VETËM E VËRTETA JETON

0
16

Agim Desku

Të vërtetën sa mundohen ta mbajnë të fshehur përandoritë
Heshtja e saj më flet me gjuhën e pastër të jetës së bukur
Kurrë mos qofsha në lekurën e gjarpërit që vret ëndrrën
Dhembjet në vend së t῾ia shërojnë, sa i shtohen dita-ditës.

Të vërtetës i flasin yjet e mbrëmjes edhe atëherë kur ikte drita
Dritë e Diellit u bë vetë jeta në përqfim të fluturave kopshtit tim
Janë me mijëra lule ku aromë i dhurojnë njeriut të lumtur kudo që ndodhet
Në tokë a det nuk është me rëndësi fytyra e tij nëse ngjanë me Ozonin.

Nuk ta fshehu sepse fytyrës sime i flasin lotët e dhembjes, herë të buzëqeshjes
E di sa herë e thot jeta kur mundohem ta kaloj udhëkryqin vërbërisht i zhdukur
Kanë ndërruar vendin nga shpirti i plasur në varg të krisur më rri e vërteta
Në portë të ferrit do ta mbroj nga stuhitë e bajlozëve që dikur ishin njerëz të mirë.

E vërteta aq shumë dhemb sa i shëmb me dhjetëra përandori më mizore
Edhe atëherë kur vdkjen e do për ta thënë të vërtetën e hidhur
Asnjë ferr nuk ka fuqi ta mbaj përbrenda katër mureve të Apokalipsit
Nëse e mbytni, prapë jeton me plagët e kujtimeve të gjalla titanikiane.

Fal e vërteta ime së mbanë një shpirt të gjall që ngjanë me yjet
Ngjyrat e ylberit i do ,por me të bukurën e ka për shpirt lule vjollcën
Asaj që tër jetën i thuri këngë dhe hymne t῾i shërohet buzëqeshja
Jo asaj që vret, por asaj që dritën e Diellit e ndanë me njeriun e tokës.

E vërteta tërë jetën është kënga ime dhe fjala që mua më shëron
Asnjërën kohë nuk e lendon, asnjërin shpirt nuk e vret me asnjë plumb
Jeton gjashtmbëdhjet shekuj para lindjes së Krishtit në shpirtin e Tanagres
Kur bota u kriju mbi krhahët e shqipeve duke fluturue drejt perëndive të gjalla.

13 Prill 2017 @DESKU

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

SHKRUAJ NJË KOMENT