VDEKJA NYJE… – elegji nga Gjon Neçaj

0
440

Gjon Neçaj

VDEKJA NYJE…

(Elidones, 25-vjeçares, që sot i dhamë lamtumirën e fundit)

Sot në varrin e ftohtë u dremit një arkivol,
Sot në varret e shprishura varrosëm një njeri,
Sot në fillimpranverë lumë loti na rrëshqiti faqeve,
Sot asnjë zog pranvere nuk cicëroi majë pemëve të lulëzuara,
Sot shume njerëz, shumë nëna me zemra të dërrmuara,
përdridheshin rrugës për në Begaj…
Sot, në mesditën e 5 marsit Elidona 25 vjeçare,
U shtri në tokën e ftohtë me ëndërrën e përjetshme,
Në nyjen e vdekjes së pazgjidhur në dhimbje e vaj,
Nesër, o njerëz reflektoni se lotët e derdhur sot, me 5 mars,
Do na mbytin në pellgun e thellë të gjithëve, pa shkak, pastaj…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here