VETEM TROPOJA E DEKRIMINALIZUAR

0
1102

BESNIK DUSHA E MIMOZA HAJDARMATAJ – KRENARIA E MALËSISË SË MIRË.

EDI RAMA, PESHKATARI I GJARPERINJVE

nga Agron Prebibaj (Gazeta Arberia Online)

Menjëherë pas hapjes së proçesit të dekriminalizimit, me plotë të drejtë secili qytetar interesohet për të zgjedhurin e vet, kryetar bashkie apo deputetë, ndërsa elita e shëndoshë pret të marrë përgjegjësitë nëse ka patur papërgjegjshmeri në përzgjedhje. Realisht turpi e ka mbuluar Shqipërinë tonë të dashur me këta të zgjedhur nga e majta. Përzgjedhja që bëri Edi Rama, kryesisht në Veriun e Shqipërisë, me individ të pa integritet e rekorde kriminale ishte dashakeqe me qëllim njollosjen e veriut me këtë përfaqësim të nivelit më të ulët, për të drejtuar gishtin ndaj plehrave të veriut të përzgjedhur nga vetë ai.

Por tendenca e tij anti-veriore, nuk i shpëtoi edhe përzgjedhjes së plehrave nga jugu, madje pushtat e tij shumë më të rrezikshëm sesa këta viktimat nga veriu. Harroi ky kryeministri ynë i rrezikshëm, se veriu në afro 600 vite ka luftuar, qëndruar, shkruar, lexuar e apeluar për kombin e cila nis me heroin kombëtar Gj. Kastriotin e pasuar me Buzukun, Bogdanin, Bardhin, Kuvendin e Arbrit(1700), P. Vasen, Gurakuqin, Fishtën, Nënë Terezen e për ta mbyllur me burrin e shtetit në politikë Prof. Dr. Sali Berisha, etj.

Edhe Rama, thotë jam nip e stërnip në disa qëndra të veriut, madje skandali arrin kur thotë jam katolik, ç’farë do të thotë se vetëm këtij “katoliku“ të fundit nuk mund ti japësh besim ose më mirë-“u shofshin katolikët me Ramen në gjirin e tyre“.
J. Krishti peshkoi, peshkatarët për të peshkuar njerëzinë në rrugën e drejtë, ndërsa Rama peshkoi gjarpërinjë me helmin e tij, duke prodhuar dele të zeza në veri, por më të helmuara delet e jugut.

Nuk po zgjatem me Ramen por po ngjitëm në Malësinë time të mirë, në Tropojën tonë të dashur, pasi edhe ne që nuk banojmë atje, normalisht jemi të detyruar të ngrejmë zërin në të mirë e në të keq, të jemi krenar apo edhe kokëulur nëse vjen.

Sigurisht se edhe Tropoja, ka kaluar momente të vështira e me pasoja mjaft të hidhura, por gjithëçka ishte e fabrikuar nga makineria shtetërore e së majtës, pasi këta qytetarë ishin të padëmshëm e patjeter duhej thyer vitaliteti e intelegjinca e tyre. U arritë disi qellimi nga korbi komunist i quajtur PS, por asnjëherë nuk pati përulje nga qytetaria Tropojane, megjithëse pati kosto njerëzore.

Gjithsesi Tropoja qëndroi, madje mjaft e fortë, vitale, inteligjente duke shfytëzuar të gjitha potencialet intelektuale të cilat janë mjaft të pasura e të vyera jo vetëm për treven por edhe për kombin.

Sot vetëm Tropoja është e Dekriminalizuar, vetëm të zgjedhurit e saj janë të pa inkriminuar e me integritet të plotë jo vetëm në Tropojë por kudo zyrtarët Tropojanë rezultojnë të pastër përballë publikut.

Kryebashkiaku i Tropojës z. Besnik Dushaj më i zgjedhuri 7 apo 8 herë, pinjolli i një familje të shkëlqyer klerike, tashmë nderon jo veten e familjen e tij, por tashmë krenohemi të gjithë me potencën e tij intelektuale, me punën, përkushtimin e profesionalizmin e qytetarit të parë, sikurse duhet të jetë referencë për klasën politike shqiptare. Z. Dushaj i pagabuari deri më sot është nderë dhe krenari për Malësinë e Mirë (Tropojën), edhe pse aty ku punohet mund të gabohet.

Ndërsa deputetja Znj. Mimoza Hajdarmataj, krenaria e zonjës e zonjushës Tropojane, afron në jetën parlamentare oponencën e opozitarizmin më të shëndoshë, në kohën e momentin e duhur. Znj. Hajdarmataj, është përfaqësuesja më korrekte e ndjenjave shoqërore e humane përballë krizës sociale që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare. Jo vetëm Intelektuale por tashmë një politikane në shinat e duhura për të ardhmen e shoqërisë shqiptare, ajo është motra dhe vajza e njerëzve që shikojnë nga dielli.
Tropoja e Dekriminalizuar, papritëshmëria e Ramës por suksesi vjen nga përzgjedhja dhe individi i shëndoshë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here