Vetëvrasja e dibranit

0
288

Dionis Xhafa

Duke marrë shkas nga një ngjarje e rëndë
– vetëvrasja e një adolishenti në një fshat të Dibrës.

Një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar
U vetëvra, në errësirën e natës,
Ashtu pa thënë asnjë fjalë
Në kulmin e moshës, ai u vetëvar.

Asnjë fjalë nuk e tha,
Familjarëve asgjë s’iu tha
Nuk ua ankua për problemet
Por shkoi dhe u var në litar!

As letër ai nuk la,
Adoleshenti ia këputi vetes jetën në mes
E askush nuk e mori gjë vesh
Kreu vetëvrasje nga depresioni e mërzia.

Akush ndoshta s’ka pyetur
Për të riun dibran
E s’e ka pyetur askush,
Si i shkonte jeta, dashuria.

Ai zgjodhi të ikë nga kjo botë
Duke mos thënë asgjë
Duke lënë gjithçka mister
Si nata e shurdhër memece.

Të gjitha trazimet e moshës,
Hallet, problemet, lëndimet,
Nuk i ndau me të tjerë,
Por i mori në varr me vete.

A bën më që të rrimë të fshehur
Të fshehim brengat që kemi?
Duke fshehur problemet tona
Duke e bërë këtë, jetë e mot?

E, nëse s’mundesh të shprehësh ndjenat tua
Totalisht e plotësisht siç i ke,
Kur të ndalohet edhe kaq gjë,
Hiqet dorë dhe nga kjo botë!

Andaj duhet lumturi, gëzim e shend
Të vërtetën dhe ndjenat mos t’i fshehësh,
Të thuash çdo gjë që e ndjen
Harresë, pandesë, trishtim e marrëzi.

Vetëm kështu do të ndihesh i plotë
Brenga më s’do të mbash, do të çlirohesh,
Bota s’do t’ia dish se ç’thotë
E në litar, s’do të shkosh prej mërzisë!

D.Xh

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here