve.

Sipas kësaj marrëveshje, Statkraft do ta shesë energjinë në tregun e lirë me çmime të parregulluara.

Ndërtimi i HEC Banja ka filluar në qershor të vitit 2013. Statkraft bën me dije se më shumë se 2000 punëtorë kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj vepre.

Kapaciteti i instaluar i HEC Banja është 73 MW, duke ndikuar në rreth 5 për qind në shtimin e prodhimit vendas të energjisë. Diga ka një lartësi prej 80 metër dhe rezervuari me një volum total prej 391 miliardë litra ujë, të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej 14 km 2.

Në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit, e nënshkruar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë edhe 2 hidrocentrale të tjera në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në juglindje të Shqipërisë.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i këtij projekti do të jetë përafërsisht 280 MW, kur të gjitha HEC-et të përfundojë më 2019.

Ky projekt përbën një pikë referimi të rëndësishme, tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik shqiptar dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

Devoll Hydropower, pasi të përfundojë tërësisht investimin, do të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 17%. /MONITOR

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here